Cungu: Prodhuesit vendorë, të rrezikuar nga importi

July 6, 2017   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Prodhuesit në komunën e Ulqinit do të kenë përherë përkrahjen e strukturave komunale

Importi i produkteve të njëjta nga vendet e tjera, mungesa e energjisë dhe mos mbështetja nga Qeveria e Malit të Zi, janë disa nga sfidat me të cilat përballën prodhuesit vendor nga Ulqini.

Kryetari   i Komunës Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e  tij  pritën në një takim  prodhuesit  agrarë, të cilët shprehën shqetësimin e  tyre  për  prodhimet  e  ndryshme  që  hyjnë në treg  ilegalisht , duke i bërë atyre konkurencë  dhe duke nënvlerësuar  prodhimet vendase.

Kryetari  Cungu shprehu  gadishmërinë e tij   dhe paralajmëroi ndërmarjen e të gjitha masave të nevojshme , dhe  angazhimin e shërbimit të inspeksionit  me qëllim që  kjo dukuri të ndërpritet. Ai edhe me këtë rast vecoi se prodhuesit  tanë  dhe prodhimet e tyre  janë  primarë.  Për këtë  cështje  u fol edhe në  takimin e këshillit koordinues per  përcjelljen e sezonit turistik.

Përfaqësuesi  i Policisë kufitare  tha se  nuk bëhet fjalë për kalime  të mallrave  ilegale  nëpërmes  kufitare Sukubin-Muriqan .I njëjti paralajmëroi shtimin e masave për të penguar cdo formë  të kalimit të mallrave dhe produkteve  ilegale.  Në takimin  me  prodhuesit agrar   u ra dakort që  ata  të shesin prodhimet etyre  bujqësore  përgjatë rrugës së Shtojit.

YouTube Preview Image