adelajda

Adelajda : Ti rri shumë me Bjordin
13/03/09 13:02 Adelajda i bën vërejtje Dritanit lidhur me faktin se ai nuk rri më me të për të bërë pak bisedë. Ajo i thotë se ka patur raste që i është afruar, ka hapur një bisedë të thjeshtë ose e ka pyetur për dicka dhe nga ai ka marrë vetëm një përgjigje të shkurtër. Dritani i thotë se është ajo që nuk kapet më për biseda ose edhe nëse do u krijohet mundësia për të ndenjur, do vijë dikush tjetër, si përshembull Bjordi ose Mimoza, që do t’i ndërpresë. Adelajda i thotë se jo gjithmonë vijnë... Vazhdo
Bjordi dhe Adela : Dashuria, martesa, lumturia
12/03/09 00:30 Bjordi dhe Adelajda kanë “filozofuar” gjatë rreth konceptit të familjes, martesë, dashurisë, lumturisë. Bjordi përpiqej që idealizmit të Adelajdes t’i përgjigjej me një frymë më realiste. Sipas Adelës, është mëse e mundur që të ketë një familje ideale, një dashuri që nuk mbaron dhe të përjetohen momente lumturie përgjatë gjithë jetës. Nëse nuk do të ishte kështu, sipas saj, jeta ishte e kotë dhe ishte po ashtu e kotë ta jetoje. Ndërsa sipas Bjordit, nuk ka një martesë ideale, nuk... Vazhdo
Surpriza për Bjordin – Big Brother Albania 2
11/03/09 20:37 Banorët kanë organizuar një festë për ditëlindjen e Bjordit. Ata e zbukurojnë shtëpinë dhe i shkruajnë disa mesazhe urimi Bjordit. Banorët kërcejnë me njëri-tjetrin nën ritmin e muzikës duke pirë verë. Adelajda u vesh si Michael Jackson dhe kërceu për Bjordin. Bjordi thotë që do kishte dashur që për ditëlindjen e tij të ishte dhe Arbana.  Vazhdo
Bjordi  : Nesër nuk jemi konkurent
10/03/09 20:59 Bjordi shpreh dëshirën që nesër për ditëlindjen të sillen të gjithë si ai. Arjoni i thotë:-“Kë pjesë të Bjordit do bëjmë? Pjesën që nuk bën punët e shtëpisë?” Zhuljeta që ndërhyn dhe pyet:-“Apo pjesën që djemtë flejnë me vajzat, i ngacmojnë ato?” Bjordi thotë që do një ditë të qetë dhe që të kënaqen të gjithë. Adelajda i thotë që do e ketë të vështirë që të mos zihet me të, por do përpiqet. Bjordi e pyet Qetsorin se cfarë do donte ai nëse do ishte në vendin e tij.... Vazhdo
Mesida: Nuk dua të lëndoj njëri
10/03/09 19:44 Mesida dhe Bjordi diskutojnë rreth debatit me Adelën. Ai i thotë që ajo duhet t`a kuptojë që ai nuk i flet për keq. Mesida i thotë Bjordit që ajo ka vënë re se sa herë ato të dy qëndrojnë bashkë Adela mërzitet. Ajo shton:-“Për mua ajo është xheloze!” Bjordi i thotë që nuk e ka vënë re këtë gjë, dhe shton që ajo nuk ka arsye pse të jetë, pasi ata të dy janë shokë. Mesida është e mendimit që ai të sqarohet me Adelën nëse ato e pëlqejnë vërtet njëri-tjetrin. Bjordi i thotë që... Vazhdo
Adelajda : Surpriza për Bjordin
10/03/09 16:55 Adeljada diskuton me banorët për surprizën për ditëlindjen e Bjordit. Ata mendojnë që në mëngjes para se ai të zgjohet të zbukurojnë shtëpinë, dhe Adelajda do vishet si Michael Jackson. Banorët mendojnë që të marrin dhe macen e tij, por për këtë ide duhet të vendosë Big Brother. Secili prej tyre do i bëj një dhuratë të vogël dhe Mesida ka vendosur që t`i përgatisë Bjordit mëngjesin sipas tipit tradicional Suedez. Në një bluzë ose pantallona të bardha ata do shkruajnë komentet e tyre për... Vazhdo
Adelajda : Cfarë dhurate do nesër?
10/03/09 15:47 Republika dhe Adelajda diskutojnë për surprizat që kanë patur banorët nga Big Brother. Adelajda thotë që ajo ka patur shumë surpriza ,dhe bën shaka me të duke i thënë që asaj i vjen inat që nuk i kanë bërë asnjë surprizë. Bika i thotë që surprizat për të i kanë lënë për në fund. Në atë moment vjen Bjordi dhe Adela kujtohet për ditëlindjen e tij. Ajo e pyet:-“Cfarë dhurate do nesër për ditëlindje?”. Bjordi i thotë:-“Nuk pyetet për dhuratat.” Adelajda i thotë:-“Unë do të bëj... Vazhdo
Mimoza: Do bëhem këngëtare
10/03/09 14:35 Mimoza u thotë vajzave se i pëlqen që të studiojë për muzikë. Adelajda i thotë se që të vazhdosh një shkollë për këngëtare duhet të kesh zë. Lirita mendon se shkollën e muzikës, duhet ta fillosh që fëmijë duke i bërë të gjitha etapat me radhë. Mimoza u tregon vajzave se një kompozitor i kishte dëgjuar zërin e i kishte thënë se e ka të mirë. Ajo thotë se edhe në fakultet mund të fillojë të studiojë për kanto, kurse Lirita mendon se disa gjëra duhet t’i dish duke i mësuar në shkollë... Vazhdo
Lirita: Do ta bëj për inat
10/03/09 14:08 Lirita është duke biseduar dhe shkëmbyer batuta me Adelajdën dhe Bikën në oborr. Ajo e imiton Bikën kur flet dhe Bika e këshillon që atë mimikë të mos e bëjë më se e mërzit. Lirita ia kthen se nuk ia bën vetëm asaj por, Bika i thotë se nuk është hera e parë dhe po ia thotë se e bezdis. Edhe Adelajda i thotë po të njëjtën gjë. Lirita u thotë vajzave se ajo është shqiptare dhe nëse i thua dicka që të mos e bëjë, atëherë nga inati do ta bëjë dhe ajo vazhdon të imitojë Bikën. Vajzat... Vazhdo
Adi : Nga samurai në geishë
10/03/09 11:40 Adit i kanë sjellë një rrrobëdëshambër. Ai e vesh dhe banorët e komplimentojnë. Mimozës i shkon ndër mend që t’ia bëjë fytyrën me miell e kështu të përngjasojë me një kinez. Adelajda sjell miellin e përgatitur por, Adi e merr dhe mundohet të bëjë Adelajdën me të. Adi i kërkon Mozës që ta lyejë e ta bëjë si një samurai dhe kështu ajo fillon nga puna. Lirita e cila ndodhet në dhomë e ndihmon. Adi gjatë kësaj kohe shkëmben batuta me vajzat duke i thënë të kenë kujdes se po i lyejnë... Vazhdo