U mbajt pikniku i komunitetit shqiptar në New York – Foto

July 5, 2017   | Bota, Lajmet / Vijesti

Me rastin e Festës së 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, të Dielën ( me 2 Korrik 2017 ) në FDR State Park, në Yorktown Hights të New York-ut u mbajt Pikniku i përbashkët i rradhës i organizuar nga Anëtari i Asamblesë së New York-ut , z. Mark Gjonaj , në bashkëpunim me shoqatat dhe organizatat e komunitetit shqiptar të NY me rrethinë.
Pikniku u hap me këndimin e himnit amerikan dhe shqiptar dhe pasoj me fjalimin e shkurtë përshëndetës i z. Mark Gjonaj i cili i uroj të gjithë të pranishmve 4 Korrikun- Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve dhe falenderoj të gjithë pjesëmarrësit si dhe ata të cilët me punën e tyre vullnetare e bën të mundshëm realizimin dhe mbarëvajtjen e Piknikut.
Pjesa e programit kulturo-artistik filloj me sfilatën e kostumeve kombëtare ku vajzat dhe djemt e rinj demonstruan veshjet e bukura kombëtare nga të gjitha trojet shqiptare. Kurse këngët, vallet e larmishme dhe folklori i pasur shqiptar u interpretuan nga disa shoqëri kolturore-artistike dhe ansamble që veprojnë në komunitetin shqiptar të New York-ut me rrethinë, për me muzikën e të cilëve u përkujdes, DJ Fati. Vlen të përmendet se shoqërit kultorore-artistike të komunitetit shqiptar tashmë janë bërë sinonim i jetës kultorore dhe artistike të kësaj pjese të diasporës dhe është një kënaqësi  e veçantë kur vërehen se pjesë e tyre janë edhe fëmijët e moshave më të vogla të cilët me aq zell, entuziazëm dhe krenari këndojnë këngët dhe kërcejnë vallet e bukura shqipe.  Në Piknikun e komunitetit shqiptar u paraqit me disa këngë edhe këngëtari i mirënjohur Gëzim Nika.
Gjithashtu, ashtu si çdo herë më parë edhe në këte Piknik u organizuan gara në sporte të ndryshëm si në futboll, volejboll, tërheqjen e litarit etj. me ç’rast fituesit u shpërblyen me medale.

E Diela e 2 Korrikut ishtë një ditë aq a bukur me diell e cila ndikoj që me qindra bashkatdhetarë  të mblidhen dhe të kalojnë pak kohë së bashku, në një atmosferë vëllazërore, duke u argëtuar me këngë e  muzikë shqiptare . Pjesëmarrësit e Piknikut u furnizuan me ushqime tradicionale të cilët ishin donacion nga sponzorët .

Tashmë është dëshmuar se  organizimi i evenimenteve të tilla siç është pikniku, kanë një rëndësi të veçantë në rend të parë në kutivimin dhe përforcimin e marrëdhënieve dhe ndërlidhjeve në mes pjesëtarëve të komunitetit,pa asnjë lloj dallimi, mbajtjen e kompaktsisë dhe unitetit të komunitetit tonë dhe së dyti, bartja apo trashigimia e vlerave të traditës dhe identitetit tonë kombëtar tek brezat e rinj në diasporë.

Xheladin Zeneli