Big Brother 2 Albania – Thashetheme

Gëzuar ditëlindjen Moza
Moza dela nga dhoma e rrëfimit dhe shkon në dhomë. Ajo mrekullohet kur shikon surprizën për të, nën dritat e qirinjve dhe që të gjithë i këndojnë këngën “Shumë urime për ty”. Ajo i takon dhe i puth të gjithë me radhë dhe merr prej tyre urime të përzemërta. Në sfon vendoset muzika dhe kënga e kënduar nga Vace Zela “Sot jam 20 vjec”. Adela i dhuron lulet e Arit dhe Moza pyet për të. Adela i përgjigjet se është në dhomë dhe ndjehet i mërzitur. Moza shkon në dhomë ku ndodhet Ari dhe e fton dhe atë... Vazhdo
Irritohen fansat për prejardhjen e Junës së “Big Brother Albania 2”
Herën e kaluar “Panorama Plus” ju njohu më shumë me banoren e re të shtëpisë së “Big Borther”, Junën nëpërmjet rrëfimeve të miqve të saj në Gjermani, me të cilët ajo ndan një kohë të konsiderueshme. Gjithashtu, ju treguam se Juna është vajza e një personazhi shumë të njohur siç është Virgjil Kule, si dhe mbesa e një ish-anëtari të byrosë politike të kohës së diktaturës, Rita Marko. Duket se ky fakt i ka irrituar fansat duke vërtetuar kështu se njerëzit, madje edhe të rinjtë, nuk e kanë... Vazhdo
Arjoni : Anjezën e pëlqej, por nuk e dashuroj
Çifti i vetëshpallur në “Big Brother”, Arjon -Anjeza, nuk janë tamam të tillë. Kjo gjë u vu re edhe gjatë qëndrimit të Arjonit brenda shtëpisë, pasi asgjë nuk ndodhi me ta… Mjaftuan ca përkëdhelje dhe një puthje në buzë për t’u përfolur më tej për një dashuri të madhe, por ja që nuk është kështu. I kontaktuar nga Sh2-shi, Arjoni ka pohuar ditën e djeshme, se Anjezën e pëlqen, por nuk e dashuron. Këtë gjë e ka diskutuar dhe më vajzën që tashmë ndodhet brenda në shtëpi. “Të dy e kemi pranuar... Vazhdo
Demokristianët fusin Qetsorin në listën e deputetëve për Vlorën
Partia Demokristiane e Nard Ndokës, ka njoftuar dje në një deklaratë për shtyp, se një nga emrat e listës me 12 deputetë që kjo parti do kandidojë në zonën e Vlorës, është edhe Qetsori, personazhi i njohur i shtëpisë së “Big Brother Albania 2”. Njoftimi zyrtar i demokristianëve, shpërndarë në e-mail-et e gazetarëve, flet për një takim partiak dje në Vlorë dhe shton: “Të 12 kandidatët e prezantuar për këtë qark, premtuan se do të jenë zëri i qytetarëve vlonjatë në qeverisjen e ardhshme.... Vazhdo

May 6, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Demokristianët fusin Qetsorin në listën e deputetëve për Vlorën
Tags: , , , , ,

Anjeza : Eltoni doli kot
04/05/09 12:59 Qetsori dhe Anjeza duke diskutuar për bindjet e tyre politike kujtojnë Eltonin. Qetsori mendon që Eltoni pavarsisht se kishte udhëtuar shumë, nuk tregoi asgjë brenda në shtëpi. Anjeza e kundërshton duke i thënë që gjërat më të rëndësishme Eltoni ia ka treguar . Ajo vazhdon duke treguar që ai merrej me projekte. Qetsori shprehet kurioz për të ditur disa prej tyre, por Anjeza nuk pranon t`ia thotë. Sipas saj Eltoni kishte shumë gjëra pozitive që Qetsori nuk kishte arritur t`i kuptojë. Qetsori thotë:-“Doli... Vazhdo
Anjeza dhe Moza : Përshtypjet e natës së parë
04/05/09 02:07 “Kur hyra në shtëpi, natën e parë, nuk përjetova asnjë emocion”- shprehet Moza duke kujtuar me të tjerët përshtypjet e natës së parë. Adi kujton se ajo ishte shumë e hutur dhe këtë gjë e mban mend mirë, madje shton se ajo ka hyrë bashkë me Liritën. Sipas Mozës, ky fakt ka ndikuar që ajo të mos kishte emocione, por vec të vështronte ambientin dhe bukurinë e asaj mbrëmjeje. Adi insiston se kur nuk e ke përjetuar më parë dicka, ndjen emocione sidomos kur shikon edhe një skenë, një shtëpi... Vazhdo

May 5, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Anjeza dhe Moza : Përshtypjet e natës së parë
Tags: , , , , ,

Anjeza : Përpiqemi të kemi kontakte
  04/05/09 01:45  “Më pëlqen më shumë Moza tani sepse është më e vendosur në to që thotë”- shprehet Anjeza në një bisedë me Arin. Për Arin, kjo vjen si rezultat i komoditetit të të qënurit më pak njerëz në shtëpi. Anjeza tregon se në fillim, përvec bisedave mbi grimin dhe flokët, nuk kishte asgjë tjetër mes tyre, ndërsa tani është ndryshe. Ari e spjegon këtë fakt pasi kaq pak sa kanë ngelur, normalisht që do përpiqen të krijojnë kontakte mes tyre. Anjeza tregon se fillimisht ka patur afrimitet... Vazhdo

May 5, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Anjeza : Përpiqemi të kemi kontakte
Tags: , , , , ,

Mimoza dhe Anjeza : Nominimet i ngelen lojës
04/05/09 00:12 Vajzat bisedojnë se cfarë do të bëjnë kur të mbarojë kjo eksperiencë e tyre. Anjeza i thotë Mozës se ajo ka shumë nga banorët në Tiranë dhe mund të takohet me ta e të kalojnë një pjesë të kohës. Sipas saj, Moza është sjellë shumë mirë me të gjithë dhe nuk ka patur me asnjë banor ndonjë përplasje apo zënkë dhe kjo do të ndikojë që ajo t’i ruajë marrëdhëniet me të gjithë. Moza mendon se me Aidën, edhe pse kishte shumë shoqëri, jashtë mund të mos jetë më e tillë sepse mendon... Vazhdo
Mimoza dhe Anjeza : Të konsideroj si motër
04/05/09 00:00 Moza dhe Anjeza thuajse e kanë kaluar gjithë ditën bashkë dhe kjo gjë është komentuar dhe prej tyre. Të dyja shprehen se nuk e kishin njohur njera-tjetrën më parë, por tani që kaluan pak kohë bashkë, ndjehen mirë. Të dyja ndajnë mendimin se kishin patur të tjera përshtypje, por që sot cdo gjë u duket ndryshe. Moza shprehet se po i pëlqen shumë ajo, madje e konsideron si një motër. Ajo shton se iu bë shumë qejfi që Anjeza nuk doli një mbrëmje më parë. Anjeza tregon se më parë mendonte gjithnjë... Vazhdo
Anjeza : Adela ka vetëm fjalë
03/05/09 20:41 Anjeza ka diskutuar me Qetsorin për Adelajdën dhe Mimozën. Ajo thotë që në fillim ka dashur që të dilte Mimoza nga shtëpia, pasi i dukej shumë pasive, por ka ndryshuar mendim dhe tani e vlerëson. Ajo dëshiron që të dalë Adelajda pasi në disa situata i duket si një person i shtirur pavarsisht se ka qënë banorja që ka patur komunikim që në fillim. Sipas saj me kalimin e kohës ndryshojnë situatat dhe e njeh ndryshe një person që e ke parë nga jashtë, dhe shton:-“Po nuk i jetove, nuk nxjerr dot... Vazhdo