Ali Rexha

Ali Rexha kryetar i ri i PPD-së
Ulqin – Të dielën në Ulqin, me dyer të mbyllura, u mbajt Kongresi i katërt i Partisë së Prosperitetit Demokratik. Kongresi për kryetar të ri të partisë zgjodhi Ali Rexhën. Kuvendi zgjodhi edhe Këshillin Drejtues të partisë në përbërje prej 11 anëtarësh, ndërsa funksionarët e tjerë udhëheqës të partisë do të zgjedhen në mbledhjen konstituive të Këshillit Drejtues të partisë që do të mbahet së shpejti. Në njoftimin për shtyp të PPD-së thuhet se me këtë përfundoi edhe kriza dyvjeçare e PPD-së... Vazhdo

May 4, 2009  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Ali Rexha kryetar i ri i PPD-së
Tags: , , , , ,

Ndryshimi që po kaplon skenën politike shqiptare
Në dallim prej disa politikanëve të cilët deklarojnë se kanë suksese të shumta, me keqardhje duhet të shtoj se ato nuk do të arriheshin sikur të mos ishin të parapërcaktuara me konventa të ndryshme evropiane. Unë do të përmend disa nga problemet kyçe me të cilat ne si parti do të merremi. Sa për fillim duam të informojmë publikun se për t`u kyçur në rrjedhat evropiane, qeveritë e shteteve të Ballkanit Perëndimor, e këtu hyn edhe Qeveria e Malit të Zi, marrin ndihma të konsiderueshme nga Komisioni Evropian... Vazhdo
Ali Rexha, bartës i Listës për deputetë i Partisë së Prosperitetit Demokratik
1. Ndryshe nga zgjedhjet e deritashme, pres që premtimet e dhëna, disa bile edhe të përsëritura gjithmonë para zgjedhjeve, kësaj radhe të plotësohen. Pres që të drejtat e pakicave, në veçanti të shqiptarëve, të garantuara me ligjet dhe konventat evropiane dhe të përfshira në Kushtetutën e Malit të Zi si një nga kushtet kryesore për pranimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, të jetësohen në tërësi. Pres që këto të drejta të garantuara, si e drejta e identitetit, e drejta e përdorimit të gjuhës amtare... Vazhdo

March 16, 2009  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Ali Rexha, bartës i Listës për deputetë i Partisë së Prosperitetit Demokratik
Tags: , , , , , , , , , ,