Vijesti: Premtimet e të Mirave Detare të parealizueshme në 2017

July 8, 2017   | Shtypi / Mediji

Mekanizmi për nxjerrjen e anijeve në breg në Plazh të vogël nuk u përfundua përkundër premtimeve që do të përfundohet në shtator të vitit të kaluar, shkruan “Vijesti”, raporton portali Ul.info.

Nga të Mirat detare si arsye kanë përmendur “problemet me dokumentacion” duke theksuar se “ditët e ardhshme do të iniciohet procesi dhe procedura e hartimit të dokumentacionit planifikues”!

Përkundër premtimeve as pista e vrapimit prej hotelit “Albatros” deri tek kepi i Gjeranave nuk u realizua. “Vijon procesi tenderik për përzgjedhjen e projektuesit dhe presim që së shpejti të nënshkruhet kontrata për përpilimin e këtij projekti”, thanë nga të Mirat detare.

“Vijesti” rikujton se nuk është pastruar as pista e këmbësorve në këtë pjesë të qytetit.