U hap pika e re informative në Shtoj tek hoteli Imperial

July 26, 2017   | Turizmi / Turizam

Byroja e re informative në Shtoj tek hoteli Imperial

Njoftojmë të gjithë qytetarët që nesër me 27.07.2017, fillon me punë Byroja e re informative në Shtoj tek hoteli Imperial.

Byrot informative kanë filluar me punë në vitin 2013, dhe kemi vazhduar me punë edhe gjatë sezonit 2014, 2015, 2016 dhe 2017. Hapja e byrove ka patur një rëndësi të madhe në përmirësimin e kvalitetit dhe shërbimit në të gjithë pjesët turistike të qytetit tonë. Në këto byro turistët mund të fitojnë shumë informacione lidhur me çmimet në akomodime hotelijerike dhe ato private, për manifestime të ndryshme, aktivitetet dhe ngjarjet gjatë vitit. Poashtu, bëhet edhe lajmërimi i turistëve dhe pagesa e taksës së banimit. Teknologjitë e reja me të cilët janë të pajisur të gjithë byrot na mundësojnë që nëpërmjet programit të kemi një evidentimin konkret të numrit të turistëve dhe strukturës.

Me hapjen e kësaj byroja kemi përfshirë edhe këtë pjesë të Shtojit ku edhe qarkullimi i turistëve është shumë i madh.

Të gjithë qytetarët dhe mysafirët do të kenë mundësinë që në këtë byro të bëjnë lajmërimin dhe të marrin informacione të ndryshme për aktivitete dhe ngjarjet në qytet.