Lajmet / Vijesti
Synimi i Shqipërisë, që afër kufirit me malin e Zi të ndërtojë një central bërthamor, sipas disa vlerësimeve të ekologëve do të rrezikonte edhe zonën e Adës së Bunës, që shtrihet në fund të Plazhit të Madh të Ulqinit.
Pas informacioneve të kohëpaskohshme për synimin e Shqipërisë që në Liqenin e Shkodrës, dhe shumë afër kufirit me Malin e Zi të ndërtojë një central bërthamor, opinionin malazez tani po e mundon edhe lajmi tjetër, se Shqipëria planifikon të ndërtojë një hidrocentral në lumin Drin,... Vazhdo
August 5, 2009 :: Lajmet / Vijesti :: Komentet (0)
HEC-i i Ashtës ul në tryezë shqiptarët me malazezët
Specialistë shqiptarë dhe malazezë i kërkuan kompanisë ndërtuese të hidrocentralit të Ashtës, që të ketë në vëmendje sa i takon ndikimeve që do të ketë ndërtimi i këtij hidrocentrali në burimet natyrore te dy vendeve.
Ndërtimi i hidrocentralit të Ashtës, miratuar së fundmi nga qeveria shqiptare, uli dje në tryezë specialistë shqiptarë dhe malazezë të mjedisit.
Në qendër të vëmendjes ishte ndikimi mjedisor i këtij hidrocentrali në burimet natyrore... Vazhdo
August 3, 2009 :: Lajmet / Vijesti :: Komente (2)
Pikerisht ne diten kur serbet e ardhur nga Serbia festonin te ashtuquajturen “Beteja e Kosoves” ne Prishtine, serbet e shperngulur nga Kosova pas luftes ne fshatrat e rrethit te Podgorices sulmuan 10 autobuse qe po udhetonin nga Kosova per ne Ulqin.
Kjo ngjarje dhe provokimet e vazhdueshme nga ana e serbeve lokale detyruan policine e Malit te Zi te sigurojne shtetasit kosovare te cilet duan t’i kalojne pushimet ne bregdetin e Ulqinit.
Dhjetra autobuse te mbushur me kosovare dhe automjete te tjera me targa Kosove, me urdher te policise... Vazhdo
August 2, 2009 :: Lajmet / Vijesti :: Komentet (0)
Agonia e pushtetit vazhdon
Ulqin, 31.07.2009
Me rastin e shtyrjes se panumërta të mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Klubi i këshilltarëve të Forcës jep këtë kumtesë për opinion.
Koalicioni në pushtet në KK të Ulqinit muaj me radhë nuk është në gjendje të sigurojë praninë e këshilltarëve të tij në mbledhjet e kuvendit. Të katërtën herë me radhë kjo mbledhje po shtyhet për shkak të mungesës së kuorumit. Kjo qartë tregon se problemet e brendshme dhe konfliktet në këtë koalicion janë... Vazhdo
August 2, 2009 :: Lajmet / Vijesti :: Komentet (0)
Ky çmim u jepet qyteteve apo destinacioneve që bartin vlera për tu vizituar nga turistët.
Aleksandro Strakanti, kryetar i këshillit të Llugano që është dhe selia e këtij çmimi ka njoftuar zyrtarisht Kryetarin e Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga se Komiteti shkencorë ka qenë unanim në dhënijen e çmimit i cili siç thuhet ka për qëllim promovimin e një turizmi të nivelit të lartë, shpeshherë elitar dhe të kërkuar.
Mirënjohja bart në vehte një sërë lehtësirash dhe përparësish në aspektin propagandues... Vazhdo
July 8, 2009 :: Lajmet / Vijesti :: Komente (1)
Ulqin – Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, dhe ambasadori i Francës në Podgoricë, Bernard Garancher, kanë hedhur idenë e binjakëzimit të Ulqinit me ndonjë qytet identik francez në një të ardhme të afërt.
Në kumtesën për opinion të zyrës së Kryetarit të Komunës së Ulqinit thuhet se në një bisedë të hapur dhe miqësore u prekën një sërë temash që kanë të bëjnë me pozitën e pakicave, vendin e tyre në një shtet multinacional, pakicën shqiptare si pakicë specifike dhe marrëdhëniet... Vazhdo
July 7, 2009 :: Lajmet / Vijesti :: Komentet (0)
Kryetari i Komunës së Ulqinit z.Gëzim Hajdinaga dhe bashkëpunëtorët e tij priten në një takim pune një delegacion të kompanisë të fuqishme amerikane KCI technologies dhe themeluesin e Këshillit për biznes Amerikano-Malazez z. Charles Dilon.
Duke i dëshiruar mirëseardhje, z.Hajdinaga dha një pasqyrë të shkurtër të Ulqinit dhe zhvillimi që e pret atë në një të ardhme të shpejtë. Ai vlerësoi lartë bashkëpunimin që ka me zyrtarë amerikan dhe kontributin që kanë dhënë ata gjatë tërë kësaj kohe. Kryetari... Vazhdo
July 3, 2009 :: Lajmet / Vijesti :: Komentet (0)
Duke filluar nga data 2 korrik dyert ne kompleksin e Valdanosit do të jenë të hapura për qytetarë, mysafirë dhe të interesuar të tjerë.
Kjo u arrit pas takimeve që kryetari Gëzim Hajdinaga ka pasur me zyrtarë republikan dhe përfaqësues të ministrisë përkatëse.
Vendimi në fjalë vlen për tërë sezonin turistik 2009.
Me këtë rast luten të gjithë të interesuarit që të jenë të kujdeshëm në mirëmbajtjen e pastërtisë dhe të shmangin ndezjet e zjarrëve që mund të ketë pasoja të papara.
Municipality... Vazhdo
July 1, 2009 :: Lajmet / Vijesti :: Komente (5)
Në Ulqin qëndroi për vizitë pune Ambasadori i Francës i akredituar në Podgoricë z. Bernard Garancher i shoqëruar nga dy përfaqësues të Ministrisë së mbrojtjes të Francës, z.nj Diane Masson dhe z. Giles Pernet.
Ata u takuan me Kryetarin Hajdinaga dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në një bisedë të hapur dhe miqësore u prekën një sërë temash që kanë të bëjnë me pozitën e pakicave, vendi i tyre në një shtet multinacional, pakica shqiptare si pakicë specifike dhe marrëdhënijet e saj me vendet fqinje, rrespektivisht... Vazhdo
June 24, 2009 :: Lajmet / Vijesti :: Komentet (0)
Të ulen çmimet, të pasurohet oferta e Ulqinit
Zhvillimi i Panairit në gjithë rajonin e Evropes prendimore ishte nje sukses i plote i promovimit te resurseve turistike te Ulqinit nga kryetari iGezim Hajdinaga..
Ky sukses u arrit permes shperndarjes se rreth 6000 materialeve te ndryshem promovues (broshura, fletepalosje, kartolina, postera, DVD filmike me oferten turistike te Ulqini dhe te Malit te Zi). Nje interesim i vecante per Komune te Ulqinit u vu re edhe nga mediat e ndryshme prendimore, te cilat e vizituan shpesh keto Ekspozitura... Vazhdo
June 7, 2009 :: Lajmet / Vijesti :: Komente (3)










