Organizimi teritorial në Mal të Zi nën prizmin e dy projektligjeve aktuale
Cenim i të drejtës kushtetuese Projektligji për Organizimin Territorial të Malit të Zi, ka të bëjë drejtpërdrejt me interesat e trevës së Malësisë, dhe në bazë të asaj se çka ofron ky Projektligj mund ta quajm lirisht edhe si Projektligj kundër Komunës së plotë të Tuzit. Është pra kjo një tentativë që Malësisë definitivisht ti merret e drejta për tu organizuar dhe per të pasur vetëqeverisjen e vet lokale ashtu sikur janë njësitë e tjera territoriale në Mal të Zi. Banorëve të Malësisë, me popullsi... Vazhdo

October 16, 2009  :: Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Organizimi teritorial në Mal të Zi nën prizmin e dy projektligjeve aktuale
Tags: , , ,

Vazhdimi i fiaskos në investime dhe administratë në Komunën e Ulqinit
Kur nuk realizohet buxheti atëherë bëhet reabalansi. Ashtu shkruan në Ligj. Me rebalanc, zakonisht bëhen ndryshime 2 deri në 5%. Në raste të veçanta korrigjimet janë më të mëdha pasi që pas buxhetit paramendohet që qëndrojnë ekspert dhe njerëz serioz. Kur është Ulqini në pyetje rebalanci i buxhetit nuk është hera e parë por kësaj radhe ky rebalanc duhet të jetë rreth 70%  çka nuk është e shënuar prej që ekziston buxheti i shkruar. Prej 16,220.000 EUR, sa janë të parapara për vitin 2009, për tetë muajt... Vazhdo

October 15, 2009  :: Politika :: Comments Off on Vazhdimi i fiaskos në investime dhe administratë në Komunën e Ulqinit
Tags: ,

Forca: Statusi i Tuzit, vendim politik i pushtetit
Forca e re demokratike organizoi të enjten tubim me qytetarë lidhur me projektligjin mbi organizimin territorial të Malit të Zi Ulqin – Vendimi për themelimin e Komunës së plotë të Tuzit nuk ka të bëjë as me kriteret gjeografike, historike, demografike dhe ekonomike, sepse ajo i plotëson të gjitha këto, por përcaktues është kriteri politik, u tha në tubimin me qytetarë të organizuar të enjten nga Forca e Re Demokratike, në kuadër të diskutimit publik lidhur me Projektligjin mbi Organizimin Territorial të Malit... Vazhdo
Të gjithë njëzëri: Tuzi duhet të jetë komunë e plotë
Edhe pse pjesëmarrësit e tryezës nuk dolën me ndonjë përfundim apo propozim konkret, ajo u vlerësua e rëndësishme nga të gjithë ata për propozimet që do t’i ndërmarrë Komisioni për dispozita dhe akte pranë KNSH-së për projektligjet në fjalë. Pjesëmarrësit e tryezës së rrumbullakët të organizuar të premten në Tuz nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi lidhur me Projektligjin mbi organizimin territorial të Malit të Zi dhe Projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi vetëqeverisjen... Vazhdo
Konferencë për shtyp e Forcës
Dita e Turizmit I nderuari Ministër i turizmit Neneziq, Me rastin e ditës botërore të turizmit nuk jeni drejtuar qytetarëve të Ulqinit që ti tregoni se çka është duke ndodhur në Ulqin dhe përse e ka merituar populli i Ulqinit këtë denim. Para 20 vitesh, Z-Neneziq, pra në vitin 1989,Ulqini ka pasur mbi 1.700.000 fjetje të regjistruara kurse tash pas 20 vitesh 1 milion fjetje ma pak. Pjesëmarrja e Ulqinit në qarkullimin turistik, në nivel të Malit të Zi ishte rreth 19%, kurse tash që ju jeni Ministër, kjo pjesëmarrje... Vazhdo
Albion Duraku nga KK”Ulqini, garuesi më i mirë i turneut “Onogosht 2009”
Fillim i mbarë  i sezonit të dytë të  garave  dhe vazhdim i sukseseve të  mëdha të sezonit të kaluar për Klubin e Karatesë “Ulqini” ALBION DURAKU – GARUESI MË I MIRË E TURNEUT Klubi i karatesë  “Ulqini”, më 26 shtator 2009, fiton për të tretin vit me radhë vendin e parë në Turneun ndërkombëtar të karatesë ”Kupa e Nikshiqit 2009”. Karateisti e këtij klubi Albion Duraku u shpall garuesi më  i mirë i turneut, duke radhitur kështu edhe një  sukses të shkëlqyeshëm në  karrierën... Vazhdo
Intervistë me deputetin e koalicionit shqiptar “Perspektiva”, Amir Hollaj
Vetëm të bashkuar mund të kemi suksese Me plotësimin e kërkesave tona dhe të pakicave të tjera në Mal të Zi, bazuar në të drejtat tona të parapara me Kushtetutë dhe dokumente ndërkombëtare, integrimi ynë në shoqërinë malazeze e bën më të sigurt dhe më të suksesshëm integrimin – anëtarësimin e Malit te Zi në BE. Koha javore: Z. Hollaj, gazeta jonë ka hapur temën në lidhje me pjesëmarrjen e pakicave në jetën publike. Cili është qëndrimi i Koalicionit Shqiptar “Perspektiva”, i cili në zgjedhjet... Vazhdo
Diskriminimi i Ulqinit
Standarde të dyfishta në Malin e Zi “europian” Shembulli më ilustrativ i zbatimit të standardeve të dyfishta është gjithësesi e ashtuquajtura Ndërmarrja Publike për Qeverisjen e të Mirave Detare. Mbase kjo më së miri mund të shihet nga rasti që vijon. Një ulqinak e ka shtëpinë në kufirin e komunave kadastrore Ulqin dhe Tivar. Pjesa e shtëpisë në territorin e Komunës së Ulqinit ndodhet në zonën e të ashtuquajturave Të Mira Detare, kurse pjesa tjetër që i takon Tivarit nuk është?! Si mund të ndodhë kjo... Vazhdo
Alternativa Shqiptare e vlerëson si hap mbrapa në plotësimin e standardeve
Komuna, nevojë e qytetarëve Podgoricë – Projektligji mbi Organizimin Territorial të Malit të Zi dhe ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale paraqesin hapa mbrapa në plotësimin e standardeve demokratike, ka vlerësuar Alternativa Shqiptare. Kryetari i ASH-së, Gjergj Camaj, vlerëson se barometër themelor për matjen e democracisë së një shteti përbën fakti se sa i decentralizuar është pushteti. Ai ka thënë se në procesin e integrimeve evropiane në ASH kanë pritur që pushteti... Vazhdo

September 7, 2009  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Alternativa Shqiptare e vlerëson si hap mbrapa në plotësimin e standardeve
Tags: , , ,

Kollomza bëhet me kishë të re
Bekimin, inaugurimin dhe shugurimin e këtij objekti të vogël, por të bukur, i cili në gjuhën e fesë quhet tempulli ose shtëpia e Zotit, solemnisht e bëri arqipeshkvi i Tivarit monsinjor Zef Gashi, pikërisht ditën e festës të të ngjiturit të Zojës në qiell. Besimtarët katolikë të fshatit Kollomzë nga data 15 gusht 2009 u bënë me kishë të re të “Shën Marisë” dhe tash e tujte nuk do të ndjekin meshën shenjte në barakën e vjetër të ndërtuar para 3o vjetësh. Bekimin, inaugurimin dhe shugurimin e këtij... Vazhdo