Arjon Muca

Bjordi: Ari nuk del
23/04/09 17:46 Qetsori dhe Adi qëndrojnë në kopësht duke biseduar për të shtunën. Junida shkon dhe i bashkohet bisedës. Qetsori i thotë Junës që ka frikë që do dalë, por ajo i thotë:-“T`i nuk do ikësh!” Në kopësht vjen Bjordi, dhe Juna e pyet se cili mendon ai që mund të dalë. Ai i thotë:-“Me dy të nominuar prezent nuk e them!” Në kopësht mbetet Qetsori, Ari dhe Bjordi. Qetsori insiston që Bjordi t`ia thotë se kush do dalë. Bjordi mendon që Ari nuk do dalë. Qetsori i thotë Arit që Bjordi ka telepati,... Vazhdo
Java Aziatike në Big Brother Albania 2
22/04/09 21:59 Prova këtë javë konsiston në njohjen, mësimin, dhe përmbushjen e disa aktiviteteve që janë karakteristike për vendet Aziatike. Aktivitetet janë mësimi i gjuhes Kineze, sporte tradicionale të vendeve Aziatike, karaoke dhe kuzhina. Banorët gjatë kësaj prove duhej të mësonin disa receta gjithashtu dhe disa shprehje në gjuhën Kineze. Për këtë “Big Brother” ka futur brenda shtëpisë kuzhinierë dhe një mësuese Kineze, për t`i ndihmuar në këtë provë.  Vazhdo
Ditëlindja e Arjonit
22/04/09 20:57 Arjoni është një nga banorët i cili ka festuar ditëlindjen e tij brenda shtëpisë. Për këtë “Big Brother” i kishte përgatitur një surprizë me këtë rast, duke i organizuar një festë. Banorët ishin të veshur si kinezë për shkak të provës. Ato urimin e dhanë në një formë të vecantë duke imituar kinezët.  Vazhdo
Ari : Arjoni bën intriga
22/04/09 17:38 Ari mendon që Arjoni është person cinik, dhe e diskuton këtë gjë me Adin dhe Qetsorin. Ai thotë që i ruhet shumë marëdhënies me të, pasi është natyra e njeriut që ngacmon shumë. Ai i kërkon Adit që mos ta përballë me t, pasi është cinizmi i tij mund ta nxjerrë jashtë kontrrollit. Ai përmend një rast ku Arjoni i kishte thënë:-“Të kanë harruar ato të kopshtit zoologjik! Ai shton që për të është shumë ofenduese. Sipas mendimit të tij fakti që Arjoni shkon mirë me Adin është për arsye... Vazhdo
Anjeza : Kaluam shumë mirë
22/04/09 03:20 “Kaluam shumë mirë!” – ka komentuar Anjeza me Junën, Mimozën dhe Eltonin, momentet e kaluara jashtë me Arjonin, me rastin e ditëlindjes së tij. Ajo tha gjithashtu se kishin biseduar mbi gjëra që nuk ia kishin thënë më parë njëri-tjetrit. “Edhe nesër do të kënaqemi!” – i ka thënë Mimoza duke nënkuptuar drekën që banorët do të organizojnë me rastin e ditëlindjes së Arjonit. “Akoma s’e kam marrë veten!” – ka thënë Anjeza. “Kaq shumë gjëra paskeni thënë?- e ka pyetur Eltoni.... Vazhdo
Shakaja për Arjonin
22/04/09 00:45 Anjeza, Adelajda dhe Bjordi i kanë bërë Arjonit një shaka. Ata kanë shfrytëzuar momentin që ai ka ikur dhe ndërsa Anjeza dhe Adela ruanin kthimin e tij, Bjordi është futur nën jorgan, në këndin romantik, që Qetsori kishte përgatirur për çiftin, në mënyrë që Arjoni ta kujtonte si Anjeza, për të parë sesi do të reagonte. Por Arjoni i ka qëndruar lojës dhe është futur edhe ai nën jorgan duke bërë sikur e përqafonte. Vajzat kanë qeshur me të madhe.  Vazhdo
Gëzuar ditëlindjen Arjon Muca
22/04/09 00:30 Një tjetër banor ka festuar ditëlindjen brenda shtëpisë së Big Brother dhe ka qenë pikërisht Arjoni. Banorët e kanë pritur atë të fshehur jashtë shtëpisë, ku Qetsori i kishte përgatitur edhe një kënd romantik, të sajuar me jastëqe dhe vazo lulesh. Aty e priste edhe dhurata e tij, Anjeza, që banorët e kishin mbuluar “që të mos dukej”. Ata e uruan të gjithë me rradhë, duke e puthur e përqafuar dhe i kënduan edhe këngën e ditëlindjes. Ai i ka falenderuar banorët për mendimin dhe impenjimin.... Vazhdo
Arjoni dhe Juna : Adela ka komplekse me veten
  21/04/09 17:15 Gjatë diskutimit për jetën brenda shtëpisë Arjoni ,Eltoni dhe Juna flasin për Adelajdën. Juna mendon që ajo është një person i shtirur dhe këtë gjë ia ka shprehur. Eltoni thotë:-“Adela është një person që ka shumë komplekse me veten!” Personat që janë me komplekse nuk marrin hapa të tilla sic ka marrë Adelajda mendon Juna. Por Eltoni mbështet idenë e tij, dhe shton që komplekset e saj janë të dukshem që me fizikun , me flokët. Junida thotë që sipas eksperiencës së saj me persona... Vazhdo
Adelajda : Do ta publikoj një këngë
21/04/09 15:45 Moza dhe Adela këndojnë nëpër shtëpi. Ato të dyja kanë shprehur dëshirën që të merren me muzikë. Eltoni mendon se Mozës mund t’i përshtatet edhe moda apo fotografia. Adela thotë se ka një dëshirë shumë të madhe për të kënduar dhe të paktën do përpiqet që të realizojë vetëm një këngë. Eltoni dhe Aroni japin asaj informacione lidhur me realizimin e klipeve te nje kënge, sponsorizimit, publicitetit dhe investimit në para.  Vazhdo
Adela: Të gjithë kapen me Adelën!
20/04/09 20:59 Arjoni ka marrë shkas nga tema për fenë për të ngacmuar Adelajdën me pyetje. Këtë gjë ajo e kupton dhe thotë:-“Të rinjtë që vinë në shtëpi, ata që janë në nominim dhe ata që kanë dëshirë për të bërë biseda kapen me Adelën!” Arjoni kërkon të sqarohet për këtë gjë duke thënë që ai nuk dëshironte të ‘kapej’ me të , por thjesht e ‘ngacmoi’ dhe nuk e bëri këtë për faktin që është në nominim. Adelada vazhdon në idenë e saj duke thënë që Arjoni e ngacmon sa herë... Vazhdo