Lajmet / Vijesti

Pasanikët e estradës shqiptare
Nga Kastriote Bajrami Sikurse politikanët, ashtu edhe pjesa dërmuese e personaliteteve të artit janë pasuruar brenda një periudhe të shkurtër. Por për dallim nga politikanët, një pjesë e madhe e artistëve janë pasuruar falë zërit dhe popullaritetit që kanë në skenën muzikore. Falë çmimeve të larta nëpër koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore, këngëtarët po përfitojnë bukur shumë dhe vlera e pasurisë së tyre kap me miliona euro. Por edhe pse posedojnë këtë pasuri, pjesa dërmuese e tyre nuk preferojnë... Vazhdo

January 18, 2014  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Pasanikët e estradës shqiptare
Tags:

Vdes në aksident trafiku ulqinaku
(Foto: Radomir Petrić – Vijesti Online) Drejtoria e Policisë së Malit të Zi ka njoftuar se në rrugën magjistrale Tivar – Ulqin, saktësisht në fshatin Peçurice, ka ndodhur një aksident trafiku ku në orën 07:10 të mëngjesit të sotëm vdes në aksident ulqinaku Viktor Ljuljic, derisa bashkudhëtari tij Ljubo Ljuljiq është lënduar rëndë. Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë e tipit Golf me pllaka të Ulqinit dhe autobusi me pllaka italiane e vozitur nga personi me nacionalitet shqipëtar. Aktualisht... Vazhdo

January 18, 2014  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Vdes në aksident trafiku ulqinaku
Tags:

Teuta Selimi ne duet me Korab Jetishin
Teuta Selimi ka realizuar një duet në bashkëpunim me Korab Jetishin i cili titullohet “Non Stop”. Këngëtarja duket e kënaqur me produktin përfundimtar të këtij bashkëpunimi, dhe gjatë një prononcimi për Zëri ka thënë se shpreson ajo të pëlqehet edhe nga publiku. “Kënga përmban një tekst mjaftë të qëlluar, është një baladë e përgatitur mjaftë mirë dhe shpresoj që do të pëlqehet në publik”. “Kënga ka për tematikë një dashuri të dështuar që fatkeqësisht është prezente tek shoqëria jonë.... Vazhdo

January 18, 2014  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Teuta Selimi ne duet me Korab Jetishin
Tags:

Lek Markiqi nuk heq dorë nga Adonis Markashi, Revoltohet babai thëret ne padrejtësi
DEKLARATË PËR OPINION   Unë, Xhavit Markashi, prindi i karateistit të njohur për opinion Adonis Markashit jap deklaratë kundër veprimit jonjerëzor të trajnerit të klubit të karatesë “Champion” Lek Markiqit, i cili vazhdimisht ka tentuar dhe tenton në çdo mënyrë që të pengojë djalin tim, Adonisin, që të vazhdojë karrierën e tij deri më tash të suksesshme në sportin e karatesë. Adonis Markashi është deklaruar haptas se nuk është më anëtar i klubit të karatesë “Champion” që nga përfundimi... Vazhdo

January 17, 2014  :: Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport :: Comments Off on Lek Markiqi nuk heq dorë nga Adonis Markashi, Revoltohet babai thëret ne padrejtësi
Tags:

OTU për herë të parë në panairin e Vjenës në 2014
Panairi në Vjenë 2014 Organizata Turistike e Ulqinit për të parën herë sipas Plan Programit per vitin 2014 merr pjese ne panairin e turizmit Ferien Messe ne Vjene i cili mbahet prej 16 deri me 19 janar, me te cilin njeherit fillon edhe promovimi i ofertes turistike per kete vit. Panairi i Vjenes është panairi më i njohur internacional ne Austri i cili mbahet rreth 38 vite. Sipas të dhënave statistikore te organizatorëve këtë panair vitin e kaluar e kanë vizituar 150.000 vizitues si dhe me mijera eksperta nga lëmia e turizmit... Vazhdo

January 17, 2014  :: Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam :: Comments Off on OTU për herë të parë në panairin e Vjenës në 2014
Tags:

Zyrtarët në Ulqin nën hetim te Prokuroris – Video
Ulqin, 16 janar – Prokuroria e Lartë Shtetërore e Malit të Zi ka nisur hetimet kundër kryetarit dhe nënkryetarit të Ulqinit, Nazif Cungu e Selim Resulbegoviqi për korrupsion të mundshëm. Hetimet nisën pas akuzave të ndërsjella ndërmjet Cungut e Resulbegoviqit  gjatë një debati televiziv, me ç’rast akuzuan njëri tjetrin për korrupsion. Resulbegoviqi akuzoi Cungun se me studimin për lokacionin e Shasit, ku ka pronë private, ka përfshirë edhe 32 mijë metra katrorë të pronës shtetërore dhe kështu i ka shkaktuar... Vazhdo

January 17, 2014  :: Lajmet / Vijesti, Politika :: Comments Off on Zyrtarët në Ulqin nën hetim te Prokuroris – Video
Tags:

Nika: Ulqinin, që (s)enjohim pas konfliktit televiziv, kryetar Cungu- nënkryetar Resulbegu….?!!!
Shkruan:Muhamet Nika, Kam pikëpamjen se kur ndodhin ngjarje të rëndësishme në jetën e një komuniteti , atëherë  ngjarjet gjithë herë e meritojnë, një koment të rëndësishëm.  Nisur nga ky qëndrim , statusin e ngjarjeve të rëndësishme- Që (s)e njohim , pa mëdyshje  e  kishte edhe konflikti parazgjedhor në TV Teutë, i  kryetarit  Cungu, dhe  nënkryetarit Resulbegu….Ai mbase, vjen, nga koha e miratimit të Planit, Hapësinorë , të Malit të Z…, kur edhe amviset e Ulqinit, nënshkruan një peticion... Vazhdo

January 16, 2014  :: Lajmet / Vijesti, Opinione :: Comments Off on Nika: Ulqinin, që (s)enjohim pas konfliktit televiziv, kryetar Cungu- nënkryetar Resulbegu….?!!!
Tags:

Parregullsitë e vërejtura nga FORCA gjatë zgjedhjeve të kaluara
Deklaratë lidhur me parregullsitë në procesin e votimit Gjatë zgjedhjeve të kaluara ka pasur parregullsi të numërta në procesin e votimit, ndër të cilat ka pasur raste: Që figuron se kanë votuar familje të tëra të cilat jetojnë jashtë shtetit dhe nuk kanë qenë prezente ditën e zgjedhjeve Që figuron se kanë votuar persona të vdekur Këto shkelje kryesisht janë realizuar duke shfrytëzuar të drejtën e votimit me zarf. Gjithashtu ka pasur raste që dalja në zgjedhje në disa vendvotime ka arritur deri në 90%,... Vazhdo

January 15, 2014  :: Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Parregullsitë e vërejtura nga FORCA gjatë zgjedhjeve të kaluara
Tags:

Konferencë për media në lidhje me të Mirat Detare
Ulqin,14.01.2014 Puna në Grupin e punës për përgaditjen e Propozim ligjit për të mirat detare për Kuvendin e Malit të Zi Si përfaqësues i Komunës së Ulqinit në Grupin e punës për përpilimin e Propozim ligjit për të mirat detare, i kam propozuar amandamentet të cilat janë përpiluar në përputhje me Përfundimet e Kuvendit komunal të Ulqinit dhe në përputhje me Vërejtjet e pushtetit local të cilat, si pushtet local, ia kemi nisë Ministrisë për zhvillim të qendrueshëm dhe turizëm. Nga 14 amandamente të cilët... Vazhdo

January 14, 2014  :: Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Konferencë për media në lidhje me të Mirat Detare
Tags:

Ulqin – Shkodër, vlla e motër – Video Blue Sky
TV “Blue Sky” organizoi në qytetin e Ulqinit koncertin e përvitshëm “Sofra e Shqipes”   “Në këtë taban për të ripërtëritur këtë lidhje të vjetër, lindi dhe ideja e presidentit të TV “Blue Sky”, z. Gëzim Brahusha për të organizuar edhe në këtë fundvit qe shkoi në qytetin e bukur të Ulqinit koncertin e përvitshëm “Sofra e Shqipes” një risi që e ka kaluar testin më të vështirë edhe në vitin e kaluar në qytetin e Shkodrës dhe që të shërbejë si vazhdimësi e traditave të të dy qyteteve, i... Vazhdo

January 14, 2014  :: Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Ulqin – Shkodër, vlla e motër – Video Blue Sky
Tags: