Komuna e Ulqinit realizojë më sukses pastrimin e bedenave të Kalasë

July 23, 2017   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Sekretariati për veprimtari komunale është përkujdesur që punimet të realizohen në mënyrë të shpejtë dhe efektive pasiqë mbishkrimet dhe papastërtia në atë pjesë të qytetit të vjetër ishte pasqyrë e shëmtur për turistët e shumtë dhe qytetarët e Ulqinit.

Kjo iniciativë ishte e mirëpritur pasiqë është kërkuar disa herë nga banorët e Kalasë dhe qytetarët e shumtë por pa mbeshtetje institucionale nuk ka mundur të realizohet. Komuna e Ulqinit garanton të gjithë qytetarët se iniciativa të tilla do merren çdo herë jo vetëm në Kala të Ulqinit sepse mbrojtja e trashigimisë kulturore-historike është obligim qytetar dhe institucional.