Nazif Cungu fton Hajdinagën në Debat Publike
Këtë konferencë e kemi organizuar për të paraqitur përpjekjet e dëshpëruara të kryetarit të komunës Hajdinaga që përpiqet për të mbuluar paaftësinë dhe dështimet në administrimin e komunës, si dhe për të fshehur premtimet e pambajtura, duke bërë korrupsion politik me ndërtime elektorale. Ditëve të fundit, kryetari në largim i komunës, ka nisur përsëri punime sipërfaqësore infrastrukturore në vende të dukshme për të formu iluzion se ai ashtë duke punuar diçka. Ai është duke fyer inteligjencën e... Vazhdo
Banorët e Shtojit ndihen të diskriminuar, nuk u kthehen pronat
Ulqin, 14 maj – Lokaliteti i Shtojit, komuna e Ulqinit konsiderohet “oaza” më e njohur turistike në mbarë bregdetin e Adriatikut me rreth 25 mijë shtretër në të gjitha format e vendosjes, shkruan sot KosovaLive. Këtu vlerësohet se ndodhen mbi 4 mijë vila, hotele, kampshtëpiza nga Mali i Zi, Kosova,Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Maqedonia, të ndërtuara në mënyrë të jashtëligjshme. Banorët e kësaj zone ankohen se shteti nuk u ka kthyer pronat e nacionalizuara me ligjet revolucionare të shtetit monist. Kjo çështje... Vazhdo
Nail Draga: Demokracia e papërfunduar
Pothuaj në të gjitha vendet në tranzicion proceset demokratike kanë të njëjtat vështirësi, sepse është vështirë të ndryshojë vetëdija politike e strukturave udhëheqëse e cila është ngulitur dekada më radhë, andaj me të drejtë mund të themi së kemi të bëjmë me demokraci të papërfunduar, deri sa të krijohet një klasë e re politike e cila nuk vuan nga hipotekat e kaluara. Nuk është diçka e re e as e panjohur se çdo sistem shoqëror ka krijuar strukturën e vet udhëheqëse e cila me fjalorin bashkëkohor... Vazhdo

May 12, 2010  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Nail Draga: Demokracia e papërfunduar
Tags: ,

Press Konferenca  nga Forca e Re Demokratike me 10.05.2010
Konferencë për media 10.05.2010 Ulqin me 10.05.2010 Nr.78/10 Funksionimi i pushtetit, si në nivel shtetëror ashtu edhe në nivel lokal realizohet dhe pasqyrohet përmes mjeteve buxhetore, grumbullimit dhe menaxhimit të tyre për përmbushjen e qellimeve programore dhe zhvillimore. Deri kah mesi i  vitit 2009 realizimi i shpenzimeve operative,( dmth. i shpenzimeve për rroga të administratës, shpenzime për rrymë, materiale për zyre, mëditje,  reprezentacion e tjera), ishte në përputhje me parashikimet në buxhet, kurëse... Vazhdo
Konferencë për media – Programi i Forcës
Ulqin, 7.05.2010 Nr: 76 /10 Të nderuar përfaqësues të mediave, Të nderuar qytetar Sot do të bëjë prezantimin e Programit zgjedhor të Forcës së re demokratike për zgjedhjet lokale 2010 për Komunën e Ulqinit Me të ardhur në pushtet në Komunën  e Ulqinit Forca do ti përmbahet programit të detajuar zhvillimor, një program konkret dhe i realizueshëm. Administrimi i pushtetit lokal – FORCA do të nis procesin e hartimit të planit strategjik të komunës së Ulqinit duke thirrur ekspert të njohur vendas dhe të huaj,... Vazhdo
Për dhe kundër koalicionit “Për Ulqinin evropian”
Ulqin, 5 maj – Koalicioni “Për Ulqinin evropian” të cilin e përbëjnë Unioni Demokratik i Shqiptarëve /UDSH/ dhe Partia Demokratike e Socialistëve /PDS/ e Milo Gjukanoviqit ka habitur shumë njerëz, të cilët e kanë konsideruar edhe bashkërenditje të panatyrshme, por doli e kundërta, vlerëson kryebashkiaku i kësaj komune, Gëzim Hajdinaga, i cili kryeson edhe listën zgjedhore të këtij koalicioni për zgjedhjet lokale të 23 majit. Gëzim Hajdinaga thekson se gjatë mandatit të kaluar katërvjeçar, në... Vazhdo
SHKA “Zana” me një dokumentar video eskluzive
Me rastin e këtijë 15 vjetorit Shoqata Kulturo Artistike „Zana“ organizoj manifestimin e madh solemn ne shtepin e Kulturës ne Ulqin me 29.04.2010. ne ora 20.00 .Pjesëmarrësit e promovimit të këtij video- dokumentari Eskluziv jan Shoqata Kulturore Artistike Zana, e cila edhe mbas 15 viteve të kaluara përmban një larmi artikujsh nga vallet ulqinake dhe rethinës son nga lëmenja e veshjes dhe valleve të ndryshëme të kulturës sonë, nga e kaluara, nga e tashmja e njëkohësisht premton një program të pasur... Vazhdo

May 2, 2010  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on SHKA “Zana” me një dokumentar video eskluzive
Tags: , , , , , ,

Çfarë nuk të dëgjojnë veshët! – Video
Çfarë nuk të dëgjojnë veshët! Në një shoqëri ku asaj që njëri i thotë e bardhë, tjetri i thotë e zezë, edhe nëse mund të vihen re përplasje sa majtas, djathtas, kurrsesi nuk mund të shënohen si zhvillim e lartësim i një vendi. Parlamenti lokal i ulqinit tashmë për çdo qytetarë është bërë aq i mërzitshëm sa të bënë të kuptosh se e ka marrë lumi. Nuk kalon seancë e të mos dëgjosh një lumë fyerjesh e sharjesh që vijnë nga të zgjedhurit e popullit. Protagonistët e debateve në Kuvend sa herë që... Vazhdo

May 1, 2010  :: Opinione :: Komente (4)
Tags: ,

Shaban Peraj: Veprimet e pakordinuara
Bisedat për mënyrën e daljes në zgjedhjet lokale janë temë e diskutimeve për shumicën prej atyre që këtë dukuri e kanë përqafuar me seriozitet për të qenë nesër sa më të përgatitur. Nga ajo që shkruhet e dëgjohet duket se do të ketë beteja të ashpëra në mes të subjekteve politike shqiptare këtu në Mal të Zi, dhe kjo nuk është asgjë e re për momentin. Këto beteja kanë qenë edhe në zgjedhjet e kaluara si diçka që i kanë parapri ndarjes së trungut votues të shqiptarëve për të cilën dukuri nuk... Vazhdo

May 1, 2010  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Shaban Peraj: Veprimet e pakordinuara
Tags:

Dinosha: Malësorët do të mund të deklarohen me referendum për Tuzin
Ulqin, 27 prill – Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe njëherësh ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Mal të Zi të martën theksoi se në mandatin e ardhshëm Komuna Urbane e Tuzit do të organizojë referendum, në të cilin qytetarët e Malësisë do të deklaroheshin se a dëshirojnë të jetojnë në komunën e pavarur apo jo. Dinosha tha se pikërisht lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq e garanton një skenarë të këtillë. Sipas Dinoshës, oferta e PDS ka... Vazhdo

April 27, 2010  :: Shtypi / Mediji :: Komente (2)
Tags: