Lajmet / Vijesti

A e njihni burrin e Hana Cakulit?!
Me disa projekte në varg ku shquhej për origjinalitetin dhe stilin e veçantë, ulqinakja Hana Cakuli arriti të depërtoj në zemrat e shumëkujt. Por, me kalimin e viteve, për këngëtaren eci ritmi i punës dhe si rrjedhojë ajo e anashkaloi muzikën duke u fokusuar tek familja. Në verën e 2014-tës u martua në një ceremoni private teksa më pas solli në jetë edhe binjakët, që për habinë e shumëkujt u kuptuan vetëm pas disa muajsh nga lindja kur vetë Hana vendosi ta bëj lajmin publik. Fotot nga familja e këngëtares... Vazhdo

December 10, 2016  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on A e njihni burrin e Hana Cakulit?!
Tags:

Zhdukja e 4 mijë eurove është “E Vertet apo Jo”
Një hap spekulativ në drejtim të së ardhmes në financimin e komunës së Ulqinit po tenton të bëjë gazeta “Dan”. Pse!? Përputhshmërisë dhe Administrimit të Fondeve nga Komuna Ulqinit jo vetëm që nuk ekziston por ekzistenca e ture është fshehur nga arsye të paqarta nga disa institucione. Nga intervista e drejtorit të Qendrës për Kulturë Astrit Salaj japur portalit TV TEUTA, thuhet se spekullimet e gazetarit “Dan” jan të pasakta.   Në lajmin e djeshëm nga gazeta “Dan” e transmetuar... Vazhdo

December 10, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Zhdukja e 4 mijë eurove është “E Vertet apo Jo”
Tags:

Kabil Mehmeti xhevahiri i rrallë, që mbron thesarin e kulturës folklorike të Ulqinit
Nga Ismet Karamanaga Facebook Si të fillosh të bisedosh, dhe më vonë, edhe ti shkruash fjalët, mendimet dhe një pjesë të jetës e këtij virtuozit e valzimit. Është vështirë , pasi që Kabili flet shumë pak, është një njeri i jashtëzakonshëm, modest dhe i “but” siç totë populli ynë. Një figurë markante , i cili ende në moshën 78 vjeçare , tregon gjallëri dhe fuqi shpirtërore dhe fizike. Më duket se Kabili edhe në të ecurin e tij karakteristik, valzon. .. Vështirë të shkruash për këtë temë,... Vazhdo

December 8, 2016  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Kabil Mehmeti xhevahiri i rrallë, që mbron thesarin e kulturës folklorike të Ulqinit
Tags:

Të gjithë në këmbë për të duartrokitur Rozana Radin -Video
Çfarë mbrëmje e paharrueshme. E pakrahasueshme dhe e pabesueshme. Këngëtarja Rozana Radi ka performuar sonte në natën e parë të festivalit “Kënga Magjike 2016” këngën e saj “Ma thuaj Ti”. Që nga publikimi i kësaj kënge në fazën e parë të konkurrimit, Rozana është vlerësuar dhe pëlqyer shumë nga publiku për interpretimin e saj, madje duke e cilësuar si një prej favoriteve për ta fituar edicionin e 18-të të “Këngës Magjike”. Në Pallatin e Kongreseve sonte (e mërkurë) Rozana performoi e 21-ta... Vazhdo

December 8, 2016  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Të gjithë në këmbë për të duartrokitur Rozana Radin -Video
Tags:

Mustafa priti në takim ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha. Ambasadori Dinosha e ka informuar kryeministrin Mustafa për ekspozenë në Kuvendin e Malit të Zi nga kryeministri i porsazgjedhur malazez, Dushko Markoviq, si dhe për prioritetet kryesore të Qeverisë së re të Malit të Zi, transmeton Koha.net. Isa Mustafa, sipas komunikatës zyrtare, vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, si dhe përkushtimin e përbashkët për zgjerimin e miqësisë. Ai, po ashtu, tha... Vazhdo

December 8, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events :: Comments Off on Mustafa priti në takim ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha
Tags:

TUI i interesuar për investime në objektet e Rivierës së Ulqinit
Në Ulqin po qëndron një delegacion i Agjencisë Turistike TUI nga Republika Federale  e Gjermanisë Ata u takuan  me Kryetarin e Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët  e tij. Në takim  ku ishin të pranishëm dhe zyrtarë të organizates turistike nacionale dhe NP,,Të mirat detare,, u trajtuan  disa ceshtje me interes te vecantë për Ulqinin. Përfaqësuesit e TUI-t janë të interesuar  për investime  në objektet e ,,Rivierës së Ulqinit,,në Plazhin  e madh por edhe në mbushjen e kapaciteteve  të këtyre objekteve.... Vazhdo

December 7, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam :: Comments Off on TUI i interesuar për investime në objektet e Rivierës së Ulqinit
Tags:

Valbone Hoxha Gjikoli, shqiptarja e parë deputete ne Vouvry – Zvicer nga Ulqini
Foto: Le Nouvelliste Valbone Hoxha Gjikoli është një protagoniste e re në skenën politike zvicerane. Ajo është femra e parë shqiptare e zgjedhur  në asamblenë komunale, në rrethin ku jeton gjegjësisht në atë të Vouvry të Valais. Ajo pos një detyre si këshilltare në Këshillin e Bashkisë së kësaj komune, do të mban edhe një post të deputetes në lëvizjen  qytetare “Vouvry lëviz“ , në komunën e Vouvry të Valais të Zvicrës 45 vjeçarja Valbone Hoxha Gjikoli e cila ka prejardhjen nga Ulqini,... Vazhdo

December 5, 2016  :: Bota, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Valbone Hoxha Gjikoli, shqiptarja e parë deputete ne Vouvry – Zvicer nga Ulqini
Tags:

Nika: Këshilli nacional deri dje ishte i dëmshëm tash është i rrezikshëm
Shkruan Muhamet Nika Pasi po ndodhë që Mali i Zi në  fazën e  hapjes së kapitujve  për  INTEGRIME EVROPIANE,  nuk po  përballët  ” me asnjë kusht në planet e kapitujve  për të drejtat  e pakicave”, që  bukur mirë  e ceku Ali Salaj ?! Shih rasti i  kapitullit  për  arsim e kulturë,  i cili u hap dhe u mbyll brenda ditës , pasi nuk pati vërejtje nga shqiptarët.  Sipas neve , nuk do duhej të ishte krejt kështu…, do profesorë të shqipes( në Ulqin) i kishin përpiluar  ankesat dhe i kishin... Vazhdo

December 5, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Opinione :: Comments Off on Nika: Këshilli nacional deri dje ishte i dëmshëm tash është i rrezikshëm
Tags:

Per Ulqinin eshte momenti i se vertetes: Flet Canka dhe Peroviqi
Marrëveshja “Shqiptarët të vendosur” – PDS: Shpejtë po afrohet momenti i të vërtetës Gazetari Mustafa Canka ka deklaruar se vendet në të cilët jetojnë Shqiptarët janë më të pazhvilluarat, ndërsa nuk ka as paralajmërime që do të fillojë ndërtimi i të paktën një hoteli cilësor edhe pse rregullisht janë nënshkruar njëfarë aneksesh të kontratave privatizuese nga të cilët asnjëri nuk është respektuar, raporton portali Ul.info. “Njëjtë sikur edhe i ashtuquajturi Aneksi 2, në korrik të vitit 2015,... Vazhdo

December 4, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Per Ulqinin eshte momenti i se vertetes: Flet Canka dhe Peroviqi
Tags:

Ulqini ofron Wi-Fi falas për të gjithë turistët në shetitoren e plazhit te vogel
Në kuader të projektit Wireless Montenegro, Ministria për shoqëri informative në bashkpunim me Qendrën për sistem të informacionit të Komunës së Ulqinit realizoi instalimin e dy zonave Free Wifi në Ulqin. Paisjet janë montuar në dy pika në shetitoren e Ranës dhe do të mundësojnë qasjen në internet falas për të gjithë vizitorët e asaj zone. Pra, në momentin kur me paisjet e juaja detektoni sinjalin wifi me emërtimin free.montenegro, mund të konektoheni dhe të përdorni internetin falas. Kemi përzgjedhur shetitoren... Vazhdo

December 3, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam :: Comments Off on Ulqini ofron Wi-Fi falas për të gjithë turistët në shetitoren e plazhit te vogel
Tags: