Nimanbegu: PDS-si po shkel marrëveshjen e koalicionit

July 20, 2017   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

PDS pa arsye po vonon implementimin e marrëveshjes me pakicat

Deputeti i koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, Genci Nimanbegu deklaroi se Partia Demokratike e Socialistëve pa asnjë arsyetim real po vonon përmbushjen e detyrimeve nga marrëveshja e koalicionit, me fokus në kthimin e Valdanosit, ndarjen e funksioneve në pushtet dhe përdorimin e lirë të simboleve kombëtare, transmeton portali TV Teuta.

Nimanbegu shtoi se Forca e Re Demokratike nuk jep përkrahje të pakushtëzuar dhe nuk do ta bëjë këtë as për zgjedhjet presidenciale. Ai cilësoi se partitë shqiptare janë të vetëdijshme se vetëm nuk mund të arrijnë shumë por kërkesat e tyre janë të gjitha legjitime dhe racionale. Në lidhje me krizën politike në vend, Nimanbegu vlerësoi se qëndrimet e pozitsë dhe opozitës janë mjaft larg njëra tjetrës, sidomos sa i përket kërkesës së kësaj të fundit për përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare.