Kushtet atmosferike shtyjnë shfaqjen e filmit “Perla e Bunës”

July 25, 2017   | Ngjarjet - Events

Për shkak të kushteve jo të përshtatshme atmosferike, shfaqja e filmit “Perla e Bunës” e cila ishte e paraparë të shfaqej sonte nën muret e Kalasë, është shtyrë për një mbrëmje tjetër në fund të muajit të ardhshëm, kumtohet për media nga kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit.

Duke kërkuar falje në emër të organizatorit, nga kabineti thonë se për datë e shfaqjes së filmit do të ketë njoftim me kohë.

Sherbimi për informim