Ali Salaj
Njoftim për media
“Art Club” propozon që një rruge apo sheshi në Ulqin t’i jepet emri i poetit Ali Podrimja
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” nga Ulqini i ka propozuar Komisionit për Emërtimin e Rrugëve dhe Shesheve të Kuvendit të Komunës së Ulqinit që një rrugë apo shesh në këtë qytet të mbajë emrin e poetit të njohur shqiptar me renome ndërkombëtare, Ali Podrimja.
Në arsyetimin e këtij propozimi thuhet se Ali Podrimja ishte shumë i lidhur me Ulqinin, të cilin e donte dhe... Vazhdo
February 14, 2013 :: Kulturë / Kultura :: Komentet (0)
Ndarja e shpërblimeve tradicionale paraqet një performancë nderimi për punën e personaliteteve të kulturës, artit, shkencës, sportit por edhe të njerëzve të thjeshtë që me veprimtarinë e tyre kontribuan në zhvillimin dhe emancipimin e shoqërisë. Në vendet e zhvilluara dhe të konsoliduara këtë performancë e mbajnë institucionet kulturore publike dhe shtetërore, të cilat kanë mundësi dhe kapacitet që laureatëve përveç nderimit dhe kënaqësisë tu ofrohet edhe ndonjë shpërblim material që do të ishte shumë... Vazhdo
December 30, 2012 :: Kulturë / Kultura :: Komentet (0)
Duke analizuar sistemin partiak të shqiptarëve në rajon, analisti dhe publicisti i njohur ,Elez Biberaj në veprën e tij “Shqipëria në Tranzicion- Rruga e vështirë drejt Demokracisë” vë në dukje sistemin e paqëndrueshëm partiak , i cili mbretëron gati në tërë hapësirën shqiptare ku “ shumica e partive pësuan përçarje, të shkaktuara më fort nga rivalitete personale dhe intriga sesa nga parimet politike”. Në këtë kuadër kuptohet edhe pluralizmi i shqiptarëve në Mal të Zi, i cili përjetoi devijime... Vazhdo
September 19, 2012 :: Kulturë / Kultura :: Komentet (0)
Zyra për media dhe kulturë të Ambasadës së SHBA-së interesohet për fatin e gazetës “Koha javore”.
Redaktori përgjegjës i gazetës “Koha javore”, Ali Salaj, zhvilloi në Podgoricë një takim me shefen e Zyren për media dhe kulturë të Ambasadës së SHBA-së në Mal të Zi, znj. Shelly A. Seaver.
Në këtë takim u bisedua për situatën aktuale në mediat e shkruara në Mal të Zi, veçanërisht për të ardhmen e gazetës në gjuhën shqipe “Koha javore”. Znj. Seaver u interesua për fatin e gazetës “Koha javore”... Vazhdo
August 31, 2012 :: Kulturë / Kultura :: Komentet (0)
Ali Salaj
“Kalimera poetike “ në traditën e saj 20 vjeçare ka krijuar prurje të reja jo vetëm në fushën e letërsisë, por edhe në atë të artit dhe të kulturës shqiptare në përgjithësi.
“kalimera poetike” tejkaloi tematikën letrare dhe për herë të parë përmes këtij manifestimi të veçantë hapet rruga e integrimeve kulturore mbarëkombëtare. Me emrat më të njohur të letrave shqipe Kalimera krijoi lidhjet e para kulturore dhe identitare me Shqipërinë, Kosovën dhe me shqiptarët e Maqedonisë duke... Vazhdo
August 5, 2012 :: Kulturë / Kultura :: Komentet (0)
Ali Salaj
Gjatë një takimi në restorantin buzë Liqenit të bukur të Shasit, ish ambasadori amerikan në Mal të Zi, Roderik Mur, shfaqi habinë kur me interesimin e tij e njoftova se gazeta e pakicës shqiptare “Koha javore”, në vend që të falet, shitet 0.50 Euro. Habia e ambasadorit ishte edhe më e madhe kur mori vesh se gazeta e vetme në gjuhën shqipe në Mal të Zi nuk financohet nga themeluesi (Kuvendi apo Qeveria), por është lënë në mëshirën e fatit.
Këto reminishenca m’u ngjallen pasi lexova një shkresë... Vazhdo
July 5, 2012 :: Kulturë / Kultura :: Komentet (0)
Me rastin e Javës së Filmit Kosovar në Ulqin
Në kërkim të identitetit
Tradita e pakët e filmit kosovar e sidomos numri i vogël i filmave të xhiruar, nuk ofrojnë mundësi për të krijuar një tipologji të përshtatshme për këtë kinematografi, por mund të gjejmë drejtime, rrjedha ose tendenca ideore dhe stilistike, të cilat paraqiten më shpesh në forma të sinkretizuara. Edhe pse tradita në film nuk është çdoherë vendimtare, sepse siç thotë historiani i njohur i filmit Andre Bazeni “periudha pesëvjeçare në... Vazhdo
June 30, 2012 :: Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti :: Komentet (0)
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” nga Ulqini zgjodhi në Kuvendin e saj zgjedhor, të mbajtur të premten, kryetar të ri gazetarin dhe kritikun e filmit Ali Salaj. Ai është kryeredaktor i gazetës “Koha javore” dhe korrespondent i Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe për Malin e Zi.
Pjesëmarrësit e Kuvendit vlerësuan kontributin dhe rezultatet e arritura nga kryetari i deritashëm, mr. Haxhi Shabani, sidomos në fushën e botimeve.
Kryetari i ri i “Art Club”-it premtoi se përkundër vështirësive... Vazhdo
March 17, 2012 :: Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti :: Komente (2)
Kur të kemi parasysh krizën aktuale të mediave të shkruara në botë e posaçërisht gjendjen e mediave të shkruara në gjuhën shqipe në Mal të Zi atëherë është më se e kuptueshme se gazetaria hulumtuese jo që nuk ka gjasa të zhvillohet ,por ajo do të jetë në zhdukje të vazhdueshme. Kjo ndodh sepse e ardhmja e gazetarisë, sidomos e asaj hulumtuese, do të zhvillohet në internet dhe nëpër vebfaqet dhe portalet e ndryshme të tij, duke mbijetuar krizën që i ka përfshirë mediat e shkruara.
Gazetarinë... Vazhdo
November 7, 2010 :: Opinione :: Komentet (0)
Këshilli nacional i shqiptarëve në Mal të Zi organizoi të dielën në Ulqin tryezën e rrumbullakët me temë”Informimi shqip në Mal të Zi – Gazetaria hulumtuese”
Gazetaria hulumtuese,e panjohur për mediet në gjuhën shqipe
Kryeredaktori i Televizionit “TopChannel”, Mentor Kikia, prezantoi përvojën e mediave në Shqipëri sa ipërket gazetarisë hulumtuese, me theks të veçantë në televizionin ku ai punon. Ai solli raste konkrete tëgazetarisë hulumtuese në Shqipëri që kanë dëshmuar... Vazhdo
November 1, 2010 :: Kulturë / Kultura :: Komente (2)










