Rajoni / Region

Kapen mbi 37 kg Cannabis në kufirin Muriqan – Sukobinë
Arrestimi – Çantat me drogë do shkonin në Mal të Zi, kapen në Muriqan Plot 37 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis sativa është sekuestruar  në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur Lapidari Ushtarit, Malësi e Madhe në orët e para të mëngjesit të 7 marsit 2017. Një person që po transportonte lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi. Shërbimet e Policisë Kufitare  janë vënë në ndjekje të tij ku  nga krehja e zonës përreth  u bë e mundur kapja dhe  arrestimi ... Vazhdo

March 8, 2017  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Kapen mbi 37 kg Cannabis në kufirin Muriqan – Sukobinë
Tags:

Cungu: Solidarizohem me Ramushin Haradinaj
Kryetari i komunës së Ulqinit, Nazif Cungu ka reaguar pas vendimit të autoriteteve franceze për shtyrjen e vendimit përfundimtar për liderin e AAK-së Ramush Haradinaj. Nëpërmjet faqes së  “Facebookut”, ai tha se solidarizohet me kreun e AAK-së duke i siguruar se të gjithë janë pranë tij. Postimi i plotë i Nazif Cungut: Zvarritja e mëtutjeshme e vendimit për ish-kryeministrin e Kosovës, Z. Ramush Haradinaj, është e pakuptueshme dhe indinjuese. Aktakuzat për të cilat ai është ndaluar, janë hedhur poshtë... Vazhdo

March 2, 2017  :: Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region :: Comments Off on Cungu: Solidarizohem me Ramushin Haradinaj
Tags:

Mali i Zi e Kosova, të përkushtuara për investime të përbashkëta
Zëvendësministri Bajram Gecaj priti në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë z. Ferhat Dinosha Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, priti sot në takim e Ambasadorin e Malit të Zi, në Kosovë z.Ferhat Dinosha me të cilin biseduan për bashkëpunimin shtetëror mes dyja vendeve. Gjatë takimit, Zëvendësministri Gecaj e njoftoi Ambasadorin Dinosha me përgjegjësitë dhe objektivat strategjike të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe veprimet  që janë... Vazhdo

February 16, 2017  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Mali i Zi e Kosova, të përkushtuara për investime të përbashkëta
Tags:

Sondazhi/ Serbët konsiderojnë armikun më të madh Shqipërinë, po Kosova…?!
Në një anketë të kryer nga gazeta “Blic” e Beogradit, me më shumë se 12.500 persona, del se Serbia i ka raportet më të këqija me Shqipërinë. Sipas të anketuarve në Serbi as raportet me Kroacinë dhe Bosnjën dhe Malin e Zi nuk janë të shkëlqyera. Natyrisht, serbët në anketë nuk janë pyetur për raportet me Kosovën, pasi edhe kjo gazetë ndjek qëndrimin e shtetit serb rreth pavarësisë së Kosovës. Raportet e Serbisë me disa vende të rajonit, janë të mira por ato do duhej të avancoheshin ende, kanë thënë... Vazhdo

February 14, 2017  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Sondazhi/ Serbët konsiderojnë armikun më të madh Shqipërinë, po Kosova…?!
Tags:

Ministri i pakicave Mehmed Zenka vizitoi KU të Tuzit
Ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Mehmed Zenka, vizitoi KU të Tuzit, me ç’rast bisedoi me kryetarin e pushtetit vendor, Abedin Axhoviq. Pas takimit dhe vizitës që i bëri ministri Zenka Komunës Urbane, me kryetarin e Komunës mbajtën edhe një konferencë për gazetarët. Ministri Zenka theksoi se kjo vizitë shërbeu për bisedën me kryetarin e Komunës por edhe me zyrtarët tjerë me të cilët foli për situatën politike dhe hapat të cilët po i ndërmarrin në realizimin e marrëveshjes së koalicionit... Vazhdo

February 13, 2017  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Ministri i pakicave Mehmed Zenka vizitoi KU të Tuzit
Tags:

Mali i Zi dhe Kosova marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri malazez për Çështje Evropiane, Aleksandar Andrija Pejoviç dhe ambasadori i Kosovës në Podgoricë Mali i Zi dhe Kosova kanë nënshkruar të premten marrëveshjen për partneritet dhe bashkëpunim ndërkufitar mes dy shteteve në kuadër të projektit “IPA 2014-2020, në baza të të cilit 18 komunave që ndodhen në zonën kufitare do tu ndahen mjete në vlerë prej 8.4 milionë euro. Në nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes të cilën e bënë ministri malazez për Çështje Evropiane,... Vazhdo

February 11, 2017  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Mali i Zi dhe Kosova marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Tags:

Parlamentarët nga Shqipëria sot në Mal të Zi
Delegacioni i Këshillit për politikë të jashtme i Parlamentit të Shqipërisë, i kryesuar nga kryetarja Arta Dade sot qëndroi për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Fillimisht delegacioni i Shqipërisë u takua me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq me të cilin biseduan për marrëdhëniet bilaterale ndërshtetërore dhe marrëdhëniet parlamentare mes dy vendeve. Gjatë takimit u vlerësuan pozitive takimet e deritashme dhe shkëmbimi i përvojave i këshillave respektabile të dy parlamenteve në fushën e integrimeve... Vazhdo

February 8, 2017  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Parlamentarët nga Shqipëria sot në Mal të Zi
Tags:

Dinosha – Hyseni: Kosova bashkëpunon me Mali e Zi në luftën kundër terrorizmit
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim ambasadorin e Republikës së Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Ferhat Dinosha. Me këtë rast ministri Hyseni i uroi detyrën e re diplomatit nga Mali i Zi dhe e njoftoi me misionin, detyrat dhe aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës. Hyseni vlerësoi lartë bashkëpunimin mes dy vendeve, me theks të veçantë në luftimin e krimit të organizuar, trafikimit me njerëz... Vazhdo

February 3, 2017  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Dinosha – Hyseni: Kosova bashkëpunon me Mali e Zi në luftën kundër terrorizmit
Tags:

Arkeologët: Gjetëm gjurmë nga pallatet mbretërore të Agronit e Teutës në Risan – Video
Për të ndjekur konferencën ndërkomtare në Tiran lexo Ftesën RISI ARKEOLOGJIKE NGA TREVAT SHQIPTARE KONFERENCË NDËRKOMBËT ARE “Zbulime të reja arkeologjike nga të gjitha trevat shqiptare”, është kryefjala e konferencës që ka bërë bashkë në Akademinë e Shkencave arkeologë, historianë e studiues nga të gjitha trevat shqiptare. “Zbulimet e fundit që ne po shpalosim sot vijnë nga prehistoria. Po bëjmë datime nëpërmjet një teknologjie shumë të avancuar për jetën e hershme të shumë vendbanimeve të Korçës,... Vazhdo

February 1, 2017  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Arkeologët: Gjetëm gjurmë nga pallatet mbretërore të Agronit e Teutës në Risan – Video
Tags:

Një mjellmë bllokon trafikun në afersi të Podgoricës
Në afërsi të Podgoricës një mjellmë ka shkaktuar bllokimin e trafikut, duke ecur në rrugë për minuta të tëra. Fakti që askush nga shoferët nuk e ka trëmbur duke i rënë burisë apo shkuar afër me makinë, është për tu admiruar edhe gjesti i policisë së Malit të Zi. Të njoftuar me rastin e pazakontë, shumë njerëz jan ndaluar të filmojnë rastin, por nuk është bërë heqja e dhunshme e mjellmës nga rruga. Pas pak kohe, njerzit që merren me botën shtazore e kanë marrë për ta lëshuar në një liqe që ndodhet... Vazhdo

January 30, 2017  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Një mjellmë bllokon trafikun në afersi të Podgoricës
Tags: