Lajmet / Vijesti

Labi futet me rroba në pishinë të hotelit Mediteran ne Ulqin
Moderatori Labinot Gashi, bashkë me punën po bën edhe pushimet. Ai ka publikuar sot një foto nga Ulqini, ku shihet i zhytyr në një pishinë, ndërsa ajo që ka habitur është se Labi ka hyrë me rroba brenda pishinës, transmeton Magazina.al Labin e kemi parë edhe më herët duke e bërë të njejtën gjë, ndërsa nuk dihet pse ai heziton t’i tregoj linjat e tij trupore. Gazeta Blic  Vazhdo

June 19, 2017  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Labi futet me rroba në pishinë të hotelit Mediteran ne Ulqin
Tags:

Nimanbegu: Dorëheqje e shkarkime për rastit e “Njësive Speciale” në Ulqin – Video
TV TEUTA: Nimanbegu: Mund te kete shkarkime te personave Nenkryetari I Kuvendit te Malit te Zi Genci Nimanbegu, tha per TV Teuta se pas ketij veprimi mund te shkoje deri te shkarkimi I disa personave. “Ktu jane rastet e qarta , duhen te merren deshmite nga qytetaret te cilet kane qen aty, dhe  me kete rast I ftoj te gjithe qytetaret te cilet ishin te pranishem ne vendngjarje qe te shkojne dhe te japing deshmite e tyre sepse edhe ato jane te nevojshme qe strukturat brenda policise dhe ministrise te reagojne sa me pare” theksoi Nimanbegu. TV... Vazhdo

June 19, 2017  :: Lajmet / Vijesti, Opinione :: Comments Off on Nimanbegu: Dorëheqje e shkarkime për rastit e “Njësive Speciale” në Ulqin – Video
Tags:

Njësia Speciale e Tivarit zbarkon në Ulqin, shtetasi amerikan i maltretuar
Rreth një qind qytetarë të Ulqinit, të udhëhequr nga drejtuesit politik dhe komunal, janë tubuar sonte para ndërtesës së Policisë duke shprehur në këtë mënyrë protestën për shkak të intervenimit të Njësisë speciale të Tivarit nëpër lokalet e Ulqinit, transmeton portali Ul.info. Me këtë rast disa persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, gjersa tre persona janë dërguar në stacionin policor dhe mbas dhënies së deklaratave janë liruar. Ndër ato të cilët u maltretuan ishte dhe një shtetas amerikan. Nga... Vazhdo

June 18, 2017  :: Lajmet / Vijesti, Opinione :: Comments Off on Njësia Speciale e Tivarit zbarkon në Ulqin, shtetasi amerikan i maltretuar
Tags:

Banorët e Kruçit në hall me mbeturinat, hidhërohen me komunën
Problemi i mbeturinave inerte në qytetin e Ulqinit është një problem shqetësues . Aktualisht lloj-lloj mbeturinat e inerte vazhdojnë të hidhen në deponinë e qytetit në Kruçë “HIJE”, por edhe në shumë lokacione në periferi të tij. Ekologët me të drejtë thonë se për çdo ditë bëhet një ndotje e ambientit jetësor me pasoja të rënda, shkruan portali Ul.info. Në deponinë e qytetit edhe me dije të kompetentëve bëhet hedhja e mbeturinave të rezikëshme të disa kompanive, gjë që dukshëm irriton... Vazhdo

June 17, 2017  :: Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events :: Comments Off on Banorët e Kruçit në hall me mbeturinat, hidhërohen me komunën
Tags:

Ledri midis Ulqinit, me pamje nga deti
Për Ledrin, vera do të thotë mbrëmje rinore, det dhe relaks. Të paktën kështu na bën të kuptojmë nga vet paraqitjet e tij. Ledri ka publikuar një fotografi me një mik të tij, ku shihet përballë detit në Ulqin duke ndenjur krejt “chill”, shkruan Indeksonline. Ai madje nuk ka shkruar asgjë tjetër pos publikimit të fotografisë, duke lënë të kuptohet që është duke kaluar një sezonë mjaftë të mirë vere./Indeksonline/  Vazhdo

June 16, 2017  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Ledri midis Ulqinit, me pamje nga deti
Tags:

Policia malazeze kërkoi largimin e flamurit kombëtar nga shtëpia familjare e Xhemal Nikajt në Dinoshë
Deklaratë lidhur me vizitën familjes Nikaj   I njoftuar me incidentin, kur punëtorët e policisë shkuan në familjen e Xhemal Nikajt në Dinoshë dhe kërkuan që ta largojnë flamurin kombëtar nga shtëpia e tyre, sot, bashkë me këshilltarin tim Nikollë Berishajn e vizitova familjen Nikaj. Vera Nikaj, bashkëshortja e Xhemalit, (ai  momentalisht gjendet në SHBA), na informoi  për rastin dhe na shpjegoi se ngjarja kishte ndodhur të mërkurën më 14 qershor në orët e pas ditës. Dy punëtorë të policisë kishin kërkuar... Vazhdo

June 16, 2017  :: Bota, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Policia malazeze kërkoi largimin e flamurit kombëtar nga shtëpia familjare e Xhemal Nikajt në Dinoshë
Tags:

Nxënësit nga Distrikti 23 i Vjenës po qëndrojnë për vizitë në qytetin tonë
Kryetari I Komunës Nazif Cungu  priti sot në  takim  nxënësit e shkollës  së mesme të qytetit tonë ,,Vëllazërim –Bashkim,, dhe ate te Vjenes të cilët janë të kycur në Projektin Mirembajtja e kontakteve dhe lidhjeve, puna nderkulturale ne projektet e dy qyteteve dhe dy shteteve. I cili realizohet me moshatarët e tyre  nga Distrikti 23 i Vjenës. Projekti parasheh  organizimin e  vizitave të ndërsjellta  të nxënësve ,që kanë synim  avansimin e marëdhënijeve , zhvillimin e  aftësive  interkulturore... Vazhdo

June 16, 2017  :: Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region :: Comments Off on Nxënësit nga Distrikti 23 i Vjenës po qëndrojnë për vizitë në qytetin tonë
Tags:

Reagim: Gjeka ka shumë arsye të jetë i shqetësuar për dëmtimin e buxhetit prej 68.000 euro
Ish kyetari i Komunës gjegjsisht ish sekretari i Sekretariatit për buxhet dhe financat, Fatmir Gjeka ka shumë arsye të jetë i shqetësuar për shkak të dëmtimit të buxhetit të Komunës së Ulqini në shumë prej 68.000 euro. Ai para organeve gjyqësore me datën 1.4.2013 ka deklaruar qe: “nuk ekziston asnjë fakturë të cilën ia ka fakturuar Komunës së Ulqinit, asnjëra nuk është e vërtetuar, edhe nëse ekzistojnë ato nuk janë të vërtetuara nga pala e paditur (Komuna), dhe se nuk ekziston asnjë obligim ndaj Qumështores... Vazhdo

June 15, 2017  :: Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Reagim: Gjeka ka shumë arsye të jetë i shqetësuar për dëmtimin e buxhetit prej 68.000 euro
Tags:

PD: Është mirë mos me u fut në bela z.Cungu, Struku Nazif, në bela të madhe je!
Kumtesë për opinion i Partisë demokratike, transmeton portali Ul.info Janë qesharakë denoncuesit e vegjël nga i ashtuquajturi kabinet. Edhe më qesharak shefi i tyre. I zënë me punët e turbullta rreth Studimit të lokacionit në Shtoj (rasti “Shasi 2”), paditë penale rreth procedurës së qiradhënies së objekteve të përkohshme, ndërtimin ilegal në kulm, asgjë nuk punon për përgatitjen e sezonit turistik, na pret kollapsi, por atij i pëlqen të merret me Fatmir Gjekën. Më saktë, përpiqet në panikë që të... Vazhdo

June 14, 2017  :: Lajmet / Vijesti, Politika :: Comments Off on PD: Është mirë mos me u fut në bela z.Cungu, Struku Nazif, në bela të madhe je!
Tags:

Komuna e Ulqinit akuzon Fatmir Gjekën
Kumtese: Kabineti i Kryetarit të Komunës së Ulqinit Njohtojmë opinionin se më datën  12.06.2017, me vendim të  Gjykatës së Apelit të Malit të Zi, nga  llogaria  rrjedhëse e Komunës së Ulqinit  janë hequr  mjete  në vlerën e përgjithshme  rreth 68.000 nga ana e SHPK Milki Way , për  mospagesën  e mjeteve për grumbullimin e  qumshtit  në vitet 2008,2009,2010 dhe llogaritjen e kamatës deri në ditën e sotme. Kjo nuk është hera e parë që në këtë mënyrë dëmtohet  buxheti  i Komunës së Ulqinit... Vazhdo

June 13, 2017  :: Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Komuna e Ulqinit akuzon Fatmir Gjekën
Tags: