Hoteli Golden Inn, vendi ku xhirohen videoklipet e estradës shqiptare 2017

July 10, 2017   | Turizmi / Turizam


Hoteli Golden Inn sapo i ndërtuar ka fituar këto ditë statusin e vendit të preferuar për xhirimet e videoklipeve të estradës shqiptare 2017.
Ndonëse videoklipet e estradës janë shumë cilësore dhe performancat e tyre në klip janë vërtetë tërheqëse, kjo ndoshta edhe falë idesë së produksioneve. Një pjesë shumë e rëndësishme e videoklipit është edhe prapavija apo lokacioni i vendxhirimit.
Le ti hedhim një sy disa prej lokacioneve më të shpeshta kur artistët kanë realizuar klipet e tyre:

Hoteli Golden Inn është kthyer në ndër më të pëlqyerat, kjo pasi shumë nga Estrada jonë ka vendosur që të xhirojnë videoklipet e tyre pikërisht në këtë vend. Gold AG dhe Shemi (Ilirët)“Moj e mira e Ulqinit”, Kida “Pe du” janë videoklipet e xhiruara tek ky hotel. Ky hotel ka dhënë vërtetë pamje të bukura klipeve.

Gold AG dhe Shemi (Ilirët) – Moj e mira e Ulqinit

Më parë vendxhirimet më të preferuara ishin ato të Gold Ag dhe Shemit, ku për më pak se tre ditë kjo këngë ka grumbulluar mbi 500 mijë klikime në YouTube, ku  edhe zyrtarisht bëhet një super-hit.

Por, nëse vërejmë me vëmendje shohim se shumica e klipeve të sezonit veror 2017 kanë një të përbashkët.

E kjo e përbashkët mes tyre është lokacioni i xhirimet, pasi një pjesë e mirë e tyre kanë zgjedhur bregdetin e Ulqinit.

Telegrafi ju prezantoi para disa ditësh në vazhdim me disa prej klipeve verore të 2017-s, të cilat u realizuan në Ulqin.

YouTube Preview Image

Kida “Pe du” nga xhirimet e Ulqinit

Këngëtarja Kida ka përfunduar punën për projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Pe du”, i cili do të lansohet sot.

Ekipi i Telegrafit ka përcjell nga afër xhirimet e klipit të këngëtares në qytetin e Ulqinit, ndërsa ju prezantojmë me disa fotografi ekskluzive nga xhirimet në hotelin Golden Inn në Ulqin.

YouTube Preview Image

Ledri Vula dhe Young Zerka – Nona

Dyshja kanë zgjedhur të xhirojnë klipin e tyre përgjatë rrugës për në Ulqin, si dhe më pas një nga plazhet e këtij qyteti. Ndërkohë xhirimet përfundimtare i kanë kryer në zonën më luksoze të Ulqinit, në Dolcinium Kite Surf Club dhe në “Ada Bojana”, mbi lumin Buna.

YouTube Preview Image

Fisnikët dhe Hekuran Krasniqi – Kënga ime

“Kënga ime” titullohet bashkëpunimi i Hekuran Krasniqit me Fisnikët, të cilët në klipin e tyre na sollën gjithashtu atmosferën e Ulqinit. Xhirimet për këtë klip janë kryer në një pjesë te vendi i njohur “Pishat”, ndërsa pjesa tjetër në Plazhën e Madhe, transmeton Telegrafi.

YouTube Preview Image