Nika: Kosova çoi në bankrot Ulqinin me procesin Kosova një ”K-1”

July 16, 2017   | Anketë / Anketa

 Shkruan Muhamet Nika

Po  ç është “ K-1, shi ”?!!

Vetë emri “K-1”, që gjendet në rrugën për Shtoj nga Ulqini,  del  të jetë   një shifër që do të thotë  Kosova  Një dhe njëkohësisht  le për të kuptuar   se  do duhej të pasohej  edhe nga Kosova  -2 etj.  Fjala  ishte  për  troje   ndërtimi  kolektive  që ndau  për  pushimore  të punëtorëve  kosovarë    Kuvendi i  Komunës  së Ulqinit- koha e komunizmit    edhe pse  në  pushtet   nuk ishin këta  të sodit që  edhe po të ishin  nuk do kishin guxim ta bënin këtë  ndërmrrje  thellësisht  nacionale.

Po edhe përkundrejtë  kësaj ne , disa nga brezi më i ri si studentë i akuzonim për servilizëm të tepruar  ndaj sistemit komunist e në dëm të shqiptarëve , disa edhe e hëngrëm me burgosje.

Mirëpo  shumë shpejt, pushimorja e  ndërtuar u shemb  me urdhër  të komitertit të partisë duke mos pasur jetë të gjatë.

Sot shikuar nga ky kënd, edhe borxhin prej 10 milionë eurosh  të shkaktuar nga shembja si dëm, që sot gjykata dëshiron ta kërkojë nga Komuna e Ulqinit  në emër të paditësit- një firme  e cila e bleu  pasurinë kosovare  nga një firmë “gogol” tjetër serbe , do duhej  t’ia faturojë    vetë DPSIT , si trashëgimtar i vetëm i  partisë së dikurshme komuniste..  Duke shtuarmadje  që dëmi i ndërtimit  nuk ishte kaq i madh dhe përflitet  se për këtë ekziston diku  një material i filmuar nga akti i shëmbjes, por nejse….?!!!

ÇFARË  BËRI APO  PO  BËN  QEVERIA  E KOSOVËS  PËR  MBROJTHEN  E  PRONËS  SË   SAJ NË ULQIN  DERI SA   PO ZGJAT  PROCESI …?!!

Thjeshtë asgjë , përveç  demagogjisë  së përditshme  dhe hiç  më shumë.  Nuk besoj që ambasadori Dinosha , apo Durmishi të kenë pasur havale në këtë punë me qeveritë që përfaqësojnë përveçse  ndoshta fshehtas….?!

Andaj kështu  edhe sot    jemi dëshmitarë të asaj që deri sa  kumbara  i Ulqinit – kryeministri Thaçi dhe nipi i Ulqinit, A. Kurti- këmbenin akuza …; kujto  atë të Thaçit  drejtuar Albinit “ Shko e  çoje Flamurin në Vlladimir …”,  shohim që edhe njëri edhe tjetri , nuk  janë as afër,   nivelit të    Ymer Pulës  i cili  konfirmohet në dokumentin  që do sjellim më poshtë  tu ketë thënë  komunistave malazezë: “ Se  vendimi i juaj për rrëzimin e pushimores  në Ulqin është pritur shumë keq në Kosovë”?!!

Po vërtetë  nëse është këshu  dhe ekzekutimi ndodhë-  Ku duhet të hyjë  gjykata  e Strazburi  këtu në këtë mesele?!!

Po çfarë bëjnë politikanët e koalicionit të gjërë sot në Ulqin?!

Thjeshtë po heshtin dhe unë nuk di se çfarë  skandali  financiar duhet të ndodhë  në Ulqin për të mbledhur  kuvendin rreth mbarëvajtjes së procesit gjyqsor  të nisur, sepse dihet që vetëm  kuvendi ka tagër për këtë . Dhe aq më tepër nuk i kuptoj që përse  angazhojnë avokatë nga jashtë , kur kihet parasysh  që mbrojtës i komunës në atë kohë ishte edhe avokati  i mirënjohur  nga Ulqini, Anton Markiqi  që del nga dokumenti  i cekur dhe  i cili ishte në rrjedha  ashtu si edhe sot .

 JA   NJË  NGA  DOKUMENTËT  QË E BËN  TRTASHËGIMTAR  DPSIN  PËR  BORXHIN  PREJ 10 MILIONË EUROSH  DHE JO KOMUNËN –  PËR  RRËZIM TË “ K-NJISHIT…?!! 

( gjithëherë kam qenë kurioz  të dijë nga dokumentet e shkruara  se si u përcoll  periudha famkeqe  e diferencimeve antishqiptare  në Ulqin në dokumentacionin komunist dhe për fat më rastisi që  një ditë krejtë rastësisht në  një vend pa vend në do materiale të vjetra, për asgjesim të hedhur diku   në  një qoshe  pash edhe  disa dokumente shumë interesante  të kësaj kohe    për të cilët  komunistat  po duket besonin se do jenë të pa  prekshëm ku flitej për çështjen).

Dokumenti që  kish alarmuar  strukturat  e partisë komuniste  në shkallë komune dhe në  nivel të  Mal të Zi , flet për    mbledhjen e zgjëruar  të përbashkët  të këshillit të sigurimit, atij të vetëmbrojtjes  popullore dhe komitetit të mbrojtjes së përgjithshme popullore  pastaj vetëmbrojtjes shoqërore të mbajtur  me 21 shtator 1982   për shëmbjen dhe i pjesshëm  është si vijon: