Zivkoviq – Nimanbegut: Rikonstruktimi i rrugës deri në Krythë fillon në fund të sezonit – Video

July 26, 2017   | Lajmet / Vijesti, Politika

“Nëse me 10 gusht nënshkruhet kontrata, të gjithë punimet në rikonstruktimit të rrugës Ulqin Sukobinë do fillojnë me mbarimin e sezonit turistik”. Kjo ishte përgjigja e sekretares shtetërore në Ministrinë e transportit Angelina Zivkoviq duke përgjigjur në pyetjen e Genci Nimanbegut në Parlamentin e Malit të Zi se kur do të fillojnë realizimi i ketij projekti, raporton portali Lajm.me.

Genci Nimanbegu theksoi se kjo rrugë është ne interes të gjithëve që kjo rrugë të ndërtohet sepse është fjala për një rruge me frekuencë të madhe.

Kalimi kufitar që lidh kjo rrugë është planifikuar për 350.000 kalime në vit, kurse sipas informatave nga pyetjet e mëparshme kemi kuptuar se në këtë kufi realizohen rreth 2.000.000 kalime dhe për këtë duhet të punojmë në rritjen e kapaciteti të këtij kalimi kufitar, theksoi Genci Nimanbegu.

Kjo rrugë planifikohet të fillojnë ndërtimin ne fund të sezonit dhe te mbarohet para sezonit turistik 2018. Ky projekt do të kushtojë 9 milion euro me mjete te siguruara nga kredia e bankës evropianë për investime  (EIB).

YouTube Preview Image