Big Brother 2 Albania – Thashetheme

Aida : Duhen provuar etapat e lojës
18/04/09 00:02 Aida mendon se të gjithë banorët duhet t’i provojnë etapat e lojës e të shkojnë në finale. Këtë bisedë ajo e zhvillon me Eltonin dhe Junën. Ajo ka parasysh se të katërt banorët e nominuar janë ata që kanë qënë më shpesh në nominim dhe që quhen banorë të fortë. Aida, edhe pse ka kontradikta me këta banorë, i vjen keq që një prej tyre të dalë, duke përfshirë edhe veten. Sipas saj, ata kanë dhënë dhe provuar gjithcka në lojë, madje edhe ndjehen të lodhur prej saj dhe të skualifikohen... Vazhdo
Sori : Jam bërë specialist i nomnimeve
17/04/09 17:40 Anjeza duke qethur Qetsorin diskuton për ndryshimin e sjelljes së tij. Ajo i thotë që sipas mendimit të saj ai ka ndryshuar kohët e fundit, dhe shton:-“Më duket se të ka kapur frika!” Ai i thotë që nuk mund të sillet gjithmonë njësoj, dhe shton:-“Nuk jam aq i keq si në fillim!” Anjeza e pyet se pse i dukej vetja i tillë. Sipas Qetsorit ai në disa raste është sjellë keq, por këtë gjë e ka bërë me qëllim . Sa më shumë afron finalja aq më të emocionuar janë banorët , por nuk ndryshon sjellja... Vazhdo
Bisedë për Arin
17/04/09 14:37 Arjoni u tregon disa prej banorëve për një bisedë që kishte patur me Arin në lidhje me nominimet. Ai u tregon se i kishte thënë Arit se me veprimin që kishte bërë që kishte pirë kafe gjatë provës, e kishte hak që ta nominonte. Ari ia kishte kthyer se dhe ai e kishte në listë pas një shprehjeje që Arjoni i kishte thënë se ai nuk duhej të merrej me të vjetrit. Arjoni mendon se këto biseda janë normale sepse ishin përgjigje dhe kundërpërgjigje. Ata fillojnë të flasin për Arin. Eltoni shprehet... Vazhdo
Mimoza : Ari më befasoi
17/04/09 13:25 Moza i tregon Adit edhe Adelës se Ari i kishte bërë një xhest dhe ajo ishte befasuar nga kjo gjë sepse nuk e priste prej tij. Ajo thotë se në fillim kur erdhi Ari në shtëpi, u fliste atyre me shumë edukat duke i bërë moral për sjellje të mirë të gjithëve, ndërsa me atë veprimin që i kishte bërë asaj, ajo ishte befasuar. Adela i thotë se ai ia ka bërë për inat, ngaqë ajo e kishte refuzuar. Adi e këshillon që të shkojë e të sqarohet me të duke patur parasysh natyrën e Arit i cili është pak... Vazhdo
Adelajda : Ti je më e mirë se Moza
17/04/09 00:10 “Nga të dy Big Brother, Moza është goca më e bukur!” – ka thënë Adelajda. “Dakord!” – ka thënë edhe Arjani, edhe Qetsori. “Pas Mimozës, vjen ti!”- i ka thënë Arjani asaj. “Jam edhe unë, po ato janë më të mira, më të gjata, më të bukura…- ka thënë Adela. Sipas Arjanit varet sesi e shihje, sepse, po sipas tij, në një këndvështrim mashkullor, ajo ishte më e mirë se Mimoza. “Ti je më “hot”, më femër!”- i ka thënë Arjani asaj. – Ti …. e ke më të bukur... Vazhdo
Arjan : Moza vetëm fytyrën ka të bukur
17/04/09 00:00 “Je trashur!” – i ka thënë Ari Mimozës. Ajo i ka thënë se njëherë shëndoshej, njëherë dobësohej, por nuk e dinte pse. Megjithatë është shprehur e kënaqur për shëndetin që mund të kishte marrë, pasi, sipas saj, kishte nevojë. Adelajda ka thënë se gjithsesi, Mimoza ishte shumë e mirë. “Është e mirë se është e vogël!” – ka thënë Qetsori. Ndërsa sipas Arjanit, Mimoza vetëm fytyrën kishte të bukur, asgjë tjetër. “Moza është e ëmbël, se asnjë parametër tjetër s’ka!... Vazhdo
Prova e pishinës
16/04/09 20:59 Prova e javës konsistonte në mbushjen me ujë të pishinës. Prova quhet e fituar në rastin kur në mbrëmjen e spetaklit të ditës së shtunë, niveli i ujit të pishinës të jetë maksimal. Banorët ishin të pajisur me kova për të mbushjen e ujit. Banorët janë imenjuar shumë për këtë provë.  Vazhdo
Dentisti në Big Brother
16/04/09 19:51 “Big Brother” ka menduar për shëndetin e banorëve, duke i ofruar një shërbim nga klinika stomatologjike “Perla Dent”. Ari është banori i parë që ka bërë vizitën dhe i është nënshtruar shërbimeve të saj, duke u pasuar më pas nga të gjithë banorët me rradhë. Të gjithë banorët i kanë treguar dentistit problemet e tyre me dhëmbët, dhe ai është munduar t`u zgjidhë të gjitha problemet e tyre.  Vazhdo
Adelajda : S`ma bën zemra t`i them ik
16/04/09 15:59 Adelajda i ka shprehur Mimozës shqetësimin e saj në lidhje me të shtunën. Ajo thotë:-“Nuk e di nëse dal se si do i shpjegoj gjërat!” Sipas Mimozës është jeta e saj dhe nuk ka pse të mendojë se cfarë thonë njerëzit. Ajo shton:-“Bëj cfarë të thotë zemra!” Mimoza shprehet se kur të dalë cdo gjë për Adelajdën do jetë ndryshe, dhe se familja e saj do e kuptojnë. Adelajda thotë që ajo nuk po sillet keq , por që nuk e di se sa mund ta kuptojnë të tjerët këtë gjë. Gjatë bisedës Bjordi... Vazhdo
Adelajda : Juna e kaloi masën
16/04/09 15:35 Adelajda dhe Mimoza duke parë sjelljen e Junidës në lidhje me Adin fillojnë komentojnë për këtë gjë. Mimoza thotë që Junidës i pëlqen Adi , por ky i fundit nuk ja kthen sa ajo. Adelajda e kundërshton duke i thënë që Adi nuk e pëlqen fare atë. por është i edukuar dhe nuk i thotë dot ik. Ajo për të përforcuar më shumë idenë e Mimozës thotë:-“Junës duket që i pëlqen, se i shkon gjithë ditën mbrapa!” Sipsa mendimit të saj nuk mund të sillesh si Junida me një person që ke tre ditë që... Vazhdo

Page 30 of 123« First...1020...2829303132...405060...Last »