Nika: Urime përvjetorin Radio Ulqinit

July 14, 2017   | Opinione

Shkrtuan Muhamet Nika

Urime përvjetorin  Radio Ulqinit

 

  • Por mos  të mendohet  se Radio  Ulqinin  e themeluan  dhe e ngritën  patriotat  ( për fjalën  shqipe ) ,  siç  mund  të  Atë  e themeluan  dhe  e ngritën   komunistat  për qëllime të veta   kurse  kuadri  i punësuar në te – sidomos ai  i ditëve të para, i bie    te  ishin  njerëzit  më të  besuar  të pushtetit  komunist , të cilëve  disa  iu panë  edhe  sherrin duke  “ i  rrasur   në birucë  të minit- që paguhej  500 grosh” –  siç deklaronte  Fadil Hoxha?!

 

Duke  mos dashur  të  polemizoj me askë  e të paktën jo me kryeredaktorin e radios rreth tekstit “ Radio Ulqini (s)kremton 30-vjetorin e themelimit !, por për të sqaruar  atë  kur thuhet  që “  para 30 vitesh ishte radio e vetme  lokale në  këtë mjedis, ku informimi bëhej edhe në gjuhën shqipe. Gjatë gjithë kësaj kohe, kanë ndryshuar shumë gjëra,… lëxo

Për  brezin më të ri dhe për opinion dua të sqaroj që  themelimi i saj   si Radio, kishte  jo për qëllim informimin  shqip të popullit shqiptar  si përkujdesje nga shteti  i atëhertshëm komunist  ,  por kish për qëllim të dezavuojë( bëjë çorap  kokat e shqiptarëve) , për të urryer  sa të jetë e mundur  Radi Tiranën  e cila propagandonte  kundër politikës së barazisë nacionale  në Jugosllavi.  Kjo shihet edhe  në vetë aktin e themelimit  të radios nga Kuvendi i Komunës së Ulqinit , ku thuhej haptas që mu për këtë  themelohej Radio Ulqini . Bile duke u krenuar  nga komunistët e atëhershëm që programi i valëve të saja  depërtonte deri në Durrës  ku  përhapte  ideologjinë e LKJ-së , në Shqipëri. Dhe   duke mos pasur  fare  rëndësie për informim të shqiptarëve  në Ulqin.

Radioja atëherë  në rrethinë   të Ulqinit po thuajse nuk dëgjohej fare dhe  mos të ngatërrohen  kështu qëllimet.

Andaj shyqyr  që jetojmë kohë tjetër të fejzbukut  sepse përndryshe  ende do të kishim atë: “ Ju flet Tirana” dhe  si kundër përgjigje “- “Ju flet Ulqini”?!

Mirëpo  edhe përkundrejtë kësaj  uroj të vazhdohet  me politikën  e barazisë  në financim të sajin që është duke u bërë  nga pushteti vendor  kohëve të fundit, në raport me institucionet tjera buxhetore  dhe të  vazhdojnë  të  shlyhen “ me vendim kuvendi” , rrogat e mbetura  e të trashëguara  nga pushtetet  e më parshme komunale .

Shih për këtë  dokumentin- me shifër  top secret,  se si bëhej informimi në këtë kohë në përgjithësi dhe çfarë qëllimi kish: