Arjon Muca : Anjezen e pelqej por nuk e dashuroj

May 27, 2009 by ulqini  
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjoni-dhe-anjeza-big-brother-albania-2Cifti i veteshpallur ne “Big Brother”, Arjon -Anjeza, nuk jane tamam te tille. Kjo gje u vu re edhe gjate qendrimit te Arjonit brenda shtepise, pasi asgje nuk ndodhi me ta… Mjaftuan ca perkedhelje dhe nje puthje ne buze per t’u perfolur me tej per nje dashuri te madhe, por ja qe nuk eshte keshtu.

I kontaktuar nga Sh2-shi, Arjoni ka pohuar diten e djeshme, se Anjezen e pelqen, por nuk e dashuron. Kete gje e ka diskutuar dhe me vajzen qe tashme ndodhet brenda ne shtepi. “Te dy e kemi pranuar kete fakt”, – thote ai. Ajo qe lindi mes nesh ne ambiente e shtepise ishte nje ndjenje reciproke nga te dy, por eshte shume heret per ta quajtur dashuri.

Djali, qe gjate qendrimit te tij ne Big Brother ka rene ne sy per pamjen shume terheqese dhe, vec kesaj, edhe per nje xhentilese me femrat, aq sa per t’u pasur zili, eshte treguar i sinqerte gjate gjithe kohes. Anjeza nuk ka qene e pare qe ka preferuar shoqerine e Arjonit, para saj ishte Zhuljeta e me pas Mesida. Per asnje nga keto ai nuk ka pohuar se i ka dashur, megjithese ka ndare nje shtrat me to, dhe kjo vetem ne menyre miqesore. Eshte karakterizuar per natyren e tij te permbajtur, sidomos me femrat, duke nxjerre konkluzione te qarta per nje marredhenie.

Arjoni ka pohuar se, “nuk mjaftojne dy jave per te lindur nje dashuri mes dy njerezve. Nje lidhje, per t’u quajtur e konsoliduar, duhet te kaloje ne disa filtra njerezore, qe vetem ambienti i jashtem mund te t’i jape”. Nga ana tjeter, djaloshit simpatik nuk i ka munguar suksesi me femrat dhe fama ne kete reality show ia ka shtuar me shume kerkesat. Duket se kete pjesemarrje Arjoni do ta perdore si nje trampoline per t’i hyre botes se modes, spektaklit, dhe jo vetem. Ndersa lidhja me Anjezen ka shume rezerva. Do te jete koha qe do t’i tregoje, jo vetem ketij cifti, por edhe publikut, se si do te shkoje lidhja e tyre.

Shekulli

Popularity: 3% [?]

Anjeza flet per banoret

May 16, 2009 by ulqini  
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme

ananjeza profili big brother albania 2 Anjeza flet per banoretAIDA

Gjërat pozitive- Ambicia

Gjërat negative- Impulsiviteti

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Largoju mendimeve negative”

 

MOZA

Gjërat pozitive- E sinqertë

Gjërat negative- Nuk ka

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Tani ka një mikeshë të mirë në Tiranë”

 

ADELAJDE

Gjërat pozitive- Guximi

Gjërat negative- Shtirja

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe ? “Sa dëshirë kam të të njoh ashtu siç je në të vërtetë”

 

BIKA

Gjërat pozitive- E fortë

Gjërat negative- Nxitimi

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Të uroj fat në ëndrrën tënde për t’u bërë police”

 

LIRITA

Gjërat pozitive- E qetë

Gjërat negative- S’e di

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Nuk e njoh shumë, s’kam çfarë t’i them

 

JUNA

Gjërat pozitive- Inteligjente

Gjërat negative- Nuk ka

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Je mikeshë shumë e mirë”

 

ADI

Gjërat pozitive- Sensi i humorit

Gjërat negative- Përfshirja në grupe

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Uroj të arrish qëllimin tënd”

 

QETSORI

Gjërat pozitive- Loja e bukur

Gjërat negative- Nuk ka

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Ta hapsha derën”

 

ARJONI

Gjërat pozitive- I vërtetëGjërat negative- Nuk ka

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Do të doja që të ishe ti fi tuesi i ‘Big Brother Albania 2′”

 

ANI

Gjërat pozitive- I drejtë

Gjërat negative- Rrëmujaxhi

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Shpresoj të më ftosh në dasmë”

 

BJORDI

Gjërat pozitive- Inteligjent

Gjërat negative- Pasiviteti në të cilin ka rënë

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe ? “Tregoju veten teleshikuesve”

DRITANI

Gjërat pozitive- Shpirti ushtarak

Gjërat negative- Intriga

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe ? “Ende më vjen keq që më paragjykove”

 

TONI

Gjërat pozitive- I zgjuar

Gjërat negative- Nuk ka

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Më pëlqen mënyra sesi debaton”

 

ARJANI

Gjërat pozitive- Përvoja e jetës

Gjërat negative- I grindur

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe ? “A do luajmë bashkë tenis”

Popularity: 3% [?]

Big Brother Albania 2, Anjeza, Intervista

May 16, 2009 by ulqini  
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme

anjeza big brother albania 2 live Big Brother Albania 2, Anjeza, IntervistaAnjeza jashtë “Big Brother 2″

Më thoni Arjoni, ju them romancë

Anjeza si ndihesh?

Më kishte marrë malli për botën time jashtë BB, për familjen time, miqtë mi dhe gjërat e mia të përditshme. Kam një ndjesi të mirë, e cila ndoshta më vjen nga reagimet pozitive që marr jo vetëm nga të afërmit e mi, por edhe nga njerëz të thjeshtë që takoj kudo. Tani po e shoh vetë njohjen që të jep kjo reality show.

Anjeza e “vogël”, por me përvojën e jetës mbi supe. A mendon se në atë shtëpi kishte banorë apo banore, pak të llastuar?

Nuk mund t’i ndaj banorët e asaj shtëpie në të llastuar ose jo. Kategoria e ndarjes që mund të përdor është: të vërtetë dhe të pavërtetë.

Për çfarë do të doje të kujtoheshe në këtë lojë?

Për vërtetësinë time.

Po të them Arjoni, ti çfarë më thua?

Romancë.

Ke menduar ndonjëherë se ti e do pak më shumë sesa të do ai?

Mendoj se pëlqehemi njësoj.

Si ishte takimi mes jush pas spektaklit, si takimi i një çifti apo i dy njerëzve që po vazhdojnë të njihen?

ë dyja bashkë, si takim i një çifti dhe i dy njerëzve që do vazhdojnë të njihen.

A është Arjoni tipi i mashkullit, me të cilin mund të ishe fejuar?

Normalisht unë nuk krijoj modele në mendjen time, të cilave duhet t’ju përmbahem kur njoh dikë, apo kur krijoj një miqësi të re. Sipas mendimit tim, simpatia është e pakornizuar, ajo mund të vijë edhe nga një veprim fare i rëndomtë, nga një fjali e zgjuar apo nga dy sy interesantë.

njeza, kush ishte lojtari më i fortë këtë edicion?

Arjoni ishte një lojtar i fortë, kjo ishte edhe një nga gjërat që më tërhoqi tek ai. Gjithashtu, mund të vlerësoj Qetsorin, i cili ka dhënë maksimumin.

Kush luante pastër dhe kush “pisët”?

Nuk më pëlqen të paragjykoj askënd. Të gjithë kanë luajtur për një qëllim, fitoren e një shume të konsiderueshme të hollash që për secilin nga ne nuk kanë vetëm vlerë monetare, por edhe njerëzore. Secili nga ne u përpoq ta fitonte këtë trofe, për të ndryshuar diçka në jetët tona dhe të afërmve tanë. Unë persona lisht kërkoja të krijoja një jetë më komode për mamanë time, e cila ka sakrifikuar gjithë jetën e saj për të më rritur mua dhe motrën time.

Tani që dole besoj ke mësuar që Adela po përflitet shumë, po komenti yt për këtë vajzë që e njohe nga afër cili është?

Fakti që përflitet, nuk krijon asnjë efekt tek unë. Brezi im e ka tejkaluar këtë kompleks që vazhdon ende të qarkullojë në shoqërinë shqiptare. Shpresoj që Adela pas gjithë këtyre javëve në “Big Brother” t’i ketë kapërcyer muret e ndrydhjes

 Po bota e spektaklit të tërheq?

Pa dyshim që po, për aq kohë sa nuk ndikon në mbarëvajtjen e studimeve të mia.

Popularity: 3% [?]

Big Brother Albania 2, Arjan Bakalli, Intervista

May 16, 2009 by ulqini  
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme

 

arjan bakalli big brother albania 2 live Big Brother Albania 2, Arjan Bakalli, IntervistaAri, si ishte përballja me jetën e vërtetë?

E jashtëzakonshme, nuk më besohet që njerëzit janë kaq pozitivë ndaj meje dhe asaj që unë dhashë brenda shtëpisë, më ndalojnë të gjithë për të më komplimentuar fëmijë, burra, gra, të moshuar, por mbi të gjitha ndiej se është një lloj solidarizimi qytetar dhe vlerash që nuk u pëlqen të fshihen pas lojërave dhe hipokrizisë. Është vërtet shumë vlerësuese për mua, në një farë mënyre unë ndihem fituesi moral i këtij “Big Brother”-i.

Në cilat momente, jeta brenda “Big Brother”-it, ngjan me jetën që ju lini jashtë tij?

Në eksperiencat humane në marrëdhëniet njerëzore, njerëzit përfaqësojnë vërtet më të mirat dhe me të këqijat, pasojat e një kombi që ka pasur një histori aq sa të çuditshme aq edhe të dhimbshme dhe me keqardhje them që në Shqipëri, drejtohemi akoma nga mediokrit, hipokritët.

A mendon se të penalizoi fakti që hyre me vonesë në BB?

Sigurisht që po, por më shumë më penalizoi fakti që nuk ndryshova aspak nga Ari që unë jam dhe fakti që ne u votuam në 30 minuta, në një kohë që jashtë sapo kishte mbaruar eventi sportiv i vitit, ndeshja Milan vs Kombëtares shqiptare.

E pate të vështirë ambientimin me kamerat?

Aspak, ishin pothuajse inegzistente për mua.

Ke menduar ndonjëherë për veten se je ekzibicionist?

Unë mendoj se jam një tip introvers, por më shumë se ekzibicionist, mendoj se është prezenca ime që bën përshtypje.

A gjete në shtëpi banorët që do të kishe dashur për një lojë të forte sipas parametrave të tu?

Jo, absolutisht jo. Në një farë mënyre, unë e pata shumë të vështirë si të shprehesha në një ambient që e kisha të vështirë të identifikohesha.

Ari është tip i vështirë, apo I llastuar?

Të dyja. Jam shumë i vështirë dhe shumë i llastuar, jo se zgjodha të bëhem i tillë , por i tillë jam gjenetikisht, por edhe nga jeta që kam bërë, ndërsa i llastuar jam bërë nga ime më si fillim, pastaj nga femrat që kam pasur pranë.

Ku mendon se ke gabuar, apo do të doje të kishe ndryshuar sjelljen tënde, ndaj një banori apo një situate të caktuar?

Do kisha dashur të isha treguar pak më i kujdesshëm me Mozën, të kisha nominuar të tjerë në vend të Qetsorit.

Kush nga banorët të ka bërë të ndryshosh mendim për të (në të mirë ose në të keq)?

Absolutisht Qetsori, i cili vazhdon edhe jashtë të më surprizojë dhe kjo gjithmonë pozitivisht.

A bëre më shumë miq apo armiq aty brenda?

Besoj kam bërë një mik dhe ndonjë admiruese.

Po në publik?

Publiku po më surprizon gjithmonë e më shumë për mbështetjen që po më japin. Është e mrekullueshme, e pabesueshme dhe mbështetje po marr masivisht edhe nga Kosova e Maqedonia! E përsëris nuk e di ç’ndodh me të tjerët, por mua po më bëjnë të ndihem vërtet si fituesi moral i këtij “Big Brother”-i.

Cilat janë anët e mira dhe të këqija të karakterit tënd?

E kam të vështirë të flas për veten po mund të them pak gjëra: ana pozitive e imja është që jam i dashuruar me të vërtetë, pasi mendoj që jeta është shumë e shkurtër që të kalohet duke mashtruar. Nëse mashtrojmë besoj se në radhë të parë kemi mashtruar veten dhe kemi shtrembëruar marrëdhëniet, rrjedhimisht kemi shtrembëruar realitetin. Ana negative është se urrej banalitetin dhe kërkoj gjithmonë perfekten dhe kjo shpesh më krijon një boshllëk emocional dhe material, me pak fjalë më krijon një distancë me realitetin.

Sa për qind luajte për qejf dhe sa për qind për para?

Për qejf aspak, ndërsa për para do filloja të mendoja nëse do i fitoja. Unë luajta me veten dhe me ç’po shoh nga realiteti jashtë shtëpisë, besoj se kam fituar dhe për këtë bindem çdo ditë e më shumë. Faleminderit njerëzve që ndesh gjatë ditës.

Ari, sipas teje, cila është arsyeja që Juna, mohon puthjen që ju të dy keni pasur gjatë takimit në Gjermani?

Për këtë duhet të pyesni Junën, por kjo është një temë shumë e parëndësishme.

Nëse do të komentoje me dy fjalë lidhjen e Adelës me Bjorin, cilat do të ishin ato?

E rëndomtë dhe patetike.

Virusi të kritikoi për fjalët “banale” që përdore, çfarë do të thoshe për këtë gjë?

Pyetja që po prisja, se nuk pata mundë si t’i përgjigjesha. Një, unë fillova të akuzohesha në shtëpi për fjalë banale, pasi përdora një fjalë të huazuar nga Virusi, për këtë i kërkoj falje, se duhet t’i paguaj të drejtat e autorit. Fjala dhe zanafilla e “vulgaritetit” tim ishte baxhelleske dhe që këtu mund të vazhdoni të pyesni Virusin meqë është dhe autori i fjalës. Dy, Virusi nuk duhet të bëjë gabime të tilla dhe të thotë që djali i tij pesëvjeçar nuk shikonte dot BB që pas hyrjes time. I kujtoj atij se një fëmijë pesëvjeçar duhet që kontaktin e vet me televizionin ta ketë për të parë “Çufo Tv” ose “Bang Bang” dhe jo të ketë akses në një reality show si BB. Virusit i them ta kërkojë gabimin te vetja dhe të mos bëjë më gabime të tilla se nuk i bëjnë mirë karrierës së tij të re dhe të brishtë televizive…

Të janë atribuuar, lidhje me prezantuese televizive, me vajza politikanësh të lartë, balerina, këngëtare, a do të rrëfesh ndonjëherë publikisht për historitë e tua sentimentale?

Pyetje me spec dhe shumë private, duke marrë parasysh që janë dhe njerëz publikë, por mund të them thjesht që është shumë e vërtetë ajo që thua dhe ato kanë qenë janë dhe do të mbeten njerëz shumë të afërt për mua, ashtu sikurse jam unë për to.

Adi apo Qetsori?

Më i vërteti dhe më i forti në fund të fundit.

Do preferoje titullin Kampion në tenis, apo vendin e parë në BB?

Kjo është një pyetje më shumë se retorike, tenis sigurisht, tenisi është filozofia e jetës time.

Cilat janë planet e tua për të ardhmen?

Shëndet, shëndet, shëndet, të tjerat i kam më shumë se në rregull…

Popularity: 2% [?]

Qetsori dhe Adi : Për banorët e larguar

 

adi-qetsori-per-banoret13-big-brother-albania-213/05/09 23:00

Qetsori me Adin të ulur në kopësht flasin rreth banorëve të larguar. Të dy ngrenë lart vlerat e Dritanit si njeri. Për Adin ai ishte djalë perfekt dhe i kompletuar. Qetsori pyet për Biken nëse ka filluar punë në polici? Adi thotë që Bika të le në burg dhe hedh celsat. Të dy janë të mendimit se Bika e ka perfaqsuar mirë Lazaratin. Për Anin janë të mendimit se tashmë është bërë personazh i njohur dhe ka për të pasur shumë punë nëpër dasma. Adi e pyet mbi marrëdhëniet e Qetsorit me Arjonin. Ai i thotë se me Arjonin kanë pasur marrëdhënie normale, aleanca është parë kur kanë kandiduar banorët e tjerë. Qetsori flet për dyshimet e tij në lidhje me Anjezën. Ato flasin edhe për Junën, aftësitë e saj në lojë por edhe si pianiste.

Popularity: 1% [?]

Anjeza dhe Mimoza : Sori e meriton të fitojë

e-meriton-sori09-big-brother-albania-209/05/09 18:49

Anjeza dhe Mimoza diskutojnë për daljet nga shtëpia. Anjeza i uron që mos të jetë ajo banorja e cila duhet të largohet. Mimoza supozon sikur Adi dhe Qetsori janë dyshja finaliste dhe e pyet se cilin prej tyre do donte të ishte fituesi. Ato të dyja mendojnë se se cmimin në vlerë duhet ta marrë Adi, por për të fituar e meriton Qetsori. Anjeza mendon që cmimin e meriton më shumë Adi pasi ka më nevojë se të gjithë banorët, ndërsa për ide mendon Bjordi. Mimoza thotë:-“Për lojën dhe për gjithcka unë do ia jepja Qetsorit!” Ato mendojnë që fituesi duhet t`i shpenzojë lekët që të lërë dicka nga pas. Mimoza mendon që Qetsori ka qënë një nga banorët që i ka respektuar të gjithë.

Popularity: 1% [?]

Bjordi : Kam fituar shumë

bio spetakel091 Bjordi : Kam fituar shumë09/05/09 21:09

“Big Brother” ka dashur t`i vë në vështirësi banorët duke u mundësuar të shikonin një klip me komente të banorëve të eleminuar. Adelajda , Bjordi, Mimoza dhe Anjeza kanë qënë banorët që kanë dëgjuar komentet për to. Adelajda ka dashur të replikojë në lidhje me këto komente. Ajo ka thënë që ka bërë miq brenda shtëpisë dhe se me to ka arritur deri në finale. Një koment ishte që ajo përdori mentalitetin për të arritur në finale , por ajo e ka kundërshtuar këtë gjë duke thënë që ajo po përpiqet ta ndryshojë këtë tek vetja e saj . Temë debati për të ka qënë vënia në dyshim e lidhjes së saj me Bjordin. Ajo ka thënë që cdo person që e mendon dicka të tillë mund të përballet me të. Bjordi në lidhje me komentet e banorëve shprehet i zgënjyer nga fjalët negative të banorëve të eleminuar kundrejt Adelajdës. Ai thotë:-“Kam fituar shumë këtu brenda!”

Popularity: 1% [?]

Qetsori për të dashurat

qetsori-per-te-dashurat08-big-brother-albania-208/05/09 20:00

Duke qënë se Sori po e ngacmon si shumë Mimozën rreth marrdhënieve të saj, Bjordi vendos të pyesi Sorin tu tregojë rreth marrëdhënieve që ka pasur ai me femrat. 
Qetsori tregon se kur ka qënë sa mosha e Bjordit, kanë qënë kohë të vështira për femra dhe se haje dru të paparë dhe Sori e ka kaluar një eksperincë të tillë. Për sa i përket të dashurës së parë, ai tregon se ka qënë rreth 8 vjet më e madhe se Sori. Në këtë pikë të bisedës ndërhyn Adela. Ajo thotë që ky fenomen i femrës më të madhe është shumë i përhapur tek meshkujt, ndërkohë që edhe Bjordi e përkrah ndërsa Ari e kundërshton duke thënë që ai të dashurën e parë nuk e ka patur më të madhe se vetja. Sori vazhdon bisedën duke thënë se më pas ka pasur harmoni të mirë me vajzat duke qënë tip pa komplekse, i dedikuar shumë në marrëdhënie dhe i ka lënë më pas personat që ka dashur për të provuar forcë e vullnetit dhe të dashuruarit. Ai nuk lë pa përmendur se ky fakt mund të ketë qënë edhe gabim, por ka kuptuar që ai mund ti vrasë emocionet e dashurisë dhe nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Ai shton se nuk është tip që humb shumë kohë pas femrave.

Popularity: 1% [?]

Anjeza dhe Mimoza : S`rrinë bashkë vetëm në gjumë

May 13, 2009 by ulqini  
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-adelen-bion08-big-brother-albania-208/05/09 12:43
Anjeza dhe Mimoza diskutojnë për Bjordin dhe Adelajdën të cilët zgjohen gjithmonë shumë vonë. Mimoza i tregon që ata qëndrojnë zgjuar gjithë natën duke biseduar. Anjeza i thotë që e ka vënë re dicka të tillë pasi një natë kanë qënë shumë pranë saj duke biseduar. Ajo shton:-“Nuk rrinë bashkë vetëm në gjumë!”

Popularity: 1% [?]

Anjeza dhe Mimoza : Emocionet e herës së parë

mozaanjezamakinat-big-brother-albania-208/05/09 00:25

Anjeza dhe Moza diskutojnë për provën e javës, që këtë mbrëmje ishte e përbërë nga dy faza: në fazën e parë gara më bicikleta e më pas ajo me makina. Të dyja vajzat shprehen shumë entuziaste për lojën dhe tregojnë se u kënaqën shumë, si fëmijë. Anjeza mendon se të tjerët nuk u kënaqën aq sa ato ose nuk e shprehën shumë entuziazmin. Ajo tregon se një natë më parë, ishte shumë e emocionuar pasi hipi për herë të parë në makinë të tillë dhe nuk dinte ta ngiste. “Përjetova të njëjtat emocione si ato kur hyra për herë të parë në këtë shtëpi”- thotë Anjeza. Moza thotë se i dukej fantastike, sidomos tek rruga e drejtë ku i jepte gaz makinës. “Mbrëmë kemi qënë si në ajër”- shprehet ajo.

Popularity: 1% [?]

Next Page »