Humb jetën në aksident çiklisti ne rrugën e Shtojit

July 24, 2017   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Foto: Podgoricki vremeplov

Të hënën rreth orës 19, jo larg nga qendra e Shtojit, ndodhi aksidenti automobilistik, mëson Portali Ul-info.

Makina e tipit “golf”, të cilën e drejtonte shtetasja e Serbisë, goditi çiklistin, me prejardhje nga Novi Pazari (62), dhe një këmbësor. Çiklisti humbi jetën në vend, gjersa këmbësori u lëndua.

Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur përfaqësuesit e Urgjencës së Ulqinit, policisë dhe Shërbimit të mbrotjes dhe shpëtimit.