Zgjedhjet lokale në Ulqin do të mbahen në nëntor 2017

July 27, 2017   | Lajmet / Vijesti, Politika

Në vjeshtë konkretisht në nëntor të këtij viti, pritet të mbahen zgjedhjet lokale në vendin tonë, raporton gazeta “DAN”.

Udhëheqësit e partive qeverisëse në Ulqin kanë rënë dakord që zgjedhjet lokale të mbahen në muajin nëntor, shkruan gazeta Dan. Në takimin që është mbajtur të hënën mbrëma ka marrë pjesë edhe drejtori politik i Partisë Demokratike të Socialistëve Tarzan Millosheviq dhe antari i kryesisë Halil Dukoviq.

Në nëntor do të mbahen edhe zgjedhjet lokale në Cetinë , Mojkovac dhe Petnjicë. Nga burime jozyrtare mësohet se vendimi për shkurtimin e mandatit të Kuvendit do të sillet në muajin shtator, raporton portali TV TEUTA.