Agon Radoniqi

Aida komenton Big Brother Albania 2
“Sori, një luftarak i denjë”, “Tema e familjes sime është përfolur shumë, s’do ta lejoj më këtë” BIKA Gjërat pozitive – Idealiste. Gjërat negative – S’mundohet të njohë njerëzit. Po ta kishe sot përballë çfarë do t’i thoshe? – Si thua për pendët? Kujt i ranë? ADELAJDA Gjërat pozitive – ??? Kompromisi me ambientin. Gjërat negative – Manipuluese. Po ta kishe sot përballë çfarë do t’i thoshe? – Kur do të vish ta pimë një kafe në Tiranë. ZHULJETA Gjërat... Vazhdo
Zbulohet i dashuri i Liritës
Në darkën e së shtunës, krahas banorëve të “Big brother”, ishte edhe Lirita e cila po rri gjithnjë e më shumë në Tiranë. Kësaj here kishte ardhur për t’i bërë shoqëri nga Prishtina, edhe Atdhetari, djali me të cilin është lidhur prej disa muajsh, fakt që e ka deklaruar edhe vetë.  Vazhdo
Agoni i “Big Brother”: “Seks në shtëpi ? Vetëm Zhuljeta dhe Mesida
  Që kur është futur në shtëpinë e “Big Brother” i ka patur idetë e qarta. Ai program mund të ndiqej vetëm nëse aty do të krijoheshin lidhje por jo domosdoshmërisht dashuri. Mirëpo i ardhur nga Kosova, me një mentalitet tjetër, natyrisht që Agoni e reflektoi vështirësinë e tij për t’u përshtatur. Me gjithë dëshirën për të qenë mik i të gjithëve dhe për të dhënë shumë spektakël, pa që banorët e tjerë ishin jo disponibël. Edhe pse ka dalë i dyti, gjithsesi Agoni pranon se ndjehet i kënaqur... Vazhdo
Mimoza, Agoni : Jam femër e fortë
26/02/09 14:07 Moza pyet Bjordin nëse vajzat që ai ka patur lidhje deri tani i ngjanin tipit të Liritës dhe Bjordi i përgjigjet se ishin dicka e tillë. Moza e përcakton këtë tip, si femra kullere por, Agoni i thotë se nuk quhen të tilla, quhen femra me karakter të fortë, kurse ajo është shumë e ndjeshme dhe feminile. Mozës nuk i pëlqen ky lloj përcaktimi për të dhe i thotë se i pëlqen ta ndjejë vetën femër e jo mashkull. Agoni i thotë sërish se nuk quhen meshkuj por femra të forta, që i përballojnë situatat... Vazhdo
Agoni – Sonte do të bëj striptizë
23/02/09 09:30 Aida dhe Agoni kanë bërë bashkë një nga turnet e kujdesit për lopët. Pasi i kanë pastruar e dhenë për të ngrënë ata janë ulur për të pushuar e kanë biseduar. “Sonte do të bëj striptizë!”- i ka thënë Agoni Aidës me shaka. “Do të vishem vetëm me të brendshme e me çizme e do të bëj striptizë këtu tek lopët!” Po më shaka, Aida i ka thënë se nuk duhet ta bënte këtë në sy të Sonjës dhe Teas, sepse ato ishin shumë të vogla për shfaqje të tilla. TCH  Vazhdo
Big Brother Albania 2 : Agon Radoniqi (Profili)
Mosha: 27 vjeç Vendlindja: Dukat Vendbanimi: Prishtinë, Kosovë Gjendja civile: Beqar Besimi: Ateist Shenja të veçanta: Tatuazh në kraharor me fytyrën e Che Guevara-s Arsimi: I lartë Do të hyjë në “Big Brother” sepse: Do të tregojë që është në gjendje të bëjë çudira Karakteristika: Antikonformist, i pëlqen gjithmonë të kundërshtojë të tjerët. Ka studiuar menaxhim dhe ka punuar si përkthyes me portugezë të KFOR-it në Kosovë. Për tetë vite, ka drejtuar një emision radiofonik në një radio privatë... Vazhdo