Veprimet destruktive të opozitës
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Qeveria e Malit të Zi, ishte shkas që në tubim protestues opozita proserbe të shpalosë përseri proflilin politik që veçohej me paragjykime, mitologji dhe me qasje neofashiste, nga del se pushteti aktual nuk ka nevojë të shqetësohet, sepse nga veprimet e tyre iracionale dhe destruktive përfocojnë pushtetin e M.Gjukanoviqit në kohë të pacaktuar. Vendim i pritur nga Qeveria e Malit të Zi Nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008, nuk ka pasur dilemë së Mali i Zi do... Vazhdo

October 30, 2008  :: Rajoni / Region, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Veprimet destruktive të opozitës
Tags: ,

Forca–Kumtesë për Opinion:A është Ligji zgjedhor manipulim i pushtetit?
A është Ligji zgjedhor manipulim i pushtetit? Edhe pse deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare  të vitit 2009, ka mbetur edhe një vit,pushteti aktual  nuk është duke u treguar aktiv ne lidhje mbi harmonizimin e ligjeve përkatëse me Kushtetutën e re të  Malit të Zi.Fjala është për  ligjin zgjedhor të këshilltarëve dhe të deputetëve  i cili është dashur të punohet më herët nga Sekretariati ligjdhënës i Kuvendit të Malit të Zi.Por, deri me tash nuk kemi asnjë informacion konkret se a është punuar... Vazhdo

October 29, 2008  :: Politika :: Comments Off on Forca–Kumtesë për Opinion:A është Ligji zgjedhor manipulim i pushtetit?
Tags: ,

Intervistë me ambasadorin e SHBA-së në Podgoricë,Roderik Mur
Vendimi i Malit të Zi për njohjen e Kosovës ishte autonom Koha javore: Z. Ambasador, Mali i Zi është përcaktuar për integrimet europiane dhe euroatlantike. Sa ka avancuar ai, sipas Jush, në plotësimin e reformave dhe përmbushjen e standardeve në këtë drejtim? R. Moore: Mali i Zi ka bërë progres të dukshëm në reformat në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike që nga pavarësimi i tij. Gjatë këtij viti që unë jam këtu, jam dëshmitar i miratimit të Kushtetutës së re, nënshkrimit të Marrëveshjes së stabilizim... Vazhdo

October 27, 2008  :: Intervista / Intervju, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Intervistë me ambasadorin e SHBA-së në Podgoricë,Roderik Mur
Tags: ,

Trazohen shpirtërat e opozitës malazeze
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi trazoi shpirtërat e opozitës malazeze, por ata janë vonuar dhe nuk u mbetet asgjë tjetër përpos asaj se nuk është e gabuar ëndrra e tyre për të penguar zhvillimet evroatlantike. Eshtë një lajm i keq që opozita malazeze gjithnjë e më tepër nuk po mund ta gjejë veten në funksionimin e saj për të ndihmuar për shumë çështje të rëndësishme që shqetësojnë sot kominitein e këtushëm. Ata në vend që t`i ndihmojnë mbarëvajtes, mirëqenies së qytetarëve, me sjelljet... Vazhdo

October 27, 2008  :: Anketë / Anketa, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Trazohen shpirtërat e opozitës malazeze
Tags:

Filip Vujanovic ndërmjetësues për Kosovën
Kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanovic, ka biseduar të mërkurën me liderët e opozitës të cilët kishin kërkuar nga Qeveria t’ia kthej mandatin qytetarëve, në mënyrë siç kishin thënë ata, të tejkalohet kriza politike pas vendimit për ta njohur Kosovën. Liderët e opozitës kanë njoftuar se kanë kërkuar nga kryetari Vujanovic që të tentojë të ndërhyjë për t’u takuar me kryeministrin Milo Djukanovic dhe kryetarin e Kuvendit, Ranko Krivokapic. “E kemi lutur kryetarin që kjo krizë të... Vazhdo

October 23, 2008  :: Politika, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Filip Vujanovic ndërmjetësues për Kosovën
Tags: ,

Opozita malazeze kerkon referendum per Kosoven
Opozita malazeze sot i kërkoi Parlamentit të vendit që në procedurë të shpejtuar të debatojë për referendumin kundër njohjes së Kosovës. Opozita malazeze e udhëhequr kryesisht nga partitë e komunitetit serb në Mal të Zi kërkoi që referendumi për deklarimin e qytetarëve kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës të mbahet më 14 dhjetor. Nisma është nënshkruar nga Lista Serbe e deputetëve, Lëvizja për Ndryshime, Partia Socialiste Popullore, Partia Popullore dhe Partia Demokratike Serbe. Kërkesa e opozitës... Vazhdo

October 21, 2008  :: Politika, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Opozita malazeze kerkon referendum per Kosoven
Tags:

Forca e re demokratike kritikon pushtetin në komunën e Ulqinit për shkak të mostransparencës në shpenzimet e buxhetit
Urgjentisht të bëhet ribalanci i buxhetit Ulqin – Forca e Re Demokratike ka përsëritur kritikat e veta ndaj pushtetit në Komunën e Ulqinit, kësaj radhe lidhur me buxhetin, duke e cilësuar atë si jotransparent. Kjo parti ka njoftuar se Sekretariati për Buxhet dhe Financa i ka informuar për realizimin e të ardhurave për tetë muajt e parë të vitit, por jo edhe për shpenzimet. Forca ka shprehur brengosje për nivelin e ulët të realizimit të deritanishëm të buxhetit të Komunës së Ulqinit. “Për fat të keq,... Vazhdo

October 20, 2008  :: Politika, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Forca e re demokratike kritikon pushtetin në komunën e Ulqinit për shkak të mostransparencës në shpenzimet e buxhetit
Tags: ,

Kumtesë e përbashkët e Klubeve FORCA, LD në MZ dhe BDSH në MZ
Kumtesë për Opinjon Mbledhja e fundit të Kuvendit Komunal i Ulqinit është thirrë në mënyrë joligjore,e mbajtur në mënyrë joligjore dhe në fund nuk është vendos asgjë. Deri kur organet Republikane do të tolerojnë këtë sjellje të organeve komunale dhe të Kuvendit të komunës së Ulqinit. Kryetarii Kuvendit të Ulqinit,kundër Kushtetutës së Malit të Zi dhe në mënyrë të pa ligjshme,pas gati tre muajsh ftoi në vazhdimin e mbledhjes së filluar në korrik të këtij viti. Kuvendi është tharur pa mbledhje ... Vazhdo

October 16, 2008  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Kumtesë e përbashkët e Klubeve FORCA, LD në MZ dhe BDSH në MZ
Tags: , ,

Podgoricë, përleshje në protestën kundër Kosovës
PODGORICE- Ka përfunduar me përleshje demonstrata e sotme në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Protestat janë organizuar nga Partia Popullore Serbe, Partia Popullore, Partia Demokratike Serbe dhe Lista Serbe, për shkak të njohjes së Kosovës nga Qeveria malazeze. Dhuna ka shpërthyer pasi masa e protestuesve ka shmangur barrikadat para godinës së Parlamentit të Malit të Zi dhe ka filluar të sulmojë policinë me gurë dhe mjete të rënda. Nga dhuna midis protestuesve dhe... Vazhdo

October 13, 2008  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Podgoricë, përleshje në protestën kundër Kosovës
Tags: ,

Mali i Zi dhe njohja e Kosovës
Në këto vite të demokracisë Mali i Zi përjetoi ndryshime politike, sociale e ekonomike thelbi i të cilave ishte kalimi nga regjimi totalitar në shoqërinë demokatike. Krahas këtyre ndryshimeve që mund të jenë pozitive apo negative, kjo nuk është temë për diskutim në këto momente, ajo që bën të diskutojmë është se në këto ndryshime kanë marrë pjesë edhe shqiptarët në Mal të Zi, si dhe paralajmërimi i Malit të Zi për njohje të Kosovës. Lidhur me çështjen e Kosovës, përfaqësuesit shqiptarë disa herë... Vazhdo

October 11, 2008  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Mali i Zi dhe njohja e Kosovës
Tags: ,