Meda dhe Gold Ag publikojnë këngën “Inat” nga Ulqini – Video

July 16, 2017   | Lajmet / Vijesti

Pas një videoje të shkurtër paralajmërim, doli edhe videoja zyrtare e këngës më të re nga Meda dhe Gold Ag.

Dyshja e njohur tashmë kanë lansuar projektin e tyre me titull “Inat”, shkruan Indeksonline.

Dyshja kanë zgjedhur të xhirojnë klipin e tyre përgjatë rrugës për në Ulqin, si dhe më pas një nga plazhet e këtij qyteti. Ndërkohë xhirimet përfundimtare i kanë kryer në zonën më luksoze të Ulqinit, në  plazhin Cabo Beach dhe Paradise Beach në Ulqin , në“Ada Bojana”, mbi lumin Buna, si dhe molon e madhe të Ulqinit.

Kënga e cila është paralajmëruar tash e sa ditë, gjindet në kanalin Youtube për fansat e dy këngëtarëve.

YouTube Preview Image