Kovaçi: Çështja e përdorimit të gjuhës shqipe për ne është fundamentale

July 20, 2017   | Politika

Këshilltari i Lidhjes demokratike në Mal të Zi dhe i Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” Hajredin Kovaçi në mënyrë demonstrative e ka lëshuar të enjten mbledhjen e Kuvendit komunal, raporton partali Ul.info.

“Tash disa muaj kërkojmë që të na mundësohet e drejta jonë kushtetuese, ligjore dhe statutore dhe të gjithë materialet të na dorëzohen në gjuhën shqipe. Këtë të drejtë në këtë kuvend ne nuk mund ta realizojmë”, tha ai.

Sipas fjalëve të tija, kjo e drejtë është fundamentale. “Është përcaktuesi kyç i identitetit tonë. Prandaj, për dike kjo mund të jetë pak, por për ne është shumë e madhe”, theksoi Kovaçi duke kërkuar po ashtu që emri t’i shkruhet në origjinal.