Shkrela: Përdorimi i dygjuhësisë është detyrim kushtetues

July 23, 2017   | Politika

Zbatimi i dygjuhësisë është detyrim kushtetues, tha për televizionin Teuta këshilltari i PDS Luigj Shkrela, mungesa e të cilit ishte arsye për kërkesë për shtyrjen e seancës së Kuvendit. “Nuk dëshiroi të flas diçka për një gjë që dikush ka qenë i obliguar ta bëjë,dhe nuk e ka bërë,dihet se kush është përgjegjës , kooalicioni i cili është në pushtet në Komunën e Ulqinit, transmeton portali TV Teuta.

Ky është shqetsimi im.Nuk goxon të ndodhë asnjë herë që të mos zbatohen rregullat kyçe,në implementimin e dygjuhësisë në Komunën e Ulqinit” shprehet Shkrela. Ai tha se për këtë dhe çështjet e tjera duhet diskutuar në mbledhjet e kooalicionit në mënyrë që të mos sillet huti tek qytetarët. Edhe këshilltarët që nuk i përkasin Partisë Demokratike të Socialistëve apo koalicionit të gjërë, po ashtu kërkojnë implementimin e dygjuhësisë.-u shpreh Shkrela. Përkthimi i materialeve për seancat kuvendore ësht detyrim i shërbimit të Kuvendit Komunal.