Karlsruhe, Merita Haxhibeti-Tafili nderohet me çmimin “Ludwig Lenz”

July 8, 2017   | Bota, Lajmet / Vijesti

Në kuadër të një manifestimi solemn, nga profesorë dhe përfaqësues të kompanive gjermane arkitektes së sukseshme nga Ulqini Merita Haxhibeti Tafili, e cila punon dhe vepron ne Karlsruhe të Gjermanisë,  iu dorëzua çmimi që mban emrin e inxhinierit të shquar gjerman Ludwig Lenz, raporton portali Lajm.me.

Ky çmim vjen si shpërblim për absolventen më të mirë të studimeve master në Universitetin e Karlsruhes, të cilat i perfundoi një vit më parë.

Merita ishte nxënëse e dalluar edhe gjatë shkollimit në Ulqin.

 

Diçka për Merita Haxhibeti-Tafili nga rrjeti social i Facebookut  të V&B studio design, thuhet se ka diplomuar ne fakultetin e ndertimtarise ne Karlsruhe te Gjermanise, si studentja me e mira qe vijne prej shteteve te huaja! Merita ka specijalizuar ne degen e Konstrukcionit dhe Gjeoteknikes! Momentalisht eshte duke ndjekur studimet postuniversitare ne te njejtin fakultet ne Karlsruhe!
Eshte kenaqesi e vecante qe kemi nje bashkpunim profesional te ngusht me Meriten, e cila ne projektet e V&B-së, ne sferen e konstrukcionit permbledh te gjithe dijen dhe eksperiencen e saj profesionale te arritur ne Gjermani! Merites i urojme cdo t mire ne jete dhe suksese te metejshme ne rrafshin profesional!, thuhet në faeqen e Facebookut të V&B studio design.