Preleviq: Ky është trajneri i ri i FK – KF Otrant Olympic

July 6, 2017   | Sporti / Sport

Skuadra e FK – KF Otrant Olympic ka njoftuar për trajnerin e ri të skuadrës. Sot në mynyr zyrtare, klubi nga Ulqini ka emëruar trajnerin, Millovan Minja Preleviq i cili do ta drejtojë skuadrën, përcjellë klubi i skuadrës FK – KF Otrant Olympic.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Ulqinit u prezantua trajneri i ri i ekipit të parë z. Millovan Minja Preleviq. Është nder që ky person me nje dije dhe eksperiencë të jashtëzakonshme do jete pjese e klubit dhe në këtë mënyrë do të jape kontribut edhe në në fushën e blertë.

Ndërkohë është organizuar edhe thirja zyrtare në emër të klubit dhe u caktua fillimi zyrtar i përgaditjeve me 06.07.2017. në qendrën sportive “Causheviq”. Trajneri i deritanishëm, Xhemal Kapllanbegu do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit dhe do të kryejë funksionin e zv. trajnerit.