Një personalitet i njohur Fejzi Beg BUSHATI

July 24, 2017   | Reportazh / Reportaža

Ismet Karamanaga Facebook

Sot dëshiroi të shkruaj për një personalitet të rallë nga qyteti i Ulqinit pasi që ka pasur një jetë dhe një të kaluar shumë interesante.
Ka ilindur në Ranë, në shkumën e detit pranë Plazhit të Vogël. Ai është një njëri i thjeshtë, gjithmonë ka qenë markant dhe i pashëm, i sinqertë, dhe kurrë nuk e ka ngritur zërin. Tashmë, në kohën moderne pa trazira të mëdha, më të cilat është ballafaquar më parë, si i ri edhe pak më vonë , ai e mbanë veten “ fort” dhe është pothuajse gjithmonë i veshur me kravatë dhe elegant.
Këto veti e kanë dalluar nga shumë të tjerë nga Rana. Gjaku i kaltërt nga Bushatlinjtë e Shkodrës, pa dyshim që gjithmonë kanë bërë që ta mbajë veten, pavarësisht nga gjendja ekonomike dhe vështirësitë dhe tragjeditë që shpesh u ka sjellë jeta.
Tashmë është 78 vjeç, por ende është vital dhe i “fort “. Vitet e fundit, derisa ka qenë për disa mandate i zgjedhur si këshilltar në gjygj, “porotnik”për çdo ditë është veshur elegant me kravatë, duke shërbyer si shembull se si duhet të respektohet detyra dhe besimi i dhënë një njeriu të thjeshtë, por i cili në gjenet e tij e ka të lindur drejtësinë. Prandaj, deri në fundi të mandatit Fejziu ka gëzuar besim të rallë dhe askush nuk ka pasur ndonjë vërejtje për gjykimin e tij.
Fejziu, është një njëri i veçantë. Të parët e tij janë me origjinë nga Shkodra, pasardhës të Kara MAHMUD PASHËS ëë Bushatlinjëve , fisit më të njohur nga Shkodra, me grada dhe tituj të larta në Perandorinë Otomane.
Në Ulqin ky fis ka pasur dhe ende ka një famë të madhe . Për idetë përparimtare dhe respektin e veçantë në qytetin e Ulqinit, babain e tij Hodo Beg Bushatin dhe vëllain e tij Ahmetin, një intelektual të madh, i kanë pushkatuar barbarët komunistë , pas një torture të madhe, me 26. nëntor 1944. Ata dhe një grup tjetër ulqinakësh përparimtarë, siç ishte edhe piloti i parë tek ne Rafo GORANA këta barbarë i kanë pushkatuar gjoja “në emër të popullit” për shkak të mendimeve ndryshe.
Këtu dëshiroj të theksoj më një pietet dhe respekt të veçantë, se këto barbarë një javë më vonë kanë pushkatuar edhe Muftiun e fundit të Ulqinit hafiz Hasan LLUNJIN, dhëndrin më të mirë të fisit tonë të Karamanagëve. Ai ka qenë demokrat dhe trim i rallë nga Rana e jonë. Myftiu hoxh LLUNJI ka lënë gjurmë të pashlyera tek ne si imam, si teolog dhe më në fund edhe si myftiu i fundit i qytetit të Ulqinit. Pa dyshim hoxh Llunji ka lënë një zbrasti të madhe në qytetin tonë. Këto barbarë nuk kanë pasur mëshirë as shpirt ndaj askujt.
Babai dhe vëllai i tij kanë qenë njerëz me autoritet. Babai ka qenë “perjanik” oficier,te mbreti Nikolla, kurse vëllai i tij Ahmeti, një intelektual i rallë dhe sportist i dalluar, i cili ka luajtur fudboll në Kotor. Fanela e tij me numrin 8 ruhet ende në arkivin e klubit në Kotor.
Ata kanë rënë në duart e komunistëve barbarë për shkak se kanë dashur ta çojnë flamurin , jo vetëm atë shqiptar, por edhe atë malazez. Vëllai i tij ka qenë edhe këshilltar “porotnik” në Gjykatën ie Ulqinit, prandaj nuk është e rastësishme që edhe Fejziu mbi dhjetë vite ka qenë këshilltar në Gjykatën e Ulqinit edhe në këtë kohën moderne.
Sot, nga kjo distancë kohore, mendja e shëndoshtë vështirë mund ta imagjinojë këtë barbarizëm të pashoq. Po bëjë një shëputje të vogël për të përshkruar mentalitetin e këtyre barbarëve. Edhe babai im Hasan Cano Karamanaga ka qenë për disa minuta, me lopatë në dorë ,duke çelur varrin për vete. Vetëm pak minuta para egzekutimit e ka shpëtuar një njeri nga ky grup komunistesh barbarë, i cili e ka njohur, me arsyetim se “ky njeri na nevojitet sepse është kapedan dhe detar”.
Pas humbjes së babait dhe vëllait, Fejziu në atë kohë gjashtëvjeçar mbeti jetim , vetëmme nënën dhe me motra . Prandaj i takoi barra e madhe pët ti ndihmuar familjes që të mbijetojë në kushte të vështira ekonomike.
Vetë ai tregon se ka filluar të ounojë në moshën 16 vjeçare me Ramazan Ishmin, në makinën e vajit të vjetër. “Më kujtohet puna e vështirë me kuaj, të cilat i kanë rrotulluar gurët dhe “presat” e mëdha nga ku është prodhuar vaji. Aty kam punuar deri te viti 1958. Pastaj kam shkur në Dubrovnik ku kam punuar në një barkë të vogël tri vagonash, ku kemi nxjerrë rërë që e kemi transportuar në “Gruzhë”. Më kujtohet emri i barkës “Lastavica” “Dallëndyshja” e cila ka qenë shumë e bukur. Por ajo ka qenë punë e vështirë, dhe unë jam kther në Ulqin për të ounuar si berber në Ranë, te vëllezërit Enver dhe Avdo Abazi , afër dy vite”, shprehet Fejziu.
Pas kësaj aj shkon në ushtri, ku ka qendruar tre vite e gjysmë. “Kam qenë marinar, dhe pavarësisht kohës së gjatë, mund të themë se kam pasur edhe nefakë, pasi që kam kaluar relativisht mirë. Pas gjashtë kam fituar ”prekomandën” në anijen më të bukur në detin tonë, velanijen “Jadran” i cili ende edhe sot është barka më bukur në detin Adriatik.”
Ajo gjithmonë ka shërbyer si anije për “kadeta”, për mësimin dhe edukimin e marinerëve dhe jetës në det. Përveç ekuipazhit prej 70 marinarësh, shpesh në te kanë qenë edhe grupet më kadete nxënës, deri në 100 personë. Kështu që rallë kemi fjetur në shtretër, por gjithmonë në rrijeta të lidhura në vende të caktuara në bordin e barkës. 28 muaj kam fjetë në rrijetë.”Visaljke” i kemi quajtur”, kujton Fejziu.
Ai thotë se ka qenë i aft në not dhe se ashtë paraqitur për garat që janë organizuar në nivel të APJ së, ku ka fituar vendin e parë në stilin “kraul”, duke fituar respekt dhe autoritet te komandanti i barkës, i cili e ka dashur shumë , pasi që gjithmonë ia ka “zbardhur fëtyrën “. Fejziju tregon se komandanti i anijes ka qenë adhuruas edhe i peshkimit nënujor dhe se ai shpesh e ka shoqëruar , kështu që kaluar shumë mirë deri në fund shërbimit ushtarak.
Sipas tij“Jadrani” ka pasur një trajtim të veçantë në kuadër të Armatës Popullore të Jugosllavisë të atëhershme.
“Në te janë organizuar edhe gara të tjera. Në veçanti ka qenë ngjiitja në direkë, sidomos në direkun e parë, dyrekun e parë i cili është 31.m i lartë. Edhe aty kam qenë i pari. Për 36 sec. jam ngjitur dhe jam ulur, pa kapërcyer asnhë shkallë. Ashtu kanë qenë rregullat. Besoj se kjo traditë ende edhe sot vazhdon, pasi që “Jadrani” gjendet në ujërat e Malit të Zi, në Tivat. Ka pasur afër njëmijë metra katrorë vela, dhe shpesh kemi dalë në Mesdhe me te”, thekson Fejziu.
I pa përshkruashëm për të mbetet dhtëtimi me anijen “Jadran” nga Spliti, në Maltë, Bejrut, Latakija, Rodos, Selanik dhe kthimi sërish në Split, vetëm me vela.
“Pas shërbimit ushtarak, ai u kthye në Ulqin në vitin 1962. Mësoj për kamarijerë në “Expres restorarnt” dhe punoj një vit në “Galebin” e vjetër. Kjo është koha kurë janë xhiruar filmat “Dugi brodovi” me Riçard Vidmark dhe Beba lonçar, si edhe filmi “Lazhni Car Shqepan Mali””.
“Pastaj barkohem përsëri në det në anije teoqeanike ku kam qendruar nëntë vite. Kam kaluar tërë botën. Më së tepërmi kemi naviguar për në Amerikën e Jugut deri në Evropë. Gjithashtu , kam punuar si “kormillar” timonijer edhe 3 vite në “Sv. Stefan” i cili ka lundruar në relacionin Bar Bari”.
Më në fund, kthehem në Ulqin dhe punesohem si barmen në Adë, ku në kohën e lirë edhe kam mësuar “gjermanët “ me skijat në det. Karrijerën e kam përfunduar në Hotelin “Galeb”, ku kam punuar si “maser” dhe kujdestari në pishinë , deri sa jam pensionuar , në vitin 2000, thotë Fejzi Beg Bushati.
Ai ka pasur një jetë interesante, në momente edhe të bukur. I biri Senadi është në Francë, kurse vajza jeton në Ulqin. Tash është në pensionin e merituar. Ka pasur një jetë e cila vlen të përmendet, të shënohet dhe të nxirret nga harresa për gjenerata të cilët do të vin pas nesh.
Feiziu është një njëri i rallë i cili i takon plejadës të madhe të detarëve , por edhe njerëzve të cilat kanë dhënë një kontribut të madh në hotelerinë e kohës të art të turizmit tonë.
Ai meriton një vend të veçantë në këtë piramidë. Përpos kësaj , ai edhe të parët e tij pa dëshim kanë lënë gjurmë të pashlyera në trashëgiminë tonë, në kulturën dhe jetën tonë. Prandaj është mirë të përmenden, dhe të shënohen dhe të mos harrohen kurrë.
Fejziu dhe të parët të tij kanë mbetur sinonim i një kohe të cilën nuk guxojmë ta harrojmë. Fejzi Beg BUSHATI ruan kujtimin në babain dhe vëllain , të cilët kanë vendosur gurthemelet e demokracisë që ka arritur shumë më vonë.
Fisi dhe emri i Bushatlinjëve në veçanti i babajit dhe vëlllait të tij Ahmetit , do të mbesë përgjithmonë në kujtesën e popullit tonë. Ai ka qenë dhe ka mbetur një ndër fisët më të njohu a tek ne..

Ulqin, korrik, 2017 Ismet KARAMANAGA

Ismet Karamanaga Facebook