Big Brother 2 Albania – Thashetheme

Banorët drekojnë në kopsht
Pasi dreka është bërë gati, banorët kanë vendosur ta hanë atë jashtë. Por pasi kishin shtruar e rregulluar gjithcka, Arjoni që ka patur shumë ftohtë, ka kërkuar të hyjnë brenda. Megjithatë banorët e tjerë nuk kanë lëvizur, kështu që ai, duke mos dashur të ndahet nga grupi, është dorëzuar. Menuja me supë, qofte, pure, etj, u ka shijuar të gjithëve dhe komplimentat për “shefat” nuk kanë munguar.  Vazhdo
Ngjaj si Orlando Bloom
Duke u përpjekur të tërhqë vëmendjen e vajzave e sidomos të Adelajdes, me të cilën shkëmben pambarimisht batuta, Bjordi ka deklaruar se i ngjan Orlando Bloom. Ndërsa kur ishte i vogël, të gjithë i thonin se i ngjante Leonardo di Caprios. Top Channel  Vazhdo
Dua t’i fryj buzët
Duke marrë shkas nga fjalët e një kënge popullore, Aida ka deklaruar se ka në plan që më vonë të bëjë një ndërhyrje në buzët e saj, për t’i fryrë ato. Ajo ka komplimentuar Adelajden për buzët e bukura. Vajzat kanë vazhduar diskutimin mbi cilësinë e dobët të këtyre ndërhyrjeve në Shqipëri dhe disa rasteve që njihnin, që në vend që të ishin zbukuruar, ishin shëmtuar. Top Channel  Vazhdo
Big Brother: Fat apo meritë?
Një tjetër diskutim është zhvilluar mes banorëve të shtëpisë: Hyrja në Big Brother është fat apo meritë? Sipas Erjoles, nëse ata janë këtu, arsyeja është se dikush ka menduar se vlejnë, se kanë diçka për të treguar, që të tjerët ia vlen ta shohin. Por një arsye tjetër sipas Arjonit, mund të jetë fakti që autorët kanë dashur t’ i tregojnë publikut fytyrën e tyre të vërtetë e jo atë që ata mundohen të shfaqin.-Nëse unë bëj show,-thotë ai,- këtë e bëj për veten time, që të më hyjë diçka... Vazhdo
Me kanun jam ende i martuar
Pavlini i rrëfen Republikës se edhe pse martesa e tij ka marrë fund, me kanun ai është ende i martuar. Në fakt, me ligj, martesa e tij nuk mund të quhet e tillë sepse nuk e kanë kryer celebrimin. Ajo që i mungon më shumë janë fëmijët, të cilët jetojnë me mamanë e tyre. Ai ka një djalë dhe një vajzë e këtë të fundit ka 5 muaj pa parë. Top Channel  Vazhdo
Banorët diskutojnë për drekën
Pa ngrënë mirë mëngjesin, banorët kanë filluar diskutimin për drekën. Të pavendosur mes makaronave, gjellës apo supës, ata kanë preferuar të presin të tjerët për ta vendosur bashkarisht menunë e drekës. Top Channel  Vazhdo
Republika zgjohet e para
E para nga banorët, që u zgjua, ishte Republika. Ajo e nisi ditën duke bërë palestër e duke shijuar freskinë e mëngjesit, në oborrin e shtëpisë, ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë flinin. Top Channel  Vazhdo
Mesnata i gjen banorët duke kërcyer
Orët e para të mëngjesit të ditës së tretë në shtëpinë e Big Brother i gjejnë banorët duke kërcyer nën ritmet e muzikës. Pasi kanë konsumuar jo si duhet kohën e vënë në dispozicion nga vëllai i madh për përgatitjen e provës së javës, ata janë braktisur me gjithë qejf në tingujt e muzikës. Debatet dhe shakatë me njëri-tjetrin kanë zgjatur për orë të tëra. Top Channel  Vazhdo
Big Brother Albania: Dritani dhe Aida, zgjedhin valsin e dashurisë
Ka mjaftuar disa hapa nga valsi i dashurisë mes Dritanit dhe Aidës, që janë duke mësuar provën e javës që të gjithë banorët të gjejnë nga një partnere për të kërcyer. Erjola që gjithmonë tërheq vëmendjen, thotë se ata duhet ta marrin më shumë seriozitet dhe u kërkon banorëve që të përqëndrohen në detyrat e tyre. Zhuljeta kërcen me Arjonin, ndërsa Bjordi dhe Pavlini bëjnë humor duke kërcyer me njëri-tjetrin. Republika e cila gjatë gjithë kohës ka qëndruar shumë në heshtje i kërkon Erjolës që... Vazhdo
Big Brother Albania: Qetësori, ankohet për darkën
Duket se të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother janë të interesuar për përgatitjen e darkës, veçanërisht Qetësori i cili është më i paduruari, madje ai fajëson sobën se nuk është shumë e nxehtë për ta bërë darkën në kohë. Por, Aida e qetëson duke i thënë se spageti gatuhet më mirë kur zjen ngadalë dhe bëhet më e shijshme. Ata ngrihen të dy dhe akomodehen afër kuzhinës ku edhe shohin lëvizjet banorëve të tjerë që janë duke bërë provat për inskenimet që kanë marrë përsipër dhe duket... Vazhdo

February 9, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Big Brother Albania: Qetësori, ankohet për darkën
Tags: , , , , , , , , , , , ,