Nika: Le ta fusim dygjuhësinë si kusht për punësim në Ulqin ?!

July 25, 2017   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Shkruan Muhamet Nika

Për çudi  në mbledhjen që shkoi të Kuvendit të Komunës së Ulqinit   u bë një debatë – RRËMUJË  e madhe  rreth zbatimit të dygjuhësisë.  Madje edhe aty ku  mbase   nuk  ish as aq  e nevojshme  për momentin siç ishte puna e  materialit të llogarisë  përfundimtare  të vitit 2016 që kish shkuar vetëm në një gjuhë- serbisht  dhe  kërcnohej nga krahu i Gjekës ,    se nuk do votohej  fare  po qe se  nuk  dorëzohet edhe   shqip ?!!

Rasti sipas neve , po  veçohej dhe  ekzagjerohej  tej mase  e pa kuptim,  kur  mirëfillit dihet se organet  dhe sekretariatet , shqipen  po thuajse  e kanë qitë fare prej perdorimit, mbase edhe më keq se në vetë  gjykatë e polici…?!

Realiteti  sot  dëshmon se dygjuhësia  në komunikim me palët  ka  mbetur  e fosilizuar  në   do dokumente   të komunikimit publik si  p.sh. ai i tatimeve, që nga koha e   Mehmet Bardhit. Ndërsa  në sekretariatet tjera komunikimi  me palë  dhe i ndërsjellë   bëhet vetëm në  një gjuhë…, malazezçe?!

Ndërsa   nga ana e tjetër   kemi edhe  rastin në përdorimin e përditshëm ku  shihet  se  kuadri  i formuar në shkollat  shqipe  del të jetë kompleksiv-  i kompleksuar  “ sepse nuk din serbisht..” në raport me  kuadrin shqiptar të formuar në gjuhën serbe…?! E  që në një mjedis siç është ende Ulqini me struktur të popullësisë,  do të duhej të ishte e kundërta.

 Për këtë po sjhtoj ate   se  si  e gjetëm  gjendjen në vitet  90?!

Mos  e besoni  po deshët  , por  shqiptarët  në komunikimin  ndër  mjet veti në mbledhje , i gjetëm duke  folë serbisht  pa të keq  . Po edhe  sot  , aty këtu të dëgjon veshi se si mirëmengjesin  disa ia japin njëri tjetrit  si dikur-  serbisht ?!

Atëherë  në atë kohë, fitimi bindshëm  i LD në MZ,  në vitet 90  dhe gjendja e trashëguar  në   situatën e gjetur (gjendje  lufte…) diktonte  nevojën  për kohë  në reformë të përdorimit të shqipes. Në mënyrë   që të ndodhte  ndërrimi në mentalitet  të përdorimit  të saj  kualitativ nëadministratë.

Por  me gjithë atë  në këtë kohë edhe pse nuk u prua ndonjë rregullore  e  veçantë  për mënyrën sesi duhet të zbatohet dygjuhësia dhe nga  kush..?! Maksimalisht  u përkujdesëm  që  të  kishim  në  shërbim të kuvendit  përkthyes( për aq sa  lejonte ligji …).Kjo  nënkuptonte  të kishim në dispozicionë-  3 profesorë  të shqipës   të cilët  njihnin mirë  dy gjuhët dhe të cilët kishin zyrën e vet  të veçantë, me dy daktilograve  të klasit   të parë e të cilat  njëra nga ato kish gjuhë të nënës  shqipen dhe tjetra  serbishten.  Andaj edhe materiali  për kuvend ishte superiorë …?!

I tërë materiali    që kish formën e vendimeve shkonte në dy gjuhë , por kish edhe  sekretariate që vetë e dorëzonin atë në dy gjuhë, si ai për ekonomi- buxhet dhe financa që sot është problematik…?!

Përmendë këtu , që përkthyesi  i parë  administrativ  i kohës i ra që me konkurs  të bëhesha vetë, ndërsa nga viti  96 , për herë të parë  me vetëiniciativë   dhe me pëlqim të kryetarit  të komunës Osman Rexha, aplikuam edhe  përkthimin simultan . Osmani në këtë kohë siguroi blerjen  e   paisjeve  të   nevojshme  tpë përkthimit që  sot ende  janë në funksion  mu  të njëjtat edhe pse disa e akuzuan  që i kish blerë shtrenjtë dhe jo kualitet- Udsh?!!

Me këtë veprim  u  vunë themelet  e dygjuhësisë në praktikë me metodën më të avansuar të pëtkthimit  direkt. Një  punë të tillë të  përkthimit simultan  vazhdoj ta bëjë edhe sot  si punë plotësuese.


Shih se si dukej statuti i miratuar dhe i botuar nga ne si kryetar kuvendi(viti 2007), për herë të parë me alfabet latinicë dhe shqip e i publikuar në gazetën zyrtare . Mjerisht po duket që ky botim të jetë edhe i fundit – qysh nga vitin 20O7…?!

Më parë jo që shkruhej me alfabet të latinicës, si në kohën time- stastuti , por edhe rregullorja e kuvendit si akt edhe më i ulët na del të ish në qirilicë?!!

Kush e devalvoi përdorimin e shqipes në komunë dhe si…?!!

Dua të konfirmoj që kur rastisi të bëhësha kryetar kuvendi dhe u largova nga përkthimi , kuptohet që për të ruajtur dhe avansuar pozitat e shqipës ndërmorra që në fillim disa masa , për të cilat kuptohet që pata edhe përkrahjen e shqiptarëve në DPS. Dhe kështu, edhe nga kryetari i komunës – G. Hajdinaga, i cili bile më propozoi që të punësoj një përkthyes( profesor të shqipes) që e bëmë duke punësuar aty një gazetar të Radio Ulqinit –Sabri Halilin, ndërsa me kontratë angazhuma Gjokë Shkrelin , punë të cilën e bëri me sukses deri në pensionim të tijin. Dhe deri në këtë kohë shërbimi i kuvendit funksiononte si duhet, por nuk pata mirëkuptim të udhëheqjes të angazhoj – punësoj edhe një profesor të dytë për përkthim simultan i cili edhe sot mbetet i zbrazët. Me ligjin për përkthyes thuhet që përkthyesit duhet të jenë gjuhtarë me provim të dhënë për terminologji juridike që organizohet nga ministria përkatëse.

 

 

 

 

Çfarë ndodhi më pas

Me pensionim të përkthyesve shohim se nuk u punua në angazhimin e kuadrit përkatës të ri- vendet mbetën të pa plotësuara . Ndërsa e pësoi shumë keq edhe vetë shërbimi i kuvendit ku për qëllime partiake u ndërrua komplet sistematizimi dhe madje u fikën edhe 3 vendet e daktilografeve. Aktualisht shërbimi i kuvendit jo që ka daktilograf për përkthim , por nuk ka fare daktilograf …..?
Mos zot ma keq…?!

Çfarë të bëhet ?!

Pasi tashti jetojmë kohë tjera më relaksuese ku shqipja tashmë përdoret edhe në nivel të Kuvendit të Malit të Zi, këta që sot rrahin gjoks për shqipen e llogarisë përfundimtare – bile edhe në dëm të matematiklës së llogarisë , mendoj se nuk ka nevojë të mbrohet e as të zbatohet ashtu si e mendojnë ata. Sot ekzistojnë normat …, dhe për këtë kemi një rekomandim që do ish, nxjerrja e rregullores së veçantë për përkthim të materialit në kuvend duke e bërë ligj për procedurë një herë e përgjithëmonë.
Tjetër, mendoj se për këtë kanë edhe hapësirë kushtetuese që ta fusin dygjuhësinë si kusht për tu punësuar në administratën lokale. Madje duke aplikuar edhe një praktikë tjetër të dikurshme në Ulqin, sipas të cilës ata punëtorë që zotëronin të dy gjuhët paguheshin me 10% më shumë rrogë.
Si praktikë jo e gjatë e kohës e cila u hoq dëshmon se patëm edhe nja 5 veta malazezë , të cilët flisnin dy gjuhë ….?!