bba live

Bjordi : Moza po na fiton lojën
29/03/09 03:10 Bjordi ka thënë se deri tani, i kishte parashikuar të gjitha daljet nga shtëpia, përveç kësaj të Liritës. Sipas tij, kjo do të thoshte se ai nuk po e ndiqte dot e nuk po e kuptonte më lojën. Ai e shihte si absurde daljen e Liritës, që sipas tij ishte njeriu më i mirë brenda shtëpisë, përpara Mimozës, që kishte dy muaj që nuk bënte asgjë, e që arrinte të qëndronte vetëm sepse ishte e bukur. “Moza po na fiton lojën!”- i ka thënë ai Adit. “Jo, asnjëherë!”- i është përgjigjur ai.  Vazhdo
Adi : Ti duhet të fitosh
29/03/09 02:57 Bjordi është mërzitur për daljen e Liritës nga shtëpia e Big Brother. Ai ka qarë më pas në dhomën e gjumit. Adi i ka thënë se ai duhet të bëhej i fortë, duhet të shihte përpara dhe jo prapa. Ai ka shtuar se edhe ai e kishte dashur Liritën dhe ishte mërzitur për daljen e saj, sepse ajo nuk e meritonte të dilte, por kjo ishte loja dhe Bjordi duhet ta kuptonte këtë. “Unë kam hallin tënd!” – i ka thënë ai, i shqetësuar se kjo gjendje e ulët emocionale, mund të ndikonte për keq tek Bjordi... Vazhdo
Bika dhe Bjordi : Është hera e parë që kam frikë
29/03/09 01:40 Republika është një nga të nominuarit e kësaj jave. Ajo ka shprehur hapur mërzinë dhe inatin e të qenit e nominuar nga dy banorët e rinj të shtëpisë, Ani dhe Anjeza. “Është ulje, është e neveritshme të nominohem unë nga dy të sapoardhur!”- i ka thënë Republika Bjordit. Sipas saj nuk kishte aspak llogjike, që Ani ta kishte nominuar atë me arsyen se nuk përshtatej. “Ku më njohu ky mua? – i ka thënë ajo Bjordit, – që të kuptojë se nuk përshtatet, ky tani sa erdhi!”. Republika i... Vazhdo

April 1, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Bika dhe Bjordi : Është hera e parë që kam frikë
Tags: , , , , , ,

Bjordi : Kur ndihesh keq, pse e bëre
28/03/09 23:45 “Bjordi duhet të të them diçka!”- i ka thënë Adelajda Bjordit. Adelajda, gjatë spektaklit, në momentin e nominimeve, dha dy emra: Aida dhe Bjordi. Për këtë të fundit arsyeja ishte se ajo i thoshte të largohej dhe ai nuk e bënte. Dhe sqarimi kishte të bënte pikërisht me këtë. “Ke thënë emrin tim – e ka pyetur ai, – pse, ngaqë ishte Aida?” Adelajda ka pohuar dhe i ka thënë se ndihej keq. Bjordi i ka thënë se po qe se ndihej keq, të mos e kishte bërë. Më pas i është shpjeguar... Vazhdo
Adi dhe Qetsori bëjnë pakt me Anin
  Humori ynë është pa të keq Dy meshkujt me moshë më të madhe brenda shtëpisë së “Big Brother Albania”, duke njohur karakterin e tyre të prirur drejt batutave me humor, ndoshta edhe të hidhur, janë sqaruar menjëherë me banorin më të ri, Anin. Duke ditur se njëlloj si në jetën jashtë shtëpisë, edhe aty brenda ata nuk do rrinin dot pa bërë ndonjë shaka në lidhje me gjatësinë trupore të Anit, ia thanë atij hapur se gjithçka që ata do të komentonin do të ishte thjesht humor dhe asgjë e keqe. Me shumë... Vazhdo
Mimoza dhe Adelajda  : Nuk ta marrë Bjordin
27/03/09 05:35 Moza i thotë Adelës se ka përshtypjen se javën që vjen do të ndodhin gjëra të bukura dhe ia uron vetes qëndrimin. Adela e pyet se cfarë do bëntë ajo gjatë javës tjetër nëse do të rrinte, por Moza nuk preferon t’ia tregojë dhe justifikohet duke i thënë Adelës se as ajo nuk i ka treguar asgjë duke nënkuptuar marrëdhënien me Bjordin. Adela ndjehet në faj dhe i betohet se nuk ka asgjë për të treguar sepse nuk ka ndodhur asgjë. Ajo thekson se nuk mund të gënjejë pasi cdo gjë është e regjistruar... Vazhdo
Anjeza : E di vet sa e pastër jam
anj26/03/09 02:06 Anjeza i ka tërhequr vëmendjen Mimozës, duke i thënë se që kur kishte ardhur, kishte vënë re se si ajo, si ndonjë tjetër, nuk e hiqnin asnjëherë pjatën e tyre, pa kaluar më pas të gjërat e tjera. Mimozës nuk i ka ardhur mirë dhe u është drejtuar të tjerëve që ishin në tavolinë, duke i pyetur a ishte punëtore. Adelajda ka thënë se Mimoza kur donte, i bënte punët “xix”. Sipas Anjezës, kjo nuk ishte mënyra e duhur, sepse çështja nuk ishte kur doje, por kur duhej. Ajo ka vazhduar duke... Vazhdo
Aida dhe Lirita : Adela po tregohet e cekët
28/03/09 02:13 Aida i tregon Liritës se kishte dëgjuar Adelën duke u zënë me Bjordin për mënyrën se si sillet ajo me të dhe me të tjerët. Bjordi i kishte thënë se ajo është shumë arrogante dhe se jep urdhëra për cdo gjë. Adela ia kishte kthyer se kështu është, s’ka cfarë të bëjë. Lirita duke e dëgjuar këtë shprehje të Adelës, i thotë Aidës se ajo në këtë mënyrë përgjigjet gjithmonë, për cdo gjë. Aida vazhdon të tregojë se nervat që kishte me Bjordin, erdhi t’ia nxirrte asaj, por që Aida... Vazhdo

March 28, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Aida dhe Lirita : Adela po tregohet e cekët
Tags: , , , , , , , ,

Adelajda : Një picë një votë
28/03/09 01:50 Banorët diskutojnë me njeri-tjetrin se colët kanë përgatitur më shumë pica e cilët jo. Ata e shprehin me shaka se kanë inat për Bjordin dhe Adelën të cilët mbajnë vendin e parë në ardhjen e porosive për ta. Sori mban vendin e dytë por sërish nuk është i kënaqur. Bonorët e cilësojnë preferencën e publikut si një preferencë për banorët dhe disa prej tyre ndjehen të mërzitur pasi kanë përgatitur shumë pak. “Inat të keni” u thotë Adela gjatë gjithë kohës të tjerëve për t’i ngacmuar.  Vazhdo
Bika është e egër
28/03/09 03:20 Bjordi ankohet se Arjonit iu dha mundësia për t’u futur në dhomën e vajzave duke e konsideruar si një djalë me edukatë dhe sjellje të mirë, ndërsa atij jo. Ai tregon se më parë ishte ai që konsiderohej si person jo i rrezikshëm, ndërsa tani nuk e lejojnë të afrohet as te dera. Adela i thotë se nëse vjen, rrezikon të rrihet nga Bika, ashtu si më parë kur mundohej që ta puthte para se ajo të flinte. Bjordi sqaron se Bika ka nevojë për kontakt fizik dhe afeksion me njerëzit e ndaj ai mundohej ta... Vazhdo