Kulturë / Kultura

Takim letrar në Qendren Kulturo- Informative “Malësia” në Tuz
Qendra Kulturo- Informative “Malësia” nga Tuzi dhe  Fondi për realizimin e të drejtave të popujve pakicë, në bashkëpunim me Bashkimin e Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi, nesër paradite, me fillim në ora 10, siç na njoftuan nga kjo qendër për kulturë, organizojnë Takim letrar, në të cilin do të marrin pjesë Mustafa Canka, nga revista “Dija”, pastaj Liridona Sinishtaj, studiuese letrare, e cila do të mbajë një ligjëratë për romanin e Edita Nimanbegut, “Shtigjet e fatit” dhe Argzon Sulejmani e Gani... Vazhdo

October 16, 2015  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Takim letrar në Qendren Kulturo- Informative “Malësia” në Tuz
Tags:

Festohet Dita e Shegës në Anë të Malit – Ulqin
Në zonën e Anës së Malit, në Komunën e Ulqinit në Mal të Zi u mbajt manifestimi rajonal “Dita e Shegës”. Në këtë manifestim tradicional prodhuesit vendor ekspozojnë dhe shesin prodhimet me cilësi të njohur jo vetëm në Mal të Zi por edhe në rajon. Ana e Malit është e pasur me bujqësi ekologjike, e cila kultivon kryesisht prodhime mesdhetare. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj përgatiti kronikën. VAO    Vazhdo

October 9, 2015  :: Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Festohet Dita e Shegës në Anë të Malit – Ulqin
Tags:

Promovohet romani i Edita Nimanbegut “ Shtigjet e fatit” – Video
Është promovuar të shtunën në mbrëmje në Galerinë e Arteve në Shtëpinë e Kulturës në Ulqin romani “Shtigjet e fatit” të autores ulqinake Edita Nimanbegu. Është ky romani i parë i zonjës Nimanbegu por edhe romani i parë i botuar nga femra shqiptare në Mal te Zi, raporton portali TV Teuta. Për vlerat e romanit dhe biografin e autorës folën Gazmend Çitaku,Valbona Hoxha dhe Liridona Sinishtaj . Të njëjtën kohë, në të njëjtin ambient është hapur edhe ekspozita personale e fotografive të zonjës në fjalë. “Jam... Vazhdo

October 3, 2015  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Promovohet romani i Edita Nimanbegut “ Shtigjet e fatit” – Video
Tags:

Gjekë Gjonaj sjell librin më të ri  “Bijtë e shqipes“
Ismet Kallaba Para pak ditësh nga edicioni i Botimeve Fishta në Lezhë doli libri “Bijtë e shqipes” i autorit Gjekë Gjonaj. Libri është përmbledhje e artikujve publicistikë dhe shkencorë të autorit, por edhe i disa autorëve të tjerë, mbi personalitetet, ngjarjet e rëndësishme dhe tema të tjera nga fusha të ndryshme, që sipas Gjonajt përbëjnë “një pasuri të rëndësishme në ruajtjen e veçorive të identitetit kombëtar, etnik, të shqiptarëve në Mal të Zi dhe kudo që janë”. Duke u nisur nga lënda... Vazhdo

October 1, 2015  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Gjekë Gjonaj sjell librin më të ri “Bijtë e shqipes“
Tags:

Poeti Basri Çapriqi – laureat i çmimit “Naim Frashëri”
Fitues i çmimit të madh “Naim Frashëri” i Edicionit XIX të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” është poeti I njohur shqiptar, Basri Çapriqi. Ky është vendim i Jurisë së Festivalit i përbërë nga poeti dhe studjuesi Salajdin Salihu (kryetar), poetët Ndue Ukaj (anëtar) dhe Haxhi Shabani (anëtar). Drejtoria e Festivalit, gjithashtu ka shpall laureatin e sivjetshëm edhe Anëtar Nderi të Festivalit. Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 15 – 18 tetor 2015,... Vazhdo

September 23, 2015  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Poeti Basri Çapriqi – laureat i çmimit “Naim Frashëri”
Tags:

Donacion Abetarja për fëmijët shqiptarë në Mal të Zi – Video
Për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi arriten donacionet e Abetares mbarëkombëtare nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës. Donacioni iu dorëzua sot në Ulqin Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malt të Zi, i cili së shpejti do të bëjë shpërndarjen e abetareve për nxënësit e klasës së parë në shkollë me mësim në gjuhën shqipe. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj  përgatiti kronikën.     VIDEO:  Vazhdo

September 20, 2015  :: Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Donacion Abetarja për fëmijët shqiptarë në Mal të Zi – Video
Tags:

Ministria Arsimit e Kosovës i dhuron KKSH-së donacion Abetaren mbarëkombëtare
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka pranuar sot donacion Abetaren mbarëkombëtare nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë së Republikës së Kosovës. Donacionin kryetarit të KKSH-së, z. Genci Nimanbegu, ia ka dorëzuar në emër të MASHT-it, drejtori i Departamentit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar pranë kësaj ministrie, z. Agim Bërdyna. Kryetari Nimanbegu e ka falënderuar MASHT-in për dhuratën, për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi, në mënyrë që tani e tutje secili fëmijë... Vazhdo

September 19, 2015  :: Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Ministria Arsimit e Kosovës i dhuron KKSH-së donacion Abetaren mbarëkombëtare
Tags:

Draga: Ekspozitë e dëshmive të shpëtimit të hebrejve në kosovë
Ekspozitë e fotografive Ekspozitat e ndryshme artistike paraqesin një moment të veçantë për autorin dhe mjedisin përkatës. Por, kur kemi të bëjmë me ekspozita të veçanta tematike përkatësisht fotografike, del qartë se kemi të bëjmë me një qasje specifike, qoftë për një mjedis të caktuar apo ngjarjet që lidhën me rrethanat e kohës të cilat ata pasqyrojnë. Pikërisht e tillë është ekspozita e fotografive e cila po hapet sot nga Qendra Kulturore në bashkëpunim me Shoqatën e Miqësisë Kosovë-Izrael “Dr.... Vazhdo

September 14, 2015  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Draga: Ekspozitë e dëshmive të shpëtimit të hebrejve në kosovë
Tags:

SnapChat e prezanton Malin e Zi me çifteli
Rrjeti social SnapChat, për çdo javë poston nga një video nga vende të ndryshme të botës. Këtë javë, shfrytëzuesit e Snapit kanë pasur rastin të shohin qytetin e Ulqinit në Malin e Zi. Në videon e postuar, shihet Plazhi i Vogël, teksa në skaj të shëtitores është një burrë që i bie çiftelisë, transmeton Telegrafi. Përmes imazhit grafik, në video tregohet për Podgoricën, që është kryeqyteti i shtetit. Sipërfaqja, popullsia dhe gjuhët që fliten janë po ashtu pjesë e përshkrimit në rubrikën “One Week... Vazhdo

September 10, 2015  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on SnapChat e prezanton Malin e Zi me çifteli
Tags:

Shpallje: Konkursi plotësues (afati i dytë) për kandidatët të cilët duan të aplikojnë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina“, ka shpallur konkursin plotësues (II) për pranimin e kandidatëve në vitin e parë të  studimeve themelore bachelor, në vitin akademik 2015/2016. Për të gjithë të interesuarit, paraqitja e dokumentacionit zgjat nga data 03.09. deri më datën 17.09.2015. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është: – Certifikata e lindjes (origjinale) – Dëftesat e  shkollës së mesme (origjinale, dublikatë ose të noterizuara) – Diploma e kryerjes së shkollës së mesme (origjinale,... Vazhdo

September 5, 2015  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Shpallje: Konkursi plotësues (afati i dytë) për kandidatët të cilët duan të aplikojnë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”
Tags: