Sori nuk është Kapedani : Një shefeje seksi, nuk do t’i rezistoja
May 2, 2009 by ulqini
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Ekskluzivisht për suplementin “Big Brother”, Sorit i kemi shkëputur një rrëfim nga dhoma e kuqe e shtëpisë së famshme, ku tema e pyetjeve lidhej me filmin “Kapedani”, interpretuar nga një bashkëqytetar i konkurrentit, legjendari Albert Vërria. Sori nuk harroi me këtë rast të dërgojë urimet më të mira për gruan e tij, Liljana, që dje ka pasur ditëlindjen.
Sori sot, apo Kapedani dje?
Sori sot.
Kapedani kishte vetëm gabime?
Jo, nuk i kishte të gjitha gabim.
Mes Adelës dhe Junës, cilën do të doje ta kishe shefen tënde?
Do pëlqeja Junën.
Po si kapitene anije, duke qenë se je vlonjat, do të preferoje Aidën apo Bikën?
Bikën e shoh si vendimtare, këmbëngulëse, nga ato që i shkon erës përballë, por që rrezik të mbyt. Aida më duket kapitene e zonja, pasi me mënyrat e saj e gjen një rrugë shpëtimi, pasi ka guxim, por edhe zgjuarsi. Ndryshe nga Bika, Aida vesh rroba banje dhe duket më bukur një kapitene kështu.
Do pranoje që ti të rrije në shtëpi i mbyllur, duke gatuar dhe duke rritur fëmijët dhe të ishte gruaja që të punonte?
Po, nuk e kam problem të qëndroj në shtëpi dhe të merrem me fëmijët e mi. E kam thënë që më duket “padrejtësi” që janë kryesisht femrat që janë më të lidhura me fëmijët, për vetë faktin se rrinë më shumë kohë brenda në shtëpi.
Më mirë Sori me një shefe seksi, apo Liljana (bashkëshortja) me një shef tërheqës?
Liljana është shumë më e fortë se unë në këtë aspekt. Unë jam më i dobët dhe do të tundohesha më lehtë. Më mirë gruaja ime me një shef seksi.
Cilën nga banoret do të zgjidhje si Kryeministre? Mesidën. - Cili nga meshkujt e këtij edicioni meriton të quhet Kapedan?
Tani. Tani, kapedani, ai nuk pranoi të flinte me gruan e tij këtu në “Big Brother” dhe unë e kam kritikuar për atë veprim.
Popularity: 3% [?]
Lirita : Do të flas hapur me ty
March 27, 2009 by ulqini
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Qetsori i ka thënë Liritës, se pavarësisht se mund të ketë sulmuar apo lënduar, pasi e tillë ishte loja, ai do të donte të fliste hapur me të, por do ta bënte këtë kur të vinte momenti. Ai i ka thënë se do t’i fliste hapur dhe e garantonte për këtë. Sipas tij, kjo ishte mënyra më “burrërore” e mundshme. Qetsori i ka thënë Liritës se atëherë ai do t’i tregonte se cfarë i pëlqente dhe cfarë nuk i pëlqente tek ajo, cfarë, sipas tij, Lirita kishte pozitive e cfarë jo. “E ku të besoj unë ty?!” – i ka thënë Lirita. Qetsori i ka thënë se fjalët ishin shansi i vetëm që i jepte, por e garantoi se në ato momente, pastërtia dhe sinqeriteti i tij do të ishin maksimalë.
Popularity: 1% [?]
Aida Troka : në jam realist
March 17, 2009 by ulqini
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Debati mbi dëshirën ose jo të Aidës, për t’i dhënë imunitetin Adit ka vazhduar më tej, me ardhjen e saj. Arjoni i ka thënë dhe ka mbrojtur mendimin se ajo ka hezituar që t’ia jepte imunitetin Adit, sepse nuk kishte dashur ta bënte. Aida e ka kundërshtuar fort dhe i ka shpjeguar se ajo nuk e kishte kuptuar mirë pyetjen që i ishte bërë. Ajo shtoi se kishte dashur t’ia jepte imunitetin atij ose Liritës, sepse mendonte se duhej të zgjidhte dikë prej banorëve të shtëpisë. Arjoni e pyeti drejtpërdrejt Adin se si i ishte dukur atij shprehja e Aidës: “Adi është i vetmi që nuk ka nevojë për imunitet!”. Adi u shpreh se edhe ai ishte keqkuptuar si Aida. Ai shtoi se nëse Aida nuk do ta kishte bërë këtë, do të ishte bërë “hasëm” me të, sepse asaj, në fundit të fundit, nuk i kushtonte asgjë. Madje, sipas tij, atë e kishin vënë përpara një zgjedhjeje shumë të thjeshtë e të rehatshme dhe aspak të vështirë, siç mund të kishte qenë po t’i ishte dashur të zgjidhte mes disa banorëve. Adi tha gjithashtu se ai do t’ia kishte dhuruar nominimin edhe “armikut” të tij, gjë që u mbështet edhe nga Aida. Ndërsa sipas Arjonit, kjo shprehje e saj nënkuptonte që ajo nuk donte t’ia jepte imunitetin dhe përsa i përkiste dhurimit të imunitetit dikujt që ai e konsideronte kundërshtar, ai nuk do ta kishte bërë këtë, ai nuk do t’ia kishte dhënë imunitetin. Pyetja e tij për Adin ishte direkte: “Ti, Adi, do të ma kishe dhënë mua imunitetin?”. Adi u përgjigj se do t’ia kishte dhënë, sepse cdo gjë kishte një moral, ai nuk mund të binte aq poshtë dhe, në fund të fundit, nuk ishin në katërshe. Arjoni i është përgjigjur që ai, po t’i ishte dhënë mundësia, nuk do t’ia kishte dhënë imunitetin, sepse loja e tillë ishte. “Vetëm një njeri i cekët mund ta bënte këtë!- i ka thënë atij Aida. “Unë nuk jam i cekët, jam realist!” – i është përgjigjur Arjoni.
Popularity: 1% [?]
Arjon : Aida, ki kujdes!
March 17, 2009 by ulqini
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Arjoni dhe Aida nuk kanë pritur gjatë për t’iu rikthyer debatit në lidhje me imunitetin e Adit. Aida i ka thënë se keqinterpretimet që ai u bënte gjërave, deri më sot ajo i kishte menduar të ndikuara nga “dikush” tjetër, por tani po e kuptonte se kishte gabuar. Ajo ka shtuar se këto ishin provokime nga ana e tij dhe se ajo nuk donte ta vazhdonte më një debat që mund ta detyronte të thoshte gjëra që nuk donte t’i thoshte apo nuk i mendonte. Arjoni e ka interpretuar këtë si tërheqje nga ana e saj, ndërsa Aida i ka thënë se ai ishte i vogël dhe nuk e mbante dot lojën e saj. Më pas në debat ka hyrë edhe Qetsori, i cili është munduar të qetësojë situatën, duke thënë se ishte faji i tij, sepse kishte qenë ai që e kishte hapur këtë diskutim. Por si Aida, si Arjoni nuk kanë ndalur. Ky i fundit i ka thënë Aidës, se ajo po bënte shumë gabime të, po e quante të cekët, po e quante të vogël, duke e ofenduar, gjë që ai nuk e kishte bërë ndonjeherë. Aida ia ka kthyer duke i thënë se realisht ai ishte më i vogël. Kjo e ka acaruar edhe më shumë Arjonin, që i ka thënë të kishte kujdes dhe të mos fliste pa i njohur njerëzit dhe se ajo nuk mund ta quante atë as të vogël dhe as të cekët, për mendimit që ai realisht shfaqte. “Nëse ke kurajo, mos u mbro pas fjalës 24 vjeç!”- i ka thënë ai. “Pse? Çfarë do të më bësh?!”- i ka thënë Aida. Qetsori ka ndërhyrë sërish, për të qetësuar situatën, duke thënë se meqënëse ishte ai që e hapi këtë bisedë, do të ishte po ai që nesër, do të përballej e do të sqarohej me Aidën. “Unë nuk kam asgjë për të sqaruar!” – ka përfunduar Aida.
Popularity: 1% [?]
Aida Troka : Nuk të paskam njohur
March 17, 2009 by ulqini
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Duke vallëzuar, Aida i ka treguar Qetsorit se ajo vinte nga një familje që e kishte llastuar shumë. Ajo i ka thënë gjithashtu se kishte patur një gjendje shumë të mirë familjare dhe kishte bërë një jetë shumë të lumtur, deri në momentin që i kishte vdekur i ati. Ky rrëfim ka marrë shkas nga pyetja e Qetsorit se për cfarë Aida lufton kaq fort. Ai i ka thënë gjithashtu se e nominonte, ngaqë nuk e kuptonte. Por reagimi i tij ka ndryshuar kyekëput kur ka mësuar se Aida, që shumë e re, ka jetuar pa të dy prindërit. “Tani po e kuptoj, – i ka thënë ai, – nuk të paskam njohur, po ta dija nuk do të të kisha nominuar kurrë!”
Popularity: 1% [?]
Aida – Këta janë lepurushe
March 14, 2009 by ulqini
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Pasi ishin çlodhur një ditë të tërë, pas spektaklit të së shtunës, banorët zgjodhën darkën për t’u afruar dhe diskutuar me njëri-tjetrin. Atë mbrëmje, vajza energjike e këtij edicioni, Aida, u bashkua me Dritanin për të komentuar jetën brenda shtëpisë dhe për të dhënë opinionin e saj të drejtpërdrejtë ndaj shumicës së banorëve. Ajo nuk ia përtoi që t’i konsideronte konkurrentët si “dhjaksë”, duke i gjykuar si të dobët dhe pak të guximshëm që të shprehin haptas mendimin e tyre. Nuk dihet se pse Aida zgjodhi “ushtarakun” serioz për këtë rrëfim, duke parë se ata nuk i lidh ndonjë miqësi e madhe, por ndoshta pozicioni i heshtur i Dritanit e ka bërë vajzën shpërthyese të ndjehet komode për të folur. Pa marrë një pozicion favorizues, Dritani e këshilloi Aidën që të mos marrë zjarr kohë e pa kohë dhe të jetë më e përmbajtur. Ai i kërkoi asaj që të mësojë t’i bëjë dallimet, sepse jo të gjithë banorët janë ngjashëm në sjellje. Sipas Dritanit, Aida do të bënte mirë që të gjente ndryshimet në karakterin e çdo banori dhe të mos sillej me të gjithë njëlloj.
Popularity: 2% [?]
Florian Binaj (Portokalli) – Komenton banorët e Big Brother Albania 2
March 14, 2009 by ulqini
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Intervista – Florian Binaj, aktori që interpreton Policin në spektaklin “Portokalli” dhe një nga personazhet më pikantë të emisionit radiofonik “Rikoshetë”, komenton banorët e “Big Brother 2″.
REPUBLIKA KASMAHU
1 – Pa shumë përvojë
2 – E dashur kur do
3 – Pëlqen Arjonin, por e sheh si të pamundur
ADELAJDA XHAMANI
1- Shumë simpatike, portret me tipare mishtore
2- Flet pak si shumë
3- Ndihet e kërcënuar nga rivalet
ZHULJETA DACI
1- Mendon se është pikë kyçe e “Big Brother 2″
2- I gënjen portreti kur thotë se s’gënjen
3- Po e verbon Arjonin me fjalë
AIDA TROKA
1- Egoiste
2- Ofendon të tjerët nëse nuk bëjnë (mendojnë) atë që ajo bën (mendon)
3- I duhet një rivale që të shihet se kush është në të vërtetë
LIRITA HALILI
1- I shmanget bisedave që vetë i nis, me zë të ulët
2- Sens humori
3- Nuk ka shfaqur ende një identitet të qartë
MIMOZA KRASNIQI
1- E bukur
2- Dashuron veten dhe shikimet e djemve
3- Pasive në maksimum
ARDJAN POJANA
1- Me përvojë
2- I distancuar pak nga të gjitha grupet që janë krijuar aty
3- Nuk ngjan më me Ardjanin që pamë në fi llim
PAVLIN POLIA
1- Shumë shumë pasiv
2- E vetmja gjë që na ka bërë të shohim është që rri dhe sheh
3- I heshtur si bora mes së cilës është rritur
DRITAN SHEHAJ
1- 70 për qind serioz dhe 30 për qind pasiv
2- I duken të tjerët si të lëshuar dhe jo të përmbajtur
3- Pas tri javësh, qeshi për herë të parë
BJORDI MEZINI
1 – I përkëdhelur
2 – I pafat me gocat
3 – Shumë i ndjeshëm
ARJON MUÇA
1 – Simpatik
2 – Ka fobi nëse fl asin keq për të
3 – Po i zvogëlohet gjithnjë e më shumë infl uenca në shtëpi
QETSOR FERUNAJ
1 – Shumë i shkathët
2 – Elastik në dialog dhe situata
3 – E ka marrë lojën si një pushim, ndoshta tremujor
1 – Si të duket karakteri i personazheve të këtij edicioni të “Big Brother”, muzikë rock apo e qetë?
Banorët e këtij edicioni të “Big Brother” janë muzikë e qetë.
2 – Si të duket niveli i aktrimit të tyre?
Mesa po ndjek, më është krijuar bindja se ka nga ata banorë që dinë ta fshehin mirë strategjinë e tyre. Por ka edhe nga ata që e kuptojnë, por ruhen, ngaqë nuk janë aq të aftë sa ta fshehin. Ajo që më bie më shumë në sy është fakti se dy apo tre prototipa kanë zgjedhur të rrinë pasivë ndaj gjithçkaje që ndodh në shtëpi dhe kjo sjell që ata të mos kandidohen javë pas jave.
3 – Po të ishe regjisori në një film, çfarë roli do t’u besoje atyre?
Filmin do ta quaja “ASHEN’SORI”. Do t’i fusja të gjithë në një ashensor që bllokohet të paktën për dy orë. Normalisht, që të gjithë do ta humbisnin durimin njëri pas tjetrit, me përjashtim të njërit nga banorët, që do ta merrte fare lehtë situatën, i cili është Qetsori. (Ashensori-Qetsori) Hahaha… Vajzat do të ishin ato që nuk e vrasin mendjen për të shpëtuar se nuk kanë dhomën e tyre të zhveshjes. Moza do qante pse nuk ka një pasqyrë të shohë veten se mos i është prishur makijazhi, Bjordin do ta zinte paniku, Pavlini do t’u thoshte të tjerëve më zgjoni nga gjumi kur të rregullohet, Aida me Liritën do të bënin fajtore për mungesën e hapësirës Adelajden dhe Erjolën (dy më trupvoglat)… Bika do zihej me Arjonin pse më pe, jo s’të pashë…etj., etj.
Popularity: 2% [?]
Dritani: Zhuljeta është false
March 14, 2009 by ulqini
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Aida dhe Dritani vazhdojnë të flasin për Arjonin dhe Zhuljetën. Aida i tregon se e ka këshilluar Arjonin që të mos izolohet, kjo në kohën kur ishte në nominim dhe Arjoni i është përgjigjur se nuk është tip i tillë. Aida i ka thënë se edhe pse nuk është ai, mund ta bëjnë të tjerët këtë gjë. Ajo i thotë Dritanit se Arjoni nuk duhej të afrohej aq shumë me ata që rri. Dritani e korrigjon dhe i thotë se nuk është afruar ai, por Zhuljeta është tip shumë i afruar dhe këtë e ka bërë që gjatë javës që ishte në nominim, për të krijuar imazhin e një lidhjeje të mundshme dhe për të mbijetuar. Ai thotë se ajo është tip që ngjitet, të vjen e të puth kot pa lidhje, qesh kot edhe kur s’ka asgjë për të qeshur. Ai e përcakton si një tip fals e të sajuar. Dritani shton se gjatë kësaj jave, Zhuljeta po përpiqet të ecë në kurriz të të tjerëve, nuk bën asgjë vetë por vetëm shkon e bën sikur ndihmon Sorin dhe Arjonin në kuzhinë.
Popularity: 1% [?]
Aida Troka : Të shoh e të dua në finale
March 14, 2009 by ulqini
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Aida i thotë Dritanit se është shumë kurioze që të njohë Evën, të fejuarën e tij, dhe ai e ngacmon duke i thënë se do ta njohë kur të dalë. Kjo i jep spunto një bisede lidhur me daljen nga shtëpia dhe se si do t’i shihnin pjesën tjetër të banorëve nga jashtë, nëse do të dilnin. Ai shton me shaka se edhe mund të dalë para saj dhe lëviz nga vendi si për ta hequr këtë fat të keq. Dritani i tregon Aidës se si i sheh banorët e tjerë me syrin nga jashtë. Ai e fillon me të dhe i shpreh mendimin dhe dëshirën se ajo do të qëndrojë gjatë në shtëpi dhe ndoshta do të jetë edhe në finale. Për Adelajdën mendon se nga jashtë do t’i dukej një tip shumë acarues, megjithëse brenda nuk i duket ashtu. Sori i duket një personazh shumë i përgatitur por, që ndonjëherë bën budallallëqe. Adi është një tip që e bën shumë kurioz dhe tregon shumë pak për veten. Ai nuk e di se si do t’i dukej nga jashtë dhe ndoshta mund të njihet më mirë kur të jetë në nominim. Aida e përcakton Adin si tip rehati. Edhe Aida dëshiron që Dritani të jetë në finale dhe shton se do donte të ishin edhe ata njerëz të cilët ajo i ka vlerësuar. Dritani mendon se për në finale ka shumë pengesa, është fati, loja apo edhe pëlqimi i njerëzve jashtë. Aida i thotë se deri tani, ai nuk është ngacmuar me asnjë dhe sipas asaj që ka vënë re më parë, ata që nuk ngacmohen mund të shkojnë deri në finale. Dritani i tregon se ka patur ngacmime vetem me Arjonin, si ai edhe Adi, kjo në fillim të qëndrimit të tyre në shtëpi. Ai thotë se Arjonit ia ktheu që në fillim dhe tani nuk kanë më probleme të tilla, kurse Adi nuk ia ka kthyer dhe Arjoni ka arritur deri aty sa e ka ofenduar. Dritani thotë se nuk do ia lejonte kurrë Arjonit të arrinte deri në atë pikë me të. Ai shton se këto ditë, Arjoni i duket mirë dhe se ndoshta e ka trembur nominimi. Aida i thotë se ai nuk ka folur, se nëse flet del me mendime kundër personave që rri, të cilët janë Zhuljeta dhe Sori. Dritani mendon se kjo nuk është arsye me vend, pasi si ai edhe Aida, nuk kanë lidhje as me Zhuljetën e as me Sorin por, ndërkohë Arjoni vazhdon të ketë një qëndrim neutral dhe shumë pasiv. Aida thotë se edhe pse për Dritanin ka konsideratë dhe i pëlqen, kur kanë mendime të kundërta e thotë dhe kjo nuk tregon se po i vihet kundër, kurse Arjoni këtë gjë nuk po e bën.
Popularity: 1% [?]
Aida dhe Dritani : Në punë nuk shkohet me xhinse
March 14, 2009 by ulqini
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Duke marrë shkas nga piercing i Mesidës, Dritani ka thën se nuk e kuptonte cila mund të ishte arsyeja apo nevoja për të bërë gjëra të tilla. Ai edhe mund të kuptonte të kishe një, por jo ta mbushje gjitë trupin me to. Aida i ka thënë se ishte e të njëjtit mendim. Ajo i ka treguar që njëherë donte të vinte një të tillë në buzë dhe dritani ia ka kthyer se kjo gjë nuk ishte serioze. Sipas tij, ajo kishte një punë zyre dhe nuk mund të shkonte atje me të tilla gjëra. Aida i tha se tani, që kishte këtë lloj pune, as asaj nuk i shkonin më ndërmend të tilla gjëra. Sipas Dritanit, njeriu duhet ta vlerësojë vendin e punmës që ka dhe serioziteti në veshje është një nga kriteret kryesore. “Nuk shkohet në punë me xhinse, – ka thënë ai, – në punë shkohet me veshje serioze!” Edhe Aida e ka mbështetur mendimin e tij dhe ka sjellë si shembull negativ përdorimin e minifundeve si veshje zyre.
Popularity: 1% [?]


















