Udhëtim nëpër Trojet Shqiptare/Katedralja Katolike e Tivarit, kisha më e madhe Katolike në gjithë Malin e Zi

July 10, 2017   | Reportazh / Reportaža

Tivari (malazisht i thërrasin: Bar), i njohur edhe si Tivari i Ri, është qytet bregdetar në jug të Malit të Zi, ose edhe pika e fundit e trevave shqiptare, përgjatë bregdetit Adriatik, në Mal të Zi dhe i përket administratës së Komunës së Tivarit. Në qytetin e Tivarit jetojnë 17,727 banorë, kjo sipas censusit të v. 2011. Komuna e Tivarit, e cila ka një sipërfaqe prej 598 km2, ka një popullsi prej 42,068 banorësh.

Jeta dhe prejardhja/Osman Bejtullah Kuka lindi në qytetin e Shkodrës dhe vdiq më 1862 në Vraninë Mal i Zi. Kombësia e tij dihet se është shqiptare. Simbas materialeve historike Familja e Kukajve ishte një familje e vjetër shqiptare me tradita patriotike. Këtë mbiemër e gjejmë – thotë studiuesi dr. Mikel Prenushi – në literaturën historike humaniste të shek. XVI si mbiemër të disa luftëtarëve të Skënderbeut. Prejardhjen e tyre të largët Kukajt e kishin nga rrethet e Pejës. Gjë e saktë për vitin e lindjes së Oso Kukës nuk dihet, por sipas përpjekjeve të disa studiuesve, më e pranueshme është viti 1820, në një familje qytetare, e cila banonte në qendër të Shkodrës (në vendin ku sot është gjimnazi “28 nëntori”). Fëmijërinë e kaloi në shtëpinë e ardhur (të re) ndërtuar te Çinari Hoxhë – Dheut (sot rruga “Oso Kuka”, nr.12). Sipas gojëdhënave e ndonjë shkrimi të gjetur, që në të ri linte të kuptonte se do bëhej trim, se xhixha (zjarr) i nxirrnin sytë. Kur pashai turk ankohet se nuk ka djem në Shqipëri që t‘ia dalin zot trojeve të veta, ai përgjigjet dhunshëm.

Se për din e për Iman

T‘baj që t‘kaj e zeza nanë!

Më tej Oso Kuka shton:

Pse në Shqypni ka djelm si Zana.

Qi për mbret e troje të veta

Nuk i dhimet gjaja jeta.

Gjithashtu, Tivari ka hyrë në pjesën e historisë shqiptare edhe me atë që partizanët sllavo – komunistë bënë me Masakrën e Tivarit. Pikërisht, në pranverën e vitit 1945, Tivari ishte vendi ku u masakruan rreth 1500-2000 shqiptarë në rastin e quajtur Masakra e Tivarit. Tivari daton qysh më 1863. Në gjuhën shqipe njihet si Tivar, ndërsa te sllavojugoret ashtu si kanë ndrruar pothuajse të gjitha emrat e qyteteve dhe vendbanimeve shqiptare me cirilike dh gjuhën e tyre i  thërrasin ose e quajn si Бар/Bar. Ndërsa, në gjuhën italiane njihet si Antivari apo Antibari; në gjuhën greke si Antivarion në latinisht si Antibarium. Emri i këtij qyteti është i lidhur me emrin e qytetit të Barit në Itali dhe përshkruan poziten gjeografike, përballë qytetit të Barit dhe në anën e përtejme të detit Adriatik.

Historia/Ekspedita të ndryshme të arkeologëve kanë vërtetuar se sipërfaqja e qytetit dhe rrethinës së tij kanë qenë të populluara që në parahistori. Materialet e gjetura tregojnë prezencën e Ilirëve. Mendohet se qyteti është ndërtuar mbi apo në afërsi të qytetit të lashtë të njohur si Antipargal në shekullin e VI. Emrin Antibarium (Përballë Barit në Itali) duket të jetë përmendur rreth shekullin X. Duket se shumë sundues të Dioklesë kanë përdorur këtë qytet si seli të tyre. Kështu sunduesi i parë i Dioklesë Mihali e ka konfirmuar kurorëzimin në këtë qytet sikurse më vonë Bodini. Nga 1166 deri më 1183 qyteti ishte nën zotërimin e bizantinëve nga të cilët Stefan Nemanja e kishte marrë dhe bashkangjitur së bashku me Zetën sundimit të tij në Rashkë. Nga relacioni i kryepeshkopit të Tivarit Guljelm Adam drejtuar Dukës së Burgonjës Filipit të VII Valua, 1332 (MONUMENTIS POUR L’HISTOIRE DES PROVINCE DE NAMUR, vëll. IV, f. 293-298. Origj. latinisht. Përkthyer nga frëngjishtja.) Argjipeshkvi i Tivarit Gulielm Adae shkruan ne 1332 një vepër në latinisht për mbretin e Francës Filipi VI dhe nuk harron të shkruaje këtë frazë lapidare: “Shqiptaret kanë një gjuhe krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinishtja, kanë alfabetin latin në të terë librat e tyre”. Nga viti 1443 deri 1571 qyteti administrohej kryesisht nga Venedikasit. Gjatë mesjetës ishte qendër e bregdeti jugorë dhe kishte një status qytet-shteti deri sa më 1571 bie nën sundimin otoman, Selim II, deri më 1878. Shkencëtari njohur italian Gjuliem Markoni vendosi lidhjen e parë telegrafike midis Tivarit dhe Antibarit më 30 gusht 1904 dhe më 1908 për herë të parë futet në përdorim linja hekurudhore cila e bënte këtë qytet ndër qytet e parët të lidhura me hekurudhë në Ballkan (1913). Tivari ishte po ashtu ndër qytetet e parë në Mal të Zi që filloi luftën kundër fashistëve (13 qershor 1941). Që nga lufta e dytë botërore e deri në ditët e sotshme qyteti është në përbërje të Republikës së Malit të Zi dhe është qendër komune.

Ekonomia – Demografia/Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2003, komuna e Tivarit ka pasur 40.037 banorë, të vendosur në 83 vendbanime. Përbërja nacionale: Malazezë 19.960 44,14 %; Serbë 11.218 24,81 %; Shqiptarë 5.450 12,05 %; Të padeklaruar 1.771 3,92 %; Pa të dhëna 1.906 4,21 %. Sipas rezultateve preliminare të regjistrimit të popullsisë së vititi 2011, komuna e Tivarit ka pasur 42368 banorë me 14211 ekonomi familjare dhe 33312. Komuna ka 83 fshatrat e saj (2003) 40.000 banorë, qyteti vetë 13.700 banorë. Në Bar, një kryepeshkop katolik ka vendin e tij në Regjistrimin e vitit 2003, pas nacionaliteteve shpreh: Malazezët jan 44% 24,81 % serbë 12,05 % shqiptarë 6,21 % sllav myslimanët 2,27 % boshnjakë 10,52 % të tjera. Mirëpo, kur viziton trevat shqiptare në Mal të Zi, natyrisht që gjëja e parë dhe më e rëndësishme për çdo vizitor, është Katedralja Katolike e Tivarit, një ndërtesë kjo me të vertet madhështore, ose si na tha Don Gabriel Grabanica administrator i Kishës Katolike në Braticë – Kullomzë, “Simbol i fesë sonë, dhe i ngjyrave tona kombëtare, kuq e zi e lyer nga jashtë e gjithë Kisha Katolike e Tivarit. Ajo është dhe kisha më e madhe Katolike në gjithë  Malin e Zi. E ndërtuar edhe me një kontribut të madh të fondeve, të shqiptarve të Amerikës të cilët për përfundimin e punës në katedralen Shën Pjetri në Tivar vitin e kaluar mblodhën 120 mijë dollar – duke çuar shumën e pergjithshme në kontributetet e tyre në 450 mijë dollar nga  donacionet e Kishes Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës – në New York. Ku gjithmonë për këto ndihma po shëndrrit  Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”, në Harsdale Neew York, nën udhëheqjen shpirtërore të bariut të saj të nderuar Dom Pjetër Popaj së bashku me Këshillin e Kishës dhe besimtarët e saj shumë fetarë dhe bujarë, të cilët kontribuan shumë për të mbledhur fonde, për ripërtëritjen dhe rinovimin e Kishës antike, duke ruajtur vlerat dhe identitetin e saj autokton. Në këtë ndihmë shumë domethënëse, ka qenë përfshirë me një përkushtim të përhershëm edhe Arqipeshkvi i ri i Tivarit dhe Primat i Serbisë Shkëlqësia e Tij Imzot Rrok Gjonlleshaj së bashku me Vikarin e Përgjithshëm apo Sekretarin dhe françeskanin e përkushtuar për Fe e Atdhe Pader Pashko Gojcaj O.F.M. Duke gjetur mbështetjen e madhe nga komuniteti shqiptaro- amerikanë, të cilët me bujari  dhuruan ato shuma të mëdha (420 mijë dollarë amerikan) për të bërë të mundur realizimin me sukses të projektit rinovues të Katedralës së Tivarit një nga më të vjetrat në Arqipeshkvinë Metropolitane në fjalë.

Gazeta 55