Big Brother Albania 2 Live

Adi me Sorin : I vunë në vështirësi mamatë
13/05/09 00:38 Adi diskuton edhe me Sorin për këtë mbrëmje surprizë. Adi shprehet se duke mos ditur se cfarë e priste, në një moment mendoi të mos e vriste më mendjen dhe le të shkonte si të shkonte votimi i fundit. Për Sorin, nuk ka më asgjë për të vrarë mendjen tashmë sepse ato që kishin për të ndodhur, ndodhën. Ai mendon se të paktën këtë radhë e kishin më të thjeshtë sepse nuk patën stresin se cilin të nominonin, por ishin thuajse të gjithë të nominuar. Adi shprehet se do preferonte që të ishin... Vazhdo

May 14, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adi me Sorin : I vunë në vështirësi mamatë
Tags: , , ,

Bjordi : Doja të përballesha me Sorin
13/05/09 00:12 Pas spektaklit, për banorët ishte përgatitur një tjetër surprizë: një darkë me produkte nga Big Bite. Banorët shijojnë darkën dhe diskutojnë mbi spektaklin surprizë dhe daljen e papritur të Arit. Adi i thotë Bjordit se i erdhi inat që në dyshe u përball me Arin sepse dëshironte që të ishte me Sorin. Bjordi mendon se asnjë nga ata të dy nuk do dilte, as ai e as Sori dhe normalisht që Ari mbetej të ishte në dyshe. Sipas tij, këto dyshe nuk zgjidhen rastësisht sepse duke qënë miq ose kundërshtarë... Vazhdo
Adela me Bjordin për lidhjen
12/05/09 19:45 Bjordi duket i mërzitur me Adelën në lidhje me marrëdhënien e tyre. Ai i thotë se Adela nuk është duke e ndihmuar fare, ndërsa ajo i thotë që ai duhet ta mesojë se si ta bëjë. Bjordi duket i demoralizuar, sepse Adelës i vjen natyrshëm, por ajo i jep kurajo duke i thënë se gjërat duan kohë për tu konsoliduar e përmirësuar. Ai nuk do që Adela ti bëjë gjërat si të thotë ai. – “Këto vogëlsira edhe mund të evitohen” – shton Adela – “ nuk dua që ti të mërzitesh, aq më tepër prej... Vazhdo

May 14, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adela me Bjordin për lidhjen
Tags: , , ,

Këshillat e Antonetës
12/05/09 17:06 Antoneta përfiton nga rasti që është vetëm me Bjordin për të diskutuar për Adelajdën. Ajo i thotë që e ka mbështetur Adelajdën dhe i ka dhënë një shans për ta njohur më mirë. Sipas saj fakti që tregohet pak “e fortë” me të është se do që ta njohë më mirë Adelajdën dhe qëllimet e saj. Ajo i thotë që nuk do ndërhyjë asnjëherë në lidhjen e tyre dhe shton që ka dëshirë që fjala e saj të dëgjohet. Me to bashkohet dhe Adelajda dhe diskutojnë për spetaklin e një nate më parë.... Vazhdo
Për finalen
12/05/09 16:27 Adi dhe Qetsori marrin rreze dielli dhe diskutojnë se cfarë do bëjnë kur të dalin jashtë. Adi e pyet:-“Kur do mbaroj ky pushimi?” Sipas Qetsorit mbaron të shtunën me natën finale. Adi mendon që pas spetaklit të së shtunës të organizohen me të gjithë banorët dhe të shkojnë në diskotekë. Ato bëjnë shaka duke thënë që spetakli final do zgjasë aq shumë sa që atyre do u duhet të vishen që në mëngjes, pasi mund të fillojë më herët se zakonisht.  Vazhdo

May 14, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Për finalen
Tags: , , ,

Qetsori : Bjordi po përkëdhelet shumë
12/05/09 03:20 Biseda për mentalitetin dhe gjendjen shoqërore dhe ekonomike të Shqipërisë vazhdon gjatë. Bjordi, me aq sa di mundohet që të japë argumentat e veta, por fakti që nuk ka jetuar në Shqipëri e bën që ai të mos dijë të përgjigjet mbi shumë pyetje dhe ngrihet e largohet. Sori kapet me këtë xhest të tij dhe i shpreh këto mendime. Ai shton se kur nuk i di, bën mirë që të rrijë e të dëgjojë e jo të largohet sepse kështu e bën të kluptojë se nuk ka më argumenta për të kundërshtuar të tjerët.... Vazhdo

May 14, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Qetsori : Bjordi po përkëdhelet shumë
Tags: , , , ,

Në finale por jo fitues
12/05/09 02:21 Ari i thotë Sorit se me lojën që ai ka bërë ka mundur të përfitojë por jo të fitojë. Sori ia kthen se kjo mund të jetë e vërtetë ose ai mund të jetë dhe një motiv për fituesin. Ari shton se ndoshta Sori mund të fitojë vërtetë. Ai mendon se mundësinë e ka si gjithë të tjerët, por me karakterin që ka ka mundur të përfitojë vec të shkojë në finale dhe jo tërësisht ka qënë loja e tij ajo që e ka sjellë deri këtu. Ari thotë se e ka vlerësuar mirë karakterin e tij dhe e kupton që ai... Vazhdo
Sori i mirë apo i keq?
  12/05/09 02:01 Diskutmit nëse Sori është etiketuar si i keq nga banorët apo është vërtetë, duket sikur i erdhi sërish radha për t’u bërë. Sipas disa banorëve, ai ka qënë ai që është sjellë keq me të tjerët dhe i ka sulmuar. Adi i kujton debatin e disa netëve më parë, por Sori ia kthen se ajo kishte ndodhur pasi ai kishte parë një video familjare dhe ishte shumë i prekur, por megjithatë ishte munduar që ta kalonte dhe biseda me ata i ishte dukur e tepërt. Ai shton se edhe pse banorët mund ta konsiderojnë... Vazhdo
Adela : Fitorja është konfirmim
12/05/09 02:25 Diskutimi për cmimin dhe fitoren bëhet edhe më e zjarrtë dhe të gjithë banorët ndërhyjnë. Adi i thotë Adelës se ajo ka dalë e fituar me këtë që ka bërë dhe për të është e mjaftueshme kjo gjë. Adela ia kthen se asaj i duhet një vlerësim për atë që ka bërë dhe ky është cmimi dhe kur të dalë që këtu, të kuptojë se vërtetë e gjithë Shqipëria e ka përkrahur për veprimet e saja. Ndaj Adela mendon se duhet të luftojë deri në fund për cmimin e parë dhe për paratë. Adi mendon se deri... Vazhdo

May 14, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adela : Fitorja është konfirmim
Tags: , , ,

Big Brother Albania 2, Dita 95, Permbledhje
Big Brother Albania 2, Dita 95, Permbledhje  Vazhdo