big brother albania

Adelajda dhe Mimoza : Nesër në nominim
24/04/09 14:55 Adela dhe Moza sapo janë zgjuar nga gjumi dhe dalin në kpësht për të ngrënë mëngjesin. Ato fillojnë të bisedojnë për të shtunën. Adela shprehet se nesër do të dalë në nominim patjetër dhe se mjaft pushime bëri. Edhe Moza mendon kështu se këtë javë ka për të dalë dhe ajo në nominim. Ato bisedojnë edhe se cili banor mund të dalë nesër. Adela mendon se do të jetë djalë sepse janë më shumë në numër por do të dëshironte të dilte Juna. Moza mendon se ka për të dalë Ari, por Adela thotë... Vazhdo
Anjeza dhe Eltoni : Kam frikë për Arjonin
24/04/09 14:10 Anjeza i tregon Eltonit se ka frikë se ndoshta Arjoni del këtë të shtunë. Ajo shprehet se ka një ndjesi të tillë, por Arjonit nuk i ka thënë asgjë sepse mërzitet. Sipas saj, kjo javë është më e rrezikshme për Arjonin se sa java e kaluar. “Pse kur unë filloj të ndjehem mirë, do ndodhë dicka që do ma prishë”- shprehet Anjeza, duke treguar kështu frikën e saj të brendshme. Ajo lutet që të mos ketë e nesërmja dita e fundit për ata të dy që të jenë bashkë në shtëpi. Megjithatë, Anjeza... Vazhdo
Arjani : Nuk duhet të flenë gjatë
24/04/09 13:50 Adela dhe Moza janë ende në gjum. Ky fakt bëhet objekt bisede për disa nga banorët. Ari mendon se deri diku janë të justifikuara që ato të flenë sepse ato i kanë ezauruar bisedat dhe veprimet për gjatë qëndrimit prej dy muajsh në shtëpi. Sipas tij, një faktor tjetër që ndikon është edhe ai që ato nuk janë në nominim, një motivim ky që ato të jenë më aktive. Edhe Anjeza e pranon këtë fakt, por ajo mendon se pavarësisht kësaj ato nuk mund të rrinë kaq gjatë në shtrat. Arjani thotë se mënyra... Vazhdo
Juna dhe Eltoni : Duhet të largojmë zyshën
24/04/09 12:05 Eltoni dhe Juna, në kopësht bisedojnë për fundin e Big Brother. Ata bëjnë disa llogaritje dhe thonë se për tre javë mbaron spektakli. Sipas llogaritjeve të Eltonit, ata kanë hyrë në gjysmë finale. Në bazë të kësaj, ai shprehet se ka ardhur koha që të largojnë zyshën nga loja, Adelën, dhe ndoshta gjatë ditës së sotme duhet të përveshin mëngët që ta realizojnë këtë. Juna pyet Eltonin nëse po kërkon nga ajo pohim për këtë gjë sepse nuk është e nevojshme, pasi ajo e ka pohuar publikisht... Vazhdo
Adelajda dhe Mimoza : Ngela duke sajuar
24/04/09 02:35 “Më vjen zor të fle në krevat me Bjordin!”- i ka thënë Adelajda veçmas Mimozës, në banjën e shtëpisë. Ajo ka shtuar se ngeli cdo natë duke sajuar ndonjë gjë, që të mos flinte me Bjordin dhe sipas saj, ai e kishte kuptuar shumë mirë këtë gjë. “Këtë gjete sot?!” – i kishte thënë ai. “Pse të vjen zor? “ – e ka pyetur Mimoza. “Po nuk dukem mirë e Moza!”- i ka thënë ajo. “Mos rri atëherë!” – i është përgjigjur Mimoza.  Vazhdo
Juna : Dua të kem një majmun
24/04/09 00:30 “Kam shumë dëshirë të kem një majmun!” – ka thënë Juna në bisedë më Arjonin, Anjezën, Eltonin dhe banorë të tjerë në oborrin e shtëpisë. Ajo treguar me shumë kënaqësi, momentin kur kishte patur për herë të parë një majmun në dorë. Banorët kanë qeshur shumë me fjalët e Junës, pasi vetëm pak caste më parë Arjoni kishte thënë me shaka se Anjeza e trajtonte si majmun. “Majmunët janë fantastikë!” – ka thënë prapë Juna.  Vazhdo
Anjeza: I kam bërë se kam dashur
23/04/09 18:42 Anjeza diskuton me Adelajdën për lidhjen e saj me Arjonin. Ajo i thotë që ishte e sigurt që mami do e kuptonte, pasi prindërit gjithmonë duan lumturinë e fëmijëve, dhe shton që të njëjtën gjë ndjejnë dhe prindërit e Adeljajdës. Adelajda i thotë që është e sigurt për këtë gjë , por duhen menduar shumë gjëra. Anjeza tregon që ajo nuk e kishte menduar që të lidhej me dikë brenda shtëpisë , por gjërat ndryshojnë. Adelajda i mbështet mendimin duke thënë që ajo të njëjtën gjë thonte... Vazhdo
Bjordi : Do bëj martesën e parë në Big Brother Albania 2
23/04/09 19:36 Adelajda dhe Qetsori lajnë enët ndërsa Bjordi i ndihmon. Qetsori ngacmon Adelajdën duke e pyetur nëse ishte e vërtetë ajo që kishte thënë Bjordi që kishin blerë shtëpi bashkë. Adelajda i thotë që ishte thjesht një shaka e tij. Ai vazhdon duke i thënë:-“Cfarë fati i paparë!” Bjordi e dëgjon bisedën dhe ndërhyn duke thënë:-“Ne do bëjmë martesën e parë në ‘Big Brother’!” Ai i thotë Qetsorit që do jetë dëshmitari i tyre. Adelajda i thotë që mos të bëj shaka të tilla, pasi Qetsori... Vazhdo
Si i thonë të dashuroj në gjuhën kineze?
23/04/09 20:59 Banorët vazhdojnë me provën e javës Aziatike. Ato pasi kanë bërë një përsëritje të asaj që kishin mësuar, kanë filluar leksionin e gjuhës kineze me muajt e vitit. Banorët i bëjnë pyetje mësueses së tyre për fjalë të ndryshme. Adi i kërkon mësueses se si i thonë në gjuhën kineze “Të dashuroj”. Ajo i thotë që kinezët përdorin më shpesh shprehjen “më pëlqen” dhe i mëson se si shkruhet në gjuhën kineze. Pas mbarimit të leksionit banorët janë përballur me një tjetër sfidë.... Vazhdo
Anjeza: I kam bërë se kam dashur
23/04/09 18:42 Anjeza diskuton me Adelajdën për lidhjen e saj me Arjonin. Ajo i thotë që ishte e sigurt që mami do e kuptonte, pasi prindërit gjithmonë duan lumturinë e fëmijëve, dhe shton që të njëjtën gjë ndjejnë dhe prindërit e Adeljajdës. Adelajda i thotë që është e sigurt për këtë gjë , por duhen menduar shumë gjëra. Anjeza tregon që ajo nuk e kishte menduar që të lidhej me dikë brenda shtëpisë , por gjërat ndryshojnë. Adelajda i mbështet mendimin duke thënë që ajo të njëjtën gjë thonte... Vazhdo