Debat i Ligjit për Simbolet Kombëtare në Mal të Zi – Lexo ligjin

July 12, 2017   | Lajmet / Vijesti

NJOFTIM – SHQYRTIMI PUBLIK I DRAFTIT TË LIGJIT PËR SIMBOLET KOMBËTARE

 

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave i bën thirrje opinjonit publik për pjesmarrje në tryezat që do të organizohen për shqyrtimin e draftit të Ligjit për Simbolet Kombëtare.

Organzimi i takimeve do të zhvillohen sipas këtij kalendari të publikuar nga Ministria:

17 korrik 2017 në Ulqin, në sallën e Kuvendit të Komunës, ora 11:00 ;

19 korrik 2017, në Tivat, në sallën e Kuvendit të Komunës , ora 11:00 ;

21 korrik 2017, në Rozhajë, në sallën Kuvendit të Komunës, ora 11:00 ;

27 korrik 2017, në Tuz, në sallën e Kuvendit të Komunës, ora 10:00 ;

28 korrik 2017, në Podgoricë, në sallën Plenare në ish-ndërtesën e Qeverisë, ora 10:00

Komentet dhe propozimet në draftin e Ligjit për simbolet kombëtare mund të dorëzohen në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në adresën: Rimski Trg 46, 81000 Podgoricë, në fax: 020/234-198 ose në e-mail adresën: leon.gjokaj@mmp.gov.me 

Diskutimi publik në draftin e Ligjit për simbolet kombëtare do të zgjasë nga data 10 korrik 2017 deri me 04 shtator 2017.

Draftin e Ligjit për Simbolet Kombëtare e gjeni duke klikuar në adresën:

Nacrt Zakona o simbolima na albanskom jeziku Projekt ligji i perdorimit te simboleve ne gj. shqipe 10.07.2017.

Ligji aktual në fuqi:

Zakon o upotrebi nacionalnih simbola

Për më shumë informata kërkoni në adresën:

www.mmp.gov.me

Javni poziv Nacrt Zakona o simbolima fin. 10.07.2017

 

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave 

Projekt

 

LIGJ

PËR ZGJEDHJEN, PËRDORIMIN DHE NGRITJEN PUBLIKE TË SIMBOLEVE KOMBËTARE

 

  • DISPOZITAT THEMELORE

Neni 1

Me këtë ligj rregullohet e drejta e zgjedhjes së lirë, e përdorimit dhe e ngritjes publike të simboleve kombëtare të pjesëtarëve të popujve pakicë dhe të bashkësive të tjera nacionale të pakicave në Mal të Zi.

Neni 2

Me simbole kombëtare përfaqësohen pjesëtarët e popujve pakicë dhe të bashkësive të tjera nacionale të pakicave, me të cilat shfaqin përkatësinë ndaj popullit pakicë dhe bashkësive të tjera nacionale të pakicave në Mal të Zi.

Neni 3

Simbole kombëtare konsiderohen simbolet të cilat pjesëtarët e popujve pakicë dhe të bashkësive të tjera nacionale të pakicave i përdorin për shprehjen e identitetit të vet kombëtar.

Neni 4

Shprehjet që në këtë ligj përdoren për personat fizik në gjininë mashkullore nënkuptojnë po të njëjtat shprehje në gjininë femërore.

II       ZGJEDHJA DHE PËRDORIMI I SIMBOLEVE KOMBËTARE

Neni 5 Simbole kombëtare janë stema, flamuri dhe himni.

Etalonin e simboleve kombëtare nga paragrafi 1 i këtij neni e përcakton me vendimin e vet këshilli kombëtar i pakicës apo i bashkësisë tjetër nacionale të pakicës ( në tekstin e mëtejmë : këshilli ), sipas mënyrës së përcaktuar me statutin e këshillit.

Vendimin mbi etalonin e stemës dhe etalonin e flamurit dhe regjistrimin melodiko-tonik të himnit e përcakton organi i administratës shtetërore me kompetencë për të drejtat e pakicave ( në tekstin e mëtejmë : Ministria ).

Origjinali i Stemës, origjinali i Flamurit dhe regjistrimi melodiko-tonik i Himnit ruhen te kryetari i Kuvendit të Malit të Zi.

Neni 6

Stema, flamuri dhe himni përdoren në formën dhe përmbajtjen që janë përcaktuar në përputhje me nenin 3 të këtij ligji.

Nuk lejohet që simbolet kombëtare me përmbajtjet e veta të fyejnë ndjenjat e të tjerëve.

Neni 7

Stema mund të përdoret :

  • në vulën e këshillit ;
  • në vulat e shoqatave dhe institucioneve arsimore, shkencore, kulturore dhe fetare që themelohen nga pjesëtarët e popullit pakicë apo të bashkësisë tjetër nacionale të pakicës ( në tekstin e mëtejmë : shoqatat dhe institucionet ) ;
  • në ambientet e këshillave dhe të shoqatave arsimore, kulturore dhe fetare si dhe në mbishkrimet e vendosura në ndërtesat në të cilat janë të vendosura këto shoqata ;
  • në aktet me të cilat shërbehen këshillat , shoqatat dhe isntitucionet ;
  • në kartat, diplomat dhe mirënjohjet që japin këshillat , shoqatat dhe insitucionet ;
  • në fletëlavdërimet, urimet, letërthirrjet dhe aktet e tjera të këshillave, të shoqatave dhe institucioneve ;
  • me rastin e tubimeve politike, shkencore, kulturore-artistike, sportive dhe tubimeve të tjera në regji private apo nën organizimin e këshillave, partive politike, organizatave joqeveritare, shoqatave, isntitucioneve apo individëve ;
  • në rastet e tjera që nuk janë në kundërshtim me ligjin .

Neni 8

Flamuri mund të ngritet :

  • në ndërtesat dhe në ambientet në të cilat janë vendosur këshillat, partitë politike, shoqatat dhe institucionet ;
  • me rastin e tubimeve politike, shkencore, kulturore-artistike, sportive dhe tubimeve të tjera në regji private apo nën organizimin e këshillave, partive politike, organizatave joqeveritare, shoqatave, isntitucioneve apo individëve ;
  • në raste të tjera të përcaktuara me

Në ditë zie, të cilat i cakton këshilli, në ndërtesat dhe në ambientet nga paragrafi 1, pika 1 e këtij neni, flamuri ngrihet në gjysmështizë.

Neni 9

Himni ekzekutohet : me interpretim, këndim apo me interpretim dhe këndim.

Në tekstin dhe melodinë e Himnit gjatë ekzekutimit nuk mund të bëhen kurrfarë ndryshimesh.

Himni ekzekutohet duke dhënë nderimin, ashtu që të gjithë të pranishmit ngrihen në këmbë, përshëndesin ose në ndonjë mënyrë tjetër e nderojnë himnin.

Himni nuk lejohet që të ekzekutohet në mënyrën dhe në rrethanat që fyejnë prestigjin dhe dinjitetin e Malit të Zi.

Neni 10

Himni mund të ekzekutohet :

  • në ambientet në të cilat janë vendosur këshillat, partitë politike, shoqatat dhe institucionet ;
  • me rastin e tubimeve politike, shkencore, kulturore-artistike, sportive dhe tubimeve të tjera në regji private apo nën organizimin e këshillave, partive politike, organizatave joqeveritare, shoqatave, isntitucioneve apo individëve ;
  • në raste të tjera të përcaktuara me

Neni 11 Simbolet kombëtare nuk mund të përdoren :

  • në ndërtesat dhe në ambientet e Kuvendit të Malit të Zi, me përjashtim të ambienteve të klubeve të deputetëve, të Presidentit të Malit të Zi, të Qeverisë së Malit të Zi, të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, të gjykatave, të Prokurorisë së

Shtetit, të Mbrojtësit të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, të Ushtrisë së Malit të Zi, të Universitetit të Malit të Zi, të Bankës Qendrore të Malit të Zi dhe të Institucionit Revizor të Shtetit ;

  • me rastin e takimeve ndërkombëtare, të tubimeve politike, shkencore, kulturore- artistike, sportive dhe tubimeve të tjera nën organizimin e organeve nga pika 1 e këtij neni, si dhe në tubime të tjera në të cilat përfaqësohet Mali i Zi ;
  • në raste të tjera të përcaktuara me

Neni 12

Në njesitë e vetëqeverisjes lokale apo në bashkësitë lokale në të cilat pjesëtarët e popullit pakicë apo të bashkësisë tjetër nacionale të pakicës përbëjnë shumicën e popullatës, në bazë të rezultateve të regjistrimit të fundit, në ndërtesat e organeve të vetëqeverisjes lokale, të bashkësive lokale dhe të institucioneve publike, pranë flamurit shtetëror ngrihet edhe flamuri i këtij populli pakicë apo i bashkësisë tjetër nacionale të pakicës.

E drejta nga paragrafi 1 i këtij neni nuk mund të shfrytëzohet në qoftë se në dy regjistrimet e njëpasnjëshme të fundit rezultatet e regjistrimit janë më të vogla se kjo përqindje.

Neni 13

Në njësitë e vetëqeverisjes lokale në të cilat pjesëtarët e popullit pakicë apo të bashkësisë tjetër nacionale të pakicës përbëjnë mbi 5 % të popullatës, në bazë të rezultateve të regjistrimit të fundit, në ditët e festave shtetërore dhe kombëtare të këtij populli pakicë apo të bashkësisë tjetër nacionale të pakicës, në ndërtesat e organit të vetëqeverisjes lokale ngritet flamuri i këtij populli pakicë apo i bashkësisë tjetër nacionale të pakicës.

Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, në bashkësitë lokale në të cilat pjesëtarët e popullit pakicë apo të bashkësisë tjetër nacionale të pakicës përbëjnë mbi 15 % të popullsisë, sipas rezultateve të regjistrimit të fundit, në ditët e festave shtetërore dhe kombëtare të këtij populli pakicë apo të bashkësisë tjetër nacionale të pakicës, në ndërtesat e bashkësive lokale dhe të organeve të vetëqeverisjes lokale ngrihet flamuri i këtij populli pakicë apo i bashkësisë tjetër nacionale të pakicës.

E drejta nga paragrafi 1 i këtij neni nuk mund të shfrytëzohet në qoftë se në dy regjistrimet e njëpasnjëshme të fundit rezultatet e regjistrimit janë më të vogla se ërqindja nga paragrafi 2 i këtij neni.

Neni 14

Festat kombëtare nga neni 13, paragrafët 1 dhe 2 të këtij ligji, i përcakton me vendimin e vet këshilli, sipas mënyrës dhe procedurës së përcaktuar me statutin e Këshillit.

Neni 15

Në njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe në bashkësitë lokale nga neni 12, paragrafi 1 dhe nga neni 13, paragrafët 1 dhe 2 të këtij ligji, në ambientet zyrtare të organeve të vetëqeverisjes lokale dhe të institucionit publik, si dhe në ambientet e destinuara për kurorëzime , përdorimi i simboleve kombëtare bëhet në përputhje me këtë ligj.

Mënyra e përdorimit dhe e ngritjes publike të simboleve këmbëtare nga paragrafi 1 i këtij neni përcaktohet me aktin e njësisë së vetëqeverisjes lokale.

Neni 16

Këshillat janë të detyruar që simbolet kombëtare t`ua dërgojnë të gjitha institucioneve të vetëqeverisjes lokale, institucioneve publike dhe bashkësive lokale të cilat kanë për detyrë që t`i ngrisin në përputhje me këtë ligj.

 

III         MBROTJA E SIMBOLEVE KOMBËTARE

 

Neni 17

Në simbolet kombëtare Stemën dhe Flamurin nuk lejohet të ndreqet, të shtohet apo të ndryshohet asgjë.

Përjashtimisht, me lejen paraprake të këshillit, simbolet kombëtare mund të përdoren si pjesë përbërëse të emblemës, përkatësisht të shenjave dalluese të shoqatave dhe institucioneve.

Neni 18

Ndalohet përdorimi i simboleve kombëtare në formën identike si shenjë dalluese e partisë politike, shoqërisë ekonomike, institucionit dhe personit tjetër juridik apo organizatës.

Simbolet kombëtare nuk mund të përdoren si damkë, mostër ose model i mallrave ose shërbimeve, apo si çfarëdo shenje tjetër dalluese për shënimin e mallrave ose shërbimeve.

Neni 19

Ndalohet përdorimi i simboleve kombëtare në qoftë se janë dëmtuar ose në qoftë se për shkak të pamjes janë të papërshtatshme për përdorim.

Simbolet kombëtare të dëmtuara apo të papërshtatshme për përdorim terhiqen nga përdorimi.

Neni 20

Flamuri ngritet, ulet, afishohet dhe hiqet, përkatësisht transferohet kundrejt nderimeve të zakonshme ( ngritja në këmbë, përshëndetja etj ).

Neni 21

Nuk lejohet vendosja e flamurit në mënyrë të tillë që të prekë tokën, as si shtrojë, perde dhe sende të ngjashme.

Neni 22

Në rastet kur simbolet kombëtare përdoren, respektivisht ngrihen përkrah simboleve shtetërore, simboli shtetëror zë vendin e nderit.

 

IV        MBIKËQYRJA

Neni 23

Mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji dhe të akteve normative që janë miratuar në bazë të këtij ligji e ushtron Ministria dhe organet kompetente të vetëqeverisjes lokale.

Mbikëqyrjen e inspektimit e ushtron organi kompetent i vetëqeverisjes lokale nëpërmjet inspektoratite komunal.

 

V      DISPOZITAT NDËSHKIMORE

Neni 24

Me gjobë prej 2.000 deri 20.000 euro do të dënohet për kundërvatje përsoni juridik, në qoftë se :

  1. përdor stemën dhe flamurin në formën dhe përmbajtjen që nuk janë përcaktuar në përputhje me nenin 5 të këtij ligji ;
  2. kryen çfarëdo ndryshimi në tekstin ose melodinë e Himnit ( neni 9, paragrafi 2 ) ;
  3. ekzekuton Himnin në mënyrën dhe në rrethanat që fyejnë prestigjin dhe dinjitetin e Malit të Zi ( neni 9, paragrafi 4 ) ;
  4. përdor simbolet kombëtare në ndërtesat dhe në ambientet e Kuvendit të Malit të Zi, me përjashtim të ambienteve të klubeve të deputetëve, të Presidentit të Malit të Zi, të Qeverisë së Malit të Zi, të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, të gjykatave, të Prokurorisë së Shtetit, të Mbrojtësit të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, të Ushtrisë së Malit të Zi, Universitetit të Malit të Zi, të Bankës Qendrore të Malit të Zi dhe të Insitucionit Revizor të Shtetit ( neni 11, paragrafi 1, pika 1 ) ;
  5. përdor simbolet kombëtare me rastin e takimeve ndërkombëtare, të tubimeve politike, shkencore, kulturore-artistike, sportive dhe tubimeve të tjera nën organizimin e organeve nga pika 1 e këtij neni, si dhe në tubime të tjera në të cilat përfaqësohet Mali i Zi ( neni 11, paragrafi 1, pika 2 ) ;
  6. në njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe në bashkësitë lokale në të cilat pjesëtarët e popullit pakicë apo të bashkësisë tjetër nacionale të pakicës përbëjnë shumicën e popullatës, në bazë të rezultateve të regjistrimit të fundit, në ndërtesat e organeve të vetëqeverisjes lokale, të bashkësive lokale dhe të institucioneve publike, pranë flamurit shtetëror nuk ngrihet edhe flamuri i këtij populli pakicë apo i bashkësisë tjetër nacionale të pakicës ( neni 13, paragrafi 1 ) ;
  7. në njësitë e vetëqeverisjes lokale në të cilat pjesëtarët e popullit pakicë apo të bashkësisë tjetër nacionale të pakicës përbëjnë mbi 15 % të popullatës, në bazë të rezultateve të regjistrimit të fundit, në ditët e festave shtetërore dhe kombëtare të këtij populli pakicë apo të bashkësisë tjetër nacionale të pakicës, në ndërtesat e organit të vetëqeverisjes lokale nuk ngritet flamuri i këtij populli pakicë apo i bashkësisë tjetër nacionale të pakicës ( neni 13, paragrafi 2 )
  8. në simbolet kombëtare Stemën dhe Flamurin nuk lejohet të ndreqet, të shtohet apo të ndryshohet asgjë ( neni 17, paragrafi 1 ) ;
  9. përdor simbolet kombëtare si pjesë përbërëse të amblemave, përkatësisht të shenjave dalluese të shoqatave dhe institucioneve, pa lejen paraprake të këshillit ( neni 12, paragrafi 2 ) ;
  10. përdor simbolet kombëtare në formën identike si shenjë dalluese e partisë politike, shoqërise ekonomike, institucionit dhe personit tjetër juridik apo organizatës ( neni 18, paragrafi 1 ) ;
  11. përdor simbolet kombëtare si damkë, mostër ose model i mallrave ose shërbimeve, apo si çfarëdo shenjë tjetër dalluese për shënimin e mallrave ose shërbimeve ( neni 18, paragrafi 2 ) ;
  12. përdor simbolet kombëtare në qoftë se janë dëmtuar ose në qoftë se për shkak të pamjes janë të papërshtatshme për përdorim ( neni 19, paragrafi 1 ) ;
  13. vendos flamurin në mënyrë të tillë që prekë tokën, shërben si shtrojë, perde dhe sende të ngjashme ( neni 21 ) ;
  14. simboli shtetëror nuk zë vendin e nderit me rastin e përdorimit, respektivisht ngritjes së simboleve kombëtare përkrah simboleve shtetërore ( neni 22 ) ;
  15. Me gjobë prej 300 deri 2.000 euro do të dënohet për kundërvajtjen nga paragrafi 1 i këtij neni edhe personi përgjegjës pranë personit

Me gjobë prej 500 deri 6.000 euro do të dënohet për kundërvatjen nga paragrafi 1 i këtij neni edhe sipërmarrësi.

Me gjobë prej 300 deri 2.000 euro do të dënohet për kundërvatjen nga paragrafi 1 i këtij neni edhe personi fizik.

 

Neni 25

Kundërvajtësve nga neni 24, paragrafi 1 i këtij ligji, krahas dënimit mund t`u jepet edhe masa mbrojtëse e sekuestrimit të sendit me të cilin është kryer kundërvajtja.

 

VI        DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT

 

Neni 26

Statutet e këshillave do të harmonizohen me këtë ligj jo më vonë se brenda 60 ditëve nga data e hyrjes së këtij ligji në fuqi.

Neni 27

Etaloni i simboleve kombëtarëve do të përcaktohet brenda 90 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 28

Akti i njësisë së vetëqeverisjes lokale nga neni 15, paragrafi 2 i këtij ligji do të miratohet brenda 12 muajve nga data e hyrjes së këtij ligji në fuqi.

Neni 29

Ditën e hyrjes së këtij ligji në fuqi shfuqizohet Ligji mbi përdorimin e simboleve nacionale ( “ Gazeta Zyrtare e RMZ “, nr.55/00 ) dhe neni 107 i Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit me të cilat janë përcaktuar gjobat për kundërvajtje ( “ Gazeta Zyrtare e MZ “, nr.40/11 ).

Neni 30

Ky ligj hynë në fuqi ditën e tetë nga data e botimit në “ Fletoren Zyrtare të Malit të Zi “.

 

ARSYETIM

 

 

I   BAZA KUSHTETUESE PËR NXJERRJEN E LIGJIT

 

Baza kushtetuese për nxjerrjen e Ligjit përmbahet në nenin 79, pika 2 të Kushtetutës së Malit të Zi, me të cilin pjesëtarëve të popujve pakicë dhe të bashkësive të tjera

nacionale të pakicave u garantohet e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe ngritjes publike të simboleve kombëtare dhe e shënimit të festave kombëtare.

 

II   ARSYET PËR NXJERRJEN E LIGJIT

 

Ligji mbi përdorimin e simboleve kombëtare është miratuar në vitin 2000. Me këtë ligj pjesëtarëve të popujve pakicë dhe të bashkësive të tjera nacionale të pakicave në Mal të Zi u rregullohet e drejta e zgjedhjes, përdorimit dhe ngritjes së lirshme të simboleve kombëtare. Duke marrë parasysh faktin se këtij ligji i kishte kaluar koha, pastaj miratimi i Kushtetutës së re të Malit të Zi dhe mangësitë e saj në pjesën që iu përket simboleve kombëtare etj, u ndërmor hartimi i një ligji të ri.

Mali i Zi me Kushtetutë është përkufizuar si shtet qytetar, demokratik, ekologjik dhe si shtet i drejtësisë sociale, i bazuar në pushtetin e së drejtës. Bartës i sovranitetit është qytetari i cili ka shtetësinë malazeze. Përveç kësaj, Kushtetuta ka përkufizuar edhe të drejta të veçanta për pakicat. Duke marrë parasysh një rregullim të këtillë kushtetues, me këtë ligj pjesëtarëve të popujve pakicë dhe të bashkësive të tjera nacionale të pakicave, respektivisht popujve si kolektivitete, u mundësohet zgjedhja dhe përdorimi i simboleve të tyre kombëtare. Mali i Zi është shtet multietnik, kurse me simbole kombëtare shprehet identiteti kombëtar.

Në praktikë ndodhë shpeshherë që me rastin e tubimeve të ndryshme publike, manifestimeve dhe ngjarjeve të tjera të përdoren simbole të ndryshme, në radhë të parë flamujt, për të cilët nuk ka dijeni se kush i ka përcaktuar, të kujt janë, respektivisht identitetin e kujt e shprehin etj. Një situatë e ngjashme është edhe kur kemi të bëjmë me përdorimin e simboleve në organet e administratës shtetërore apo të vetëqeverisjes lokale si dhe kur është fjala për përdorimin privat të simboleve.

Me këtë ligj përkufizohet zgjedhja, përdorimi dhe ngritja e simboleve kombëtare, si publikisht ashtu edhe privatisht dhe përkufizohen qartas situatat kur ndalohet përdorimi i simboleve kombëtare.

 

III   HARMONIZIMI ME ARRITJET JURIDIKE TË BE-SË DHE ME KONVENTAT E RATIFIKUARA NDËRKOMBËTARE

 

Krahas ekzistimit të direktivave nga sfera e të drejtave të njeriut, të cilat kanë të bëjnë me fusha të veçanta të realizimit të këtyre të drejtave, fusha të cilën e trajton Propozimi i ligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe ngritjen publike të simboleve kombëtare, është rregulluar me normativa që i takojnë të ashtuquajturës të drejtë të butë ( soft law ), që ofron mundësinë që secili shtet të implementojë normativat dhe rekomandimet, duke ruajtur specifikën e sistemit të vet.

Projekt ligji për zgjedhjen, përdorimin dhe ngritjen publike të simboleve kombëtare është harmonizuar me Legjislacionin Evropian, si dhe me traktatet e ratifikuara ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Evropës, me të cilat është përkufizuar mbrojtja e identiteteve kombëtare :

  • me Paktin ndërkombëtar mbi të drejtat qytetare dhe politike nga viti 1966 ;
  • me Paktin ndërkombëtar mbi të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore nga viti 1966
  • me Konventën ndërkombëtare mbi suprimimin e të gjitha formave të diskriminimit racial nga viti 1965 ;
  • me Deklaratën mbi të drejtat e pjesëtarëve të pakicave nacionale ose etnike, fetare dhe gjuhësore nga viti 1993 ;
  • me Konventën evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut nga viti 1950 ;
  • me Konventën evropiane mbi gjuhët rajonale ose minoritare nga viti 1992 ;
  • me Konventën kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare nga viti

 

IV   SQARIMI I INSTITUTEVE THEMELORE JURIDIKE

 

Në Dispozitat themelore është dhënë objekti i ligjit dhe është përkufizuar që simbole kombëtare konsiderohen simbolet të cilat pjesëtarët e popujve pakicë dhe të bashkësive të tjera nacionale të pakicave në Mal të Zi i përdorin për të shprehur identitetin e vet kombëtar.

Me nenin 2 të këtij Projekt ligji përcaktohet që me simbole kombëtare përfaqësohen pjesëtarët e popujve pakicë dhe të bashkësive të tjera nacionale të pakicave, me të cilat shfaqin përkatësinë ndaj popullit pakicë dhe bashkësive të tjera nacionale të pakicave në Mal të Zi.

Me nenin 3 të këtij Projekt ligji konsiderohen simbolet të cilat pjesëtarët e popujve pakicë dhe të bashkësive të tjera nacionale të pakicave i përdorin për shfaqjen e identitetit të vet kombëtar.

Me nenin 4 të këtij Projekt ligji përcaktohet që shprehjet të cilat përdoren në këtë ligj për personat fizik në gjininë mashkullore, po të njëjtat shprehje nënkuptohen edhe në gjininë femërore.

Me nenin 5 të këtij Projekt ligji përkufizohet që simbole kombëtare janë stema, flamuri dhe himni, se etalonin e simboleve kombëtare e përcakton me vendimin e vet këshilli i popullit pakicë ose i bashkësisë tjetër nacionale të pakicës, sipas mënyrës së përcaktuar me statutin e këshillit, që këtë vëndim mbi etalonin e stemës dhe etalonin e flamurit dhe regjistrimin tonik të himnit e vërteton organi i administratës shtetërore me kompetencë për të drejtat e pakicave, kurse origjinali i stemës, origjinali i flamurit dhe regjistrimi melodiko-tonik i himnit ruhen te kryetari i Kuvendit të Malit të Zi.

Me nenin 6 të këtij Projekt ligji përkufizohet se stema, flamuri dhe himni përdoren vetëm në formën dhe përmbatjen që janë përcaktuar në përputhje me procedurën nga neni 5 i këtij ligji, kurse me nenin 6 të këtij Projekt ligji përkufizohet që simbolet kombëtare me përmbajtjet e veta nuk mund të fyejnë ndjenjat e të tjerëve.

Me nenin 7 të këtij Projekt ligjit përkufizohet se ku mund të përdoret stema:

  • në vulën e këshillit ;
  • në vulat e shoqatave dhe institucioneve arsimore, shkencore, kulturore dhe fetare që i themelojnë pjesëtarët e popullit pakicë apo të bashkësisë tjetër nacionale të pakicës ( në tekstin e mëtejmë : shoqatat dhe institucionet ) ;
  • në ambientet e këshillit dhe të shoqatave arsimore, kulturore dhe fetare dhe në mbishkrimet e vendosura mbi ndërtesa në të cilat janë vendosur këto shoqata ;
  • në aktet me të cilat shërbehen këshillat, shoqatat dhe institucionet ;
  • në kartat, diplomat dhe mirënjohjet që japin këshillat, shoqatat dhe institucionet ;
  • në fletëlavdërimet, urimet, letërthirrjet dhe në aktet e tjera të këshillave, shoqatave dhe institucioneve ;
  • me rastin e tubimeve politike, shkencore, kulturore- artistike, sportive dhe tubimeve të tjera në regji private apo nën organizimin e këshillave, partive politike, organizatave joqeveritare, shoqatave, institucioneve ose individëve ;
  • në raste të tjera që nuk janë në përputhje me

 

Me nenin 8 të Projekt ligjit përkufizohet vendi se ku mund të ngrihet flamuri :

  • në ndërtesat dhe në ambientet në të cilat janë të vendosur këshillat, partitë politike, shoqatat dhe institucionet ;
  • me rastin e tubimeve politike, shkencore, kulturore-artistike, sportive dhe tubimeve të tjera në regji private apo nën organizimin e këshillave, partive politike, organizatave joqeveritare, shoqatave, institucioneve ose individëve ;
  • në raste të tjera të parashikuara me

 

Në ditë zie, të cilat i cakton këshilli, në ndërtesat dhe në ambientet nga paragrafi 1, pika 1 e këtij neni, flamuri ngrihet në gjysmështizë.

Me nenin 9 të Propozimit të ligjit përkufizohet mënyra e intonimit të himnit : Himni intonohet me ekzekutim, me këndim apo me ekzekutim dhe këndim.

Në tekstin dhe melodinë e himnit me rastin e intonimit nuk mund të bëhen kurrfarë ndryshimesh.

Himni ekzekutohet duke i dhënë nderimin, në mënyrë që të pranishmit ngriten në këmbë, përshëndesin apo në ndonjë mënyrë tjetër e nderojnë himnin.

Himni nuk lejohet të ekzekutohet sipas mënyrës dhe në rrethanat që fyejnë prestigjin dhe dinjitetin e Malit të Zi.

Me nenin 10 të Projekt ligjit përkufizohet se kur dhe ku bëhet intonimi i himnit, si më poshtë vijon :

  • në ambientet në të cilat janë vendosur këshillat, partitë politike, shoqatat dhe institucionet ;
  • me rastin e tubimeve politike, shkencore, kulturore-artistike, sportive dhe tubimeve të tjera në regji private apo nën organizimin e këshillave, partive politike, organizatave joqeveritare, shoqatave, institucioneve ose individëve ;
  • në raste të tjera të parashikuara me

 

Me dispozitat të nenit 11 të Projekt ligjit janë përcaktuar rastet në të cilat ndalohet strikt përdorimi i simboleve kombëtare, e këto janë :

  • në ndërtesat dhe në ambientet e Kuvendit të Malit të Zi, me përjashtim të ambienteve të klubeve të deputetëve, të Presidentit të Malit të Zi, të Qeverisë së Malit të Zi, të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, të gjykatave, të Prokurorisë së Shtetit, të Mbrojtësit të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, të Ushtrisë së Malit të Zi, Universitetit të Malit të Zi, të Bankës Qendrore të Malit të Zi dhe të Insitucionit Revizor të Shtetit ;
  • me rastin e takimeve ndërkombëtare, të tubimeve politike, shkencore, kulturore- artistike, sportive dhe tubimeve të tjera nën organizimin e organeve nga pika 1 e këtij neni, si dhe në tubime të tjera në të cilat përfaqësohet Mali i Zi ;
  • në raste të tjera të përcaktuara me

 

Me nenin 12 të Projekt ligjit përkufizohet që në njesitë e vetëqeverisjes lokale apo në bashkësitë lokale në të cilat pjesëtarët e popullit pakicë apo të bashkësisë tjetër nacionale të pakicës përbëjnë shumicën e popullatës, në bazë të rezultateve të regjistrimit të fundit, në ndërtesat e organeve të vetëqeverisjes lokale, të bashkësive lokale dhe të institucioneve publike, pranë flamurit shtetëror ngrihet edhe flamuri i këtij populli pakicë apo i bashkësisë tjetër nacionale të pakicës. E drejta nga paragrafi 1 i këtij neni nuk mund të shfrytëzohet në qoftë se në dy regjistrime të njëpasnjëshme të fundit rezultatet e regjistrimit dalin më të vogla se kjo përqindje.

Nenin 13 i Projekt ligjit përkufizoi situatën kur në njësitë e vetëqeverisjes lokale në të cilat pjesëtarët e popullit pakicë apo të bashkësisë tjetër nacionale të pakicës përbëjnë mbi 5 % të popullatës, në bazë të rezultateve të regjistrimit të fundit, në ditët e festave shtetërore dhe kombëtare të këtij populli pakicë apo të bashkësisë tjetër nacionale të pakicës, në ndërtesat e organit të vetëqeverisjes lokale ngritet flamuri i këtij populli pakicë apo i bashkësisë tjetër nacionale të pakicës.

Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, në bashkësitë lokale në të cilat pjesëtarët e popullit pakicë apo të bashkësisë tjetër nacionale të pakicës përbëjnë mbi 15 % të popullsisë, sipas rezultateve të regjistrimit të fundit, në ditët e festave shtetërore dhe kombëtare të këtij populli pakicë apo të bashkësisë tjetër nacionale të pakicës, në ndërtesat e bashkësive lokale dhe të organeve të vetëqeverisjes lokale ngrihet flamuri i këtij populli pakicë apo i bashkësisë tjetër nacionale të pakicës.

Pjesëtarët e popullit pakicë apo të bashkësisë tjetër nacionale të pakicës nuk mund ta shfrytëzojnë të drejtën nga paragrafi 2 i këtij neni, nëse në dy regjistrime të njëpasnjëshme të fundit rezultatet e regjistrimit janë nën përqindjen nga paragrafi 2 i këtij neni.

Me nenin 14 të Projekt ligjit, këshillave u është dhënë e drejta dhe detyrimi që të përcaktojnë festat kombëtare nga neni 13, paragrafët 1 dhe 2 të këtij projekt ligji, sipas mënyrës së përcaktuar me statutin e këshillit.

Me nenin 15 të Projekt ligjit përkufizohet që në njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe në bashkësitë lokale nga neni 12, paragrafi 1 dhe nga neni 13, paragrafët 1 dhe 2 të këtij ligji, lejohet përdorimi i lirë i simboleve kombëtare edhe në ambientet zyrtare të organeve të vetëqeverisjes lokale dhe të institucionit publik, si dhe në ambientet e destinuara për kurorëzime. Mënyra e përdorimit dhe e ngritjes publike të simboleve këmbëtare nga paragrafi 1 i këtij neni përcaktohet me aktin e njësisë së vetëqeverisjes lokale.

Me nenin 16 të Projekt ligjit përkufizohet që këshillat janë të detyruar që simbolet kombëtare t`ua dërgojnë të gjitha institucioneve të vetëqeverisjes lokale, institucioneve publike dhe bashkësive lokale të cilat kanë për detyrë që t`i ngrisin në përputhje me këtë ligj.

Me nenin 17 të Projekt ligjit është përcaktuar që në simbolet kombëtare Stemën dhe Flamurin nuk lejohet të ndreqet, të shtohet apo të ndryshohet asgjë. Përjashtimisht, me lejen paraprake të këshillit, simbolet kombëtare mund të përdoren si pjesë përbërëse të emblemës, përkatësisht të shenjave dalluese të shoqatave dhe institucioneve.

Me nenin 18 të Projekt ligjit është përcaktuar ndalimi i përdorimit të simboleve kombëtare në formën identike si shenjë dalluese e partisë politike, shoqërisë ekonomike, institucionit dhe personit tjetër juridik apo organizatës. Simbolet kombëtare nuk mund të përdoren si damkë, mostër ose model i mallrave ose shërbimeve, apo si çfarëdo shenje tjetër dalluese për shënimin e mallrave ose shërbimeve.

Me nenin 19 të Projekt ligjit është përcaktuar që ndalohet përdorimi i simboleve kombëtare në qoftë se janë dëmtuar ose në qoftë se për shkak të pamjes janë të papërshtatshme për përdorim dhe se simbolet kombëtare të dëmtuara apo të papërshtatshme për përdorim tërhiqen nga përdorimi.

Me nenet 20 dhe 21 të Projekt ligjit përkufizohet mënyra e përdorimit të flamurit

Me nenin 22 të Projekt ligjit përkufizohet që në rastet kur simbolet kombëtare përdoren, respektivisht ngrihen përkrah simboleve shtetërore, simboli shtetëror zë vendin e nderit.

Me nenin 23 të Projekt ligjit përkufizohet që mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji dhe të akteve normative që janë miratuar në bazë të këtij ligji e ushtron Ministria dhe organet kompetente të vetëqeverisjes lokale.

Mbikëqyrjen e inspektimit e ushtron organi kompetent i vetëqeverisjes lokale nëpërmjet inspektoriatit komunal.

Me nenet 24 dhe 25 të Projekt ligjit parashikohen dispozitat ndëshkimore për personat juridikë dhe fizikë, si dhe për personin përgjegjës pran personit juridik, po qe se injorojnë normat e këtij ligji dhe se kundërvajtësve nga neni 24, paragrafi 1 i këtij ligji, krahas dënimit mund t`u jepet edhe masa mbrojtëse e sekuestrimit të sendit me të cilin është kryer kundërvajtja.

Në dispozitat kalimtare dhe të fundit janë dhënë afatet për harmonizimin e statutit të këshillit, afati për përcaktimin e etaloneve të stemave dhe flamujve, si dhe afati për nxjerrjen e aktit të njësisë së vetëqeverisjes lokale. Me dispozitat e fundit, ditën e hyrjes së këtij ligji në fuqi përkufizohet shfuqizimi i Ligjit mbi përdorimin e simboleve nacionale ( “ Gazeta Zyrtare e RMZ “, nr.55/00 ) dhe neni 107 i Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit me të cilat janë përcaktuar gjobat për kundërvajtje ( “ Gazeta Zyrtare e MZ “, nr.40/11 ).

 

V   VLERËSIMI I MJETEVE FINANCIARE PËR ZBATIMIN E LIGJIT

 

Për zbatimin e Ligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe ngritjen publike të simboleve kombëtare nuk nevojiten mjete të veçanta financiare në Buxhetin e Malit të Zi.