Kulturë / Kultura

Historia e ‘humbjes’ të Kronit të Pashës në Ulqin
Apel për rindërtimin e Kronit të Pashës në Ulqin Për Xhami, shtëpi, kronin dhe hamamin e Ali Pashës kam shkruar edhe më parë, por më duket se nuk është e tepërt të përsëritet prap, pasi që çdo herë kurë ndrohet pushteti, gjithmonë egziston mundësia që Pushteti më i ri, të marrë hapa që të bëhet më tepër për valorizimin e përmendoreve kulturo historike, njëkohësisht edhe fetare, pasi që ky kompleks është më së parit, fetar. Shtëpia e Ali Pashës, siç duket do të presë ndonjë kohë tjetër,... Vazhdo

April 29, 2014  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Historia e ‘humbjes’ të Kronit të Pashës në Ulqin
Tags:

Libri Ulqini dhe Tivari – Ndërmjet Krishterimit dhe Islamit nga Hajrudin S. Muja
Defteri i Regjistrimit Kadastral të Sanxhakut të Shkodrës, për vitin  1485[1], përmban emrat e kryefamiljarëve të Krajës (si fshat), Mërkotit, dhe të Nahisë së Maleve të Shestanit: Gjon Braka, Sëvaça (Seoça), Mokrili, Shënmri Magalen, etj. Në kuadrin e kësaj nahije, përfshiheshin edhe disa fshatra të Anës së Malit: Dramosh, Gorica, Bardon, Muriqan, Valza, Vidhikar e Unfrasfnil (Fraskanjel), fshatra të cilat në Defterin e vitit 1582, përfshiheshin në Nahinë e Zabojanës ose të Tejbunës, ku në këtë të fundit... Vazhdo

April 27, 2014  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Libri Ulqini dhe Tivari – Ndërmjet Krishterimit dhe Islamit nga Hajrudin S. Muja
Tags:

Premiera e dramës “Servantes dhe Dulcinea” në Ulqin më 1 maj – Video
Drama nën udhëheqjen e Munib Abazit, e cila tash dy muaj të tëra po punon shfaqjen teatrale “Servantes dhe Dulcinea”, ka lajmëruar që premiera duhet të jetë gati për festat e një majit. Trupa e Dramës “Servantes dhe Dulcinea”, më 1 maj do ta servoi publikun me premierën e parë për këtë vit. Performanca e inspiruar nga një episod i romanit të famshëm të Miguel de Servantes (që besohet të jetë se u shkruar në Ulqin kur ai u burgos nga piratët). Munib Abazi thotë se me shfaqjen e dramës “Servantes dhe... Vazhdo

April 24, 2014  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Premiera e dramës “Servantes dhe Dulcinea” në Ulqin më 1 maj – Video
Tags:

Biblioteka Popullore e Ulqinit: Anëtarësim falas me rastin e ditës botërore të librit – Video
Me rastin e 23 Prillit, Ditës Botërore të Librit, në Bibliotekën Popullore të Ulqinit, nën moton “E duam librin!” do të organizohet anëtarësimi njëvjeçar falas për të gjitha moshat. Anëtarësimi pa pagesë do të bëhet të mërkurën, më 23 prill, nga ora 8 deri në 19, në lokalet e Bibliotekës në Ulqin dhe në Katërkollë të Anës së Malit. Anëtarët e vjetër në këtë mënyrë munden të vazhdojnë anëtarësimin edhe për një vit pa pagesë. Le të shënojmë këtë datë të rëndësishme së... Vazhdo

April 23, 2014  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Biblioteka Popullore e Ulqinit: Anëtarësim falas me rastin e ditës botërore të librit – Video
Tags:

Historiku i Shkollës në Anë të Malit
Shkruan: Ilir Lleshi IP Shkolla fillore ‘Bedri Elezaga’ në Vlladimir, komuna Ulqin, ka shkollën amë dhe 8 paralele të ndara në fshatrat: Krythë, Sukubinë, Rashtishë, Millë, Kravar, Shtodër, Kllezën dhe Fraskanjel. Kjo shkollë është themeluar në vitin 1929 në ndërtesën e mejtepit në Selitë, komuna Katërkollë. Të njëjtin vit janë çelur shkollat në Kosiq dhe Sukubinë. Numëri i nxënësve nuk është i njohur ndërsa mësuesit e parë kanë qenë: Në Selitë, Jozica Mariniqi, në Kosiq, Milenko Guberiniqi... Vazhdo

April 22, 2014  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Historiku i Shkollës në Anë të Malit
Tags:

U përurua libri i Asllan Bishës „Zonja nga kryeqyteti“
Shkrimtar bashkëkohor me risitë e tij në letërsinë shqipe  Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve „Art Club“ ka përuruar të premten në Qendrën e Kulturës në Ulqin librin me novela „Zonja nga kryeqyteti“ të shkrimtarit Asllan Bisha. Kryetari i SHAI „Art Club“, publicisti Ali Salaj, ka thënë se Asllan Bisha është prozatori më i përkushtuar në letërsinë shqipe në Mal të Zi, i cili në veprat e veta e përqendron vëmendjen tek subjektet e thjeshta të jetës së vet duke e gërshetuar atë... Vazhdo

April 20, 2014  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on U përurua libri i Asllan Bishës „Zonja nga kryeqyteti“
Tags:

Doli nga shtypi revista Gjon Buzuku nr.41
Doli nga shtypi revista “Gjon Buzuku nr.41”, me kryeredaktor Prof. dr. Simë Gjon Dobreci, zëvendës kryeredaktor Msc. Anton Lulgjuraj.   Redaksia e revistës Prim. Dr. Gani Karamanaga, Dr. Zylfije Duraku, dr. Lukë Gjokaj, Dr. Nail Draga, Gjokë Dabaj, Hajro Ulqinaku, Ali Gjeçbritaj, Muzafer Çaushi, Mustafa Canka. Realizimi artistik u bë nga Gazmend Çitaku, fotografia e ballines nga Fisnik S. Dobreci. Së shpejti revistën mund ta gjeni (shkarkoni) edhe online në adresën: www.buzuku.info. Fisnik S. Dobreci Facebook Permbajtja 2.... Vazhdo

April 19, 2014  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Doli nga shtypi revista Gjon Buzuku nr.41
Tags:

Promovimi i librit “Det i trazuar” nga Syme Kokaj
Shkruan Arbra Kurmemi Doli nga shtypi libri-përmbledhje me poezi  “Det i trazuar”i zonjës Syme kokaj. Nje liber ku poetja shkruan per humbjen e personave te dashur, mergimin, dashurine, i shkruan  shume bukur edhe vendlindjes… Promovimi u bë në lokalet e restorantit të bukur “Buna Park” të Ura e Shkodres në një atmosferë shumë të ngrohtë e miqësore,ku  morën pjesë përfaqesuesit e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave  i Malit te Zi, drejtori i Fondit z. Safet... Vazhdo

April 16, 2014  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Promovimi i librit “Det i trazuar” nga Syme Kokaj
Tags:

Fondacioni ”Studenti” organizoi mbrëmje studentore + Foto + Video
Fondacioni ,,Studenti” organizoi të shtunën, më 12 prill 2014, në Qendrën e kulturës-Ulqin, Mbrëmje studentore, në kuadër të projektit,,Ruajtja e identitetit përmes veprimtarisë krijuese” të cilin e financoi Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave i Mali të Zi. Me këtë rast, fjalën përshëndetëse e mbajti kryetari z. Hajredin Kovaçi i cli foli edhe për veprimtarinë 10 vjeçare të Fondacionit ,,Studenti”. Në këtë mbrëmje artistike e gërshetuar me pika të ndryshme, u... Vazhdo

April 14, 2014  :: Intervista / Intervju, Kulturë / Kultura :: Comments Off on Fondacioni ”Studenti” organizoi mbrëmje studentore + Foto + Video
Tags:

Drama shqiptare “Allegretto Albania”, në skenën teatrore të Malit të Zi
Në Teatrin Kombëtar të Podgoricës në Malin e Zi, do jepet premiera e dramës “Allegretto Albania” e dramaturgut Stefan Çapalikut në gjuhën malazeze. Vepra, e cila për herë të erdhi si premierë në skenën e Teatrit Kombëtar para disa vitesh, bëhet dhe drama e parë shqiptare që vihen në skenën malazeze. Përkthimi i tekstit u realizua nga përkthyesi i njohur i shqipes në Malin e Zi, Agron Camaj. Për realizimin e këtij produksioni teatror, që vjen në skenë më 15 prill u angazhua trupa profesioniste e Teatrit... Vazhdo

April 11, 2014  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Drama shqiptare “Allegretto Albania”, në skenën teatrore të Malit të Zi
Tags: