Qeverisjes lokale te Ulqinit i duhet reformë e thellë, ulqinakët nuk i besojne disa institucioneve

July 5, 2017   | Shoqëria / Društvo

Me mbajtjen e tryezës së rrumbullakët të martën formalisht përfundoi realizimi i projektit „Ulqini kundër korrupsionit“, të cilin nga mesi i janarit e implementoi OJQ „Ul info“.

„Jemi të kënaqur sepse është realizuar çdo gjë e planifikuar me projekt“, tha koordinatori i projektit Mustafa Canka, gjersa nga Qendra për arsimim qytetarë, e cila ishte bartëse e projektit në nivel shtetëror, kanë thënë se u arrit edhe më shumë seç është planifikuar.

Sepse, në këtë periudhë është bërë anketa për perceptimin e korrupsionit, është hartuar Studimi për implementimin e Planit të veprimit për luftë kundër korrupsionit, pastaj klipi për antikorrupsion, u realizua emisioni në TV Vijesti për këtë tematikë, u dërguan Komunës rreth 160 kërkesa për qasje të lirë të informacionit, u ndanë 500 fletushka, u publikuan dhjeta artikuj për këtë fenomen…

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës për arsimim qytetarë Daliborka Ulareviq tha se është shumë e rëndësishme që Ulqini të luftojë korrupsionin në mënyrë që ky qytet të mund të jetojë në kapacitetet e tija të plota, që ishte edhe qëndrimi i panelistit në këtë tubim, drejtuesit të MOGUL-it Xhemal Peroviq.

Sipas fjalëve të nënkryetares së Komunës Hadixha Gjoni, administrata lokale me përgjigje në rreth 90 % të kërkesave të dërguara ka treguar të hapurin e saj për bashkëpunim me sektorin civil. Ajo theksoi se është shumë me rëndësi që për korrupsion të flitet hapur në mënyrë që kjo sëmundje e rrezikshme të zvogëlohet sa më shumë dhe të eliminohet.

Në këtë tubim i cili u mbajt në hotelin „Mediteran“, morën pjesë mbi 20 përfaqësues të pushtetit lokal, Gjykatës themelore, partive politike dhe sektorit civil.

Projektin „Ulqini kundër korrupsionit“ e financoi Bashkimi europian.

MOSBESIMI 54%

Më shumë se gjysma e qytetarëve të Ulqinit (54%) dinë për ndonjë rast të korrupsionit në këtë komunë, tregojë hulumtimi të cilin e kanë bërë organizatat joqeveritare „Ul info“ dhe MOGUL.

Por, anketa po ashtu ka treguar që çdo i treti qytetar është i gatshëm të lajmërojë korrupsionin, ndërsa gjatë vitit të fundit këtë gjë e ka bërë çdo i 20-ti i anketuar.

Kur qytetarët i pyesni „cilët janë arsyet për moslajmërimin e korrupsionit“ pjesa më e madhe thotë – mungesa e besimit. Madje 55,2 për qind besojnë se institucionet shtetërore nuk do të reagojnë në bazë të lajmërimit, ndërsa 14,9 % nuk beson se lajmërimi do të mbetet anonim.

Pra, mbi 70 për qind e të anketuarve ka pak besim që institucionet e pushtetit do të reagojnë në mënyrë të duhur ndaj lajmrërimit të tyre eventual të disa punëve korruptive.

Pikërisht korrupsioni është një nga problemet më të mëdha dhe, me siguri, shkaku kryesor i mosbesimit të qytetarëve në organet dhe intitucionet shtetërore dhe lokale.

Dhe kështu krijohet rrethi vicioz. Mospesimi i përgjithshëm, kultura e mosbesimit e cila shndërrohet në zhgënjim dhe apati.

Boshi i moçëm tha se „është më mirë të humbasësh paratë se mosbesimin“.

Rezultatet e kësaj anketë janë „alarm i kuq“ vendimmarrësve, institucioneve dhe organeve të pushtetit që me më shumë vendosmëri të hyjnë në luftë kundër korrupsionit si sëmundje e cila në mënyrë të rrezikshme shkatërron shoqërinë, ekonominë dhe jetën në përgjithësi.

Vetëm në atë mënyrë mund të kthejnë besimin e humbur.

(Qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë këndvështrimet dhe mendimet e BE-së dhe të pjesëmarrësve në projekt.)