adi

Adelajda : Mi thuaj në sy
22/04/09 15:20 Ndërkohë që Eltoni është duke diskutuar për sjelljen e Adelës për kutinë e kosit dhe fjalës që tha se ia hiqte Adi, ajo vjen dhe i thotë se po e dëgjon që nga brenda shtëpisë se cfarë po thotë ai dhe se kjo gjë nuk është e drejtë, pasi ai duhet t’ia thotë në sy e jo ta komentojë kur ajo nuk është. Eltoni ia kthen se ai nuk e ka fare problem t’ia thotë në sy ato që mendon për të dhe prandaj po e ngrinte zërin që ajo ta dëgjonte dhe fillon t’ia thotë ato që po thoshte edhe asaj. Adela... Vazhdo
Adela dhe Mimoza : Juna bën interesanten
22/04/09 14:13 Adela dhe Moza komentojnë mënyrën e të folurit të Junës dhe se si i kthen ajo përgjigjet kur ato i thonë dicka. Adela imiton Junën kur pak më parë i tha që të merrte rrobat e saja dhe ajo ia kishte kthyer se i kishte marrë tashmë. Edhe Moza tregon se ajo ia kthen përgjigjet në një mënyrë shumë të prerë dhe si me bezdi. Adela flet gjithë inat për Junën dhe thotë që ajo mban një qëndrim në shtëpi, sikur të ishte e zonja e shtëpisë. Ajo tregon se kur i kërkon dicka për të bërë, ajo ia... Vazhdo
Bjordi të ndricon figurën
22/04/09 18:15 Duke diskutuar për 70mijë eurot Adelajda i thotë Adit me shaka që ai do që ta fitojë cmimin duke fjetur gjumë. Ari mbështet mendimin e saj dhe vazhdon shakanë duke thënë:-“Adela po bën evolucion !” Adi dhe Ari ngacmojnë Adelajdën dhe i thonë:-“Ke Bjordin në krahë që të ndricon figurën!” Adelajda nuk e pranon këtë gjë duke thënë që figura që ka krijuar brenda shtëpisë nuk është nga ndikimi i Bjordit. Biseda e tyre kalon tek finalja e “Big Brother”. Bjordi i thotë Arit që mendon... Vazhdo
Me të rinjtë apo të vjetërit
18/04/09 02:08 Banorët kanë shkuar në dhomat e gjumit për të fjetur. Adi është shtrirë në krevatin e Junës, për t’i bërë shoqëri asaj derisa të flenë. Edhe Sori ndodhet tek dhoma e të rinjve për të biseduar. Pas pak, Sori i kërkon Adit që të ngrihen dhe të shkojnë në dhomën e tyre. Adi nuk lëviz, ndërsa Juna i kërkon Sorit që ai nëse do, mund të largohet. Sori insiston që Adi të shkojë me të. “Kjo është ajo biseda me të rinjtë apo me të vjetrit”- ia kthen Adi atij duke nënkuptuar se dëshiron... Vazhdo
Mimoza : Ari më befasoi
17/04/09 13:25 Moza i tregon Adit edhe Adelës se Ari i kishte bërë një xhest dhe ajo ishte befasuar nga kjo gjë sepse nuk e priste prej tij. Ajo thotë se në fillim kur erdhi Ari në shtëpi, u fliste atyre me shumë edukat duke i bërë moral për sjellje të mirë të gjithëve, ndërsa me atë veprimin që i kishte bërë asaj, ajo ishte befasuar. Adela i thotë se ai ia ka bërë për inat, ngaqë ajo e kishte refuzuar. Adi e këshillon që të shkojë e të sqarohet me të duke patur parasysh natyrën e Arit i cili është pak... Vazhdo
Juna : Realiteti në Shqipëri
16/04/09 02:27 Juna pyet për realitetin në Shqipëri: shoqëria shqiptare dominohet nga shoqëria me mentalitet të hapur apo të mbyllur. Adi mendon se shoqëria shqiptare është shumë konservatore duke dhënë dhe shembuj nga jeta reale. Adela mendon se nuk është aq ekstrem sa e thotë Adi por që dominohet nga shoqëria e mbyllur. Ari kundërshton mendimin e Adelës duke i thënë se përditë ka në kronikat e lajmeve ngjarje ku flitet se nuk pranohen disa sjellje që mund të mos jenë fare jashtë normave nga shoqëria shqiptare.... Vazhdo
Adelajda : Puthja e zyshes, provë jave
15/04/09 02:52 Adi, Juna, Bjordi, Ari, Qetsori dhe Adelajda janë mbledhur në dhomën e gjumit, duke biseduar e duke shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin. Ndërkohë, Ari dhe Eltoni e kishin lidhur Adin me litar dhe mundoheshin ta tërhiqnin. Më pas e kanë lidhur këmbën e tij me të Bjordit. Banorët kanë vazhduar shakatë e tyre, Ari dhe Adi, duke përdorur mikrofonat kanë bërë sikur flisnin në telefon. Më pas Adi ka thënë një shprehje që i ka bërë të gjithë të qeshin me lotë e Adelën të ulet përtokë nga të qeshurat:... Vazhdo
Adi dhe Qetsori “ndeshen” në sumo
13/04/09 03:41 Adelajda, Mimoza, Adi dhe Qetsori, pasi kishin rënë për të fjetur janë ngritur nga shtrati të mbështjellë me çarçafë dhe kanë shkuar të ngacmojnë Arjonin. Më pas, në korridorin e shtëpisë ata kanë improvizuar një ndjeshje sumoje, që është prezantuar nga Adela dhe ku kjo e fundit bënte tifo për Adin, ndërsa Mimoza për Qetsorin. Ndeshja, për çështje shkathtësie, u fitua nga Qetsori.  Vazhdo
Kthimi i Adelës
12/04/09 19:20 Adela kthehet në shtëpinë e Big Brother. Ajo pyet banorët nëse e kanë parë apo jo dhe ata i përgjigjen se jo. Ajo fillon t’u tregojë atyre eksperiencën e saj. Banorët duan të dinë cdo detaj. Ajo thotë se shkoi me makinë deri në një vend, por që ajo nuk mund të shihte asgjë dhe nuk mund t’i fliste askush. Adela tregon se ai vendi ishte spektakli “E Diell” dhe Adi Krasta e kishte pritur. Ajo tregon me shumë emocione se fillimisht nuk kishte parë asgjë se dritat ishin të fikura, por më pas u... Vazhdo
Zgjodhëm në bazë të ndjenjëse logjikës
12/04/09 12:50 Banorët diskutojnë për eleminimin e dyfishtë që ndodhi një natë më parë. Ata flasin për mënyrën se si shpëtuan zinxhir nga një banor deri sa në fund ngelën vetëm katër. Sori mendon se hallka lidhëse e këtij zinxhiri ishte Adela e cila zgjodhi pikërisht atë. Ai mendon se nëse Adela nuk do kishtë zgjedhur atë, atëherë zgjedhjet do të ishin ndryshe dhe në nominim do të ishin të tjerë banorë duke ndryshuar kështu të gjitha ekuilibrat e lojës. Adela tregon se ishte në mëdyshje ndërmjet tij... Vazhdo