Lajmet / Vijesti

Gjeka nënshkruan marrëveshjen me Petro Bozon për Miss Shqipëria në Ulqin – Video
Sot producenti Petri Bozo ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me kryetarin e komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka për zhvillimin e konkursit Miss Shqipëria 2014 në kalanë e Ulqinit. Kështu nga datat 20-27 qershor bukuroshet shqiptare do të jenë mikeshat speciale të këtij qyteti, ku mbrëmjen e 27 qershorit, në kalanë e bukur shqiptare do të kurorëzohet më e bukur e trojeve tona. Kjo është hera e parë që nënshkruhet një marrëveshje e tillë për zhvillimin e një eventi mbarëkombëtar. Ulqini është një qytet... Vazhdo

April 18, 2014  :: Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Gjeka nënshkruan marrëveshjen me Petro Bozon për Miss Shqipëria në Ulqin – Video
Tags:

” Danger ” klip i ri nga grupi rep “KGB” Ulqin
Djemtë e grupit “KGB” ka lansuar videoklipin më të ri të këngës që mban titullin “Danger” dhe është subjekt i një kënge që i përket zhanrit rep i përgaditur dhe inçizuar në Prishtinë. Kënga e shumëpritur e fansave të grupit “KGB”  më në fund është lansuar.Ky projekt ka mbledhur të gjithë protagonistët e grupit, në një këngë që është pritur mjaft mirë që në momentet e para. Muzika është punuar nga producentët, Shkelqim Ravja, teksa tekstin e kanë shkruar vet reperët.   Videoklipi... Vazhdo

April 18, 2014  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on ” Danger ” klip i ri nga grupi rep “KGB” Ulqin
Tags:

Kryetari Gjeka uron besimtarët me rastin e Festës së Pashkëve
Arqipeshkvia e Tivarit Monsinjor Zef Gashi I nderuar shkelqësi! Më lejoni që në emer të Komunës së Ulqinit dhe në emrin tim personal, në rradhë të parë Ju shkelqesi dhe përmes jush të gjithë besimtarëve të besimit katolik t’ua  uroj përzemersisht Pashket. Gëzuar Pashkët – Diten e madhe të Ringjalljes së Krishtit. Uroj për ma shumë shëndet e begati. Me nderime  dhe rrespekt të veçantë!   Kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka  Vazhdo

April 18, 2014  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Kryetari Gjeka uron besimtarët me rastin e Festës së Pashkëve
Tags:

Më 18 prill Hapet panairi i punës 2014 në Hotel Mediteran – Ulqin
Shumica e të rinjëve mund të kenë mundësinë të aplikojnë lehtësisht për vende pune. Gjatë fundjavës dhjetra kompani që operojnë në fushatë ndryshme do të marrin pjesë në edicionin e parë të Panairit të Studimit dhe Punës. Qëllimi kryesor është që kompanitë të kenë mundësi që të intervistojnë të rinjtë që janë arsimuar dhe janë potencial i mundshëm për vende të ndryshme pune. Hotel Mediteran ne bashkepunim me Organizaten Turistike dhe Qendren per  Zhvillim Ekonomik Ulqin  me datën 18 Prill ,... Vazhdo

April 16, 2014  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Më 18 prill Hapet panairi i punës 2014 në Hotel Mediteran – Ulqin
Tags:

Digjet Restoranti i plazhit Noki Beach Ulqin – Video
Në ora 18.50 ka shpërthyer zjarri në Restoranin qendror të plazhit te njohur të Ulqinit “Noki Beach”. Restorani është djegur deri në themel me të gjitha pajisjet që ndodheshin brenda, edhe pse zjarrfikësit kanë arritur shpejtë  në vendngjarje, por nuk kanë mundur që të shpëtoj asgjë.  Dëmet llogariten në rreth qindra mijë euro. Pronari i restoranit është Kolë Nushi,  shtetas i Kosovës. Hetues policorë po punojnë ngushtë me inspektorët për hetimin e shkaqeve të zjarrit.    Vazhdo

April 16, 2014  :: Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam :: Comments Off on Digjet Restoranti i plazhit Noki Beach Ulqin – Video
Tags:

35 vjetori i tragjedisë së 15. prillit 1979 nga Rexhep Lleshi
Nga Rexhep Lleshi: ”E VËRTETA ime” TERMETI KATASTROFAL E diele, 15 prill 1979. Mëngjes i bukur pranveror. Sipas tij askush nuk mundi të gjykojë se ajo ditë, do të jetë e veçantë për rajonin, do të sjelli humbje materiale, vdekje njerëzish, tragjedi, që do të hyjë në kronikë të zezë, me pasoja katastrofale për vendin e bukur dhe njerëzit e tij fisnik. Atë ditë, duke mos pasur asnjë parandjenjë se çfarë do të ndodh, herët në mëngjes, bashkë me gruan e axhës Aishen, u nisëm me veturë për të shkuar... Vazhdo

April 15, 2014  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on 35 vjetori i tragjedisë së 15. prillit 1979 nga Rexhep Lleshi
Tags:

Përfundon Fest edicioni i VII  Lojnave Popullore në Oblik – Shkodër + Foto
Sot 12 prill 2014 në Oblikë Ana Malit – Shkodër u mbajten  “ Lojrat popullore fest” edicioni i 7-të, i organizuar nga organizata THE DOOR Albania. Në këtë eveniment kulturorë ishim të ftuar dhe ne,  OJQ “Biznis Klub Ana Malit”  ku në garat e futbollit në finalen Zus 0:2 Oblikë ku dorëzimin e kupës për ekipin fitues, në shenjë respekti e bëri z. Kabil Kurti, kryetari i BKA-së, të ashtuquajtur kupa pranverore “Aldin”. Në kuadër të BKA-së tashmë dihet që është dhe SHA “Tradita”, ku morën pjesë... Vazhdo

April 13, 2014  :: Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Përfundon Fest edicioni i VII Lojnave Popullore në Oblik – Shkodër + Foto
Tags:

Nderohet kryetari Gjeka për kontributin ulqinak në Durrës + Foto
Mirënjohje për kontributin ulqinak në Durrës Durrës, 11 prill 2014 – Kryebashkiaku Dako duke respektuar kontributin e komunitetit të ulqinakëve në Durrës, që në vitet 20 të shekullit të kaluar, i dorëzoi shoqatës “Ulqini” një certifikatë mirënjohje të Bashkisë Durrës për aktivitetin e kësaj shoqate. Kryebashkiaku Dako është bërë jo vetëm pikë referimi për prezencën ndërkombëtare në Shqipëri, por edhe pikë referimi mbarë shqiptare. Në vite kryebashkiaku durrsak ka pasur takime pune, kortezie,... Vazhdo

April 12, 2014  :: Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region :: Comments Off on Nderohet kryetari Gjeka për kontributin ulqinak në Durrës + Foto
Tags:

Jozyrtarisht: Protestë e shqiptarëve edhe në Ulqin?
Mbasi që në disa ditët e kaluara janë mbajtur tubimet protestuese të Shqiptarëve në Tuz dhe Plavë, si dhe në Uashington, paralajmërohet mundësia e organizimit të tubimit të ngjashëm edhe në Ulqin. Pyetja kyçe e cila shtrohet është kush do të jetë formalisht organizator i kësaj proteste. “Ulqini është qendër politike, ekonomike dhe kulturore e Shqiptarëve në Mal të Zi, e vetmja komunë ku ne bëjmë shumicën dhe rendi është që në mënyrë demokratike të shprehim pakënaqësinë tonë me gjendjen momentale”,... Vazhdo

April 11, 2014  :: Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Jozyrtarisht: Protestë e shqiptarëve edhe në Ulqin?
Tags:

Goditet me këpucë Hillary Clinton – Video
Një grua në Las Vegas ka goditur me këpucë Hillary Clinton, gjatë një fjalimi që kjo e fundit po mbante për riciklimin e metaleve. Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit ka reaguar menjëherë dhe fatmirësisht këpuca nuk e ka prekur atë. I njëjti gjest ndodhi në vitin 2008 kundër George W. Bush në Bagdad, i cili u godit me këpucë nga një iraken. Gruaja, e cila kreu veprimin, u ndalua menjëherë nga rojet e sigurisë. Arsyet e këtij akti janë të paqarta. Zeri  Vazhdo

April 11, 2014  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Goditet me këpucë Hillary Clinton – Video
Tags: