big brother albania

Arjoni : Ti dhe “zysha” në nominim!
06/03/09 01:40 “Jam s’jam unë, këtë javë është zysha dhe ti!” – i ka thonë Arjoni Zhuljetës, në lidhje me nominimet. Më pas ai ka shtuar dhe emrin e Qetsorit, që, sipas tij, këtë javë rrezikon shumë. Më pas ata kanë folur për Agonin, keqardhjen që ndjenin që ai kishte dalë dhe sigurinë që ai do të ishte duke u kënaqur jashtë.  Vazhdo
Aida: Dritani është pronë private
06/03/09 01:50 Aida, duke prekur kurrizin e Dritanit, ka thënë se ai e ka trupin shumë të formuar. “Goce, s’ka ç’të duhet ty! – i ka thënë Adelajda, – Është pronë private ai!”. “Pse i dole pronare ti? –ia ka kthyer ajo. Adelajda i ka thënë se pronarja ishte, por ishte diku tjetër. Aida ka cilësuar se nuk kishin të bënin me pronarë, por me bashkëndarës. Më pas ajo ka vazhduar me Dritanin, diskutimin për muskujt e kurrizit të tij si dhe për muskujt e formimin e tyre në përgjithësi.  Vazhdo
Mimoza: Cfarë është dashuria ?
05/03/09 18:50 Mimoza vendos si temën e ditës”Dashuria”. Ajo thotë që ajo nuk e di se cfarë është pasi nuk e ka provuar,prandaj do të dëgjoj banorët se cfarë mendimi kanë për dashurinë. Mimoza i pyet banorët nësë janë të dashuruar dhe disa prej tyre përgjigjen po, ndërsa Adelajda thotë që ka qenë e dashuruar por se tani nuk është e sigurt nëse është ende. Ajo nuk do të shprehet në lidhje me historinë e saj dhe mundohet të japë thjesht definicionin që ka ajo për dashurinë duke thënë që “dashuria... Vazhdo
Adela: Hapi rrugë budallait
05/03/09 20:15 Bjordi ka zgjuar Adelajën nga gjumi dhe ajo është e nxehur për këtë gjë. Ajo i thotë-“isha shtrirë për qefin tim dhe ti erdhe dhe më zgjove”. Bjordi i thotë që donte të rrinte me të dhe nuk ka pse t`a marrë për keq. Bjordi insiston që të pajtohen dhe i afrohet për ta puthur. Adelajda i thotë –“hapi rruge budallait”. Ai i thotë duhet ta puthë në faqe që ta lërë rehat. Ajo i thotë,-“është dhe një alternativë tjeter që ti të zhdukesh që këtu,dhe unë nuk kam pse të të puth që... Vazhdo
Arjoni: Aida ja futi kot
05/03/09 17:20 Arjoni i thotë Zhuljetës në lidhje me debatin e Aidës dhe Adelajdës. Ai i thotë që në një moment ajo u shpreh gabim në lidhje me të dhe që u përpoq që ta rregullonte. “Ajo nuk e pranoi fajin-thotë ai,- dhe u hodh duke më thënë që ja fute kot duke u munduar ta rregullonte me fjalë”. Ai thotë që- “dhe unë jam mjeshtër për ti rregulluar gjërat me fjalë më vonë,por në moment kur e kam gabim e pranoj fajin, por realisht Aida ja futi kot”.Arjoni i thotë Zhuljetës që Aida kur të mbaroj... Vazhdo
Adela: Mos më thirr “Zysha”
05/03/09 16:25 Banorët diskutojnë për uniformat në shkollë. Aida është kundër uniformës në shkollë dhe fillon të shprehë mendimin e saj. Adelajda ndërhyn në momentin që po fliste Aida dhe asaj nuk i pëlqeu kjo gjë. Ajo i thotë:”Pse flet mi zyshe apo mendon se je aq e aftë të ma kapësh mendimin akoma pa e thënë”? Adelajda i thotë që nuk i pëlqen që ta thërrasë”zysha”, dhe se Aidës i pëlqen vetëm të flasë, dhe nuk dëgjon. Aida i thotë që “Nuk je askushi që të më ndërpresësh”, dhe se... Vazhdo
Arjoni: I love you Bika
05/03/09 15:10 Arjoni,Mesida dhe Zhuljeta qëndrojnë në dhomë duke biseduar. Vjen Bika dhe i drejtohet Arjonit”Hë vlonjat kishe gjë”? Ai i përgjigjet “Jo zemër. I love you Bika”! Republika nxehet pasi Arjoni ka vendosur këpucët mbi krevat dhe thotë që për rrobat që i lënë rrëmujë i ka toleruar por për këpucët jo. Ajo thotë që “Këtu po t`i japësh gishtin,të marrin krahun”. Arjoni do që ta ngacmoj Republikën dhe i thotë që e ka gabim se “Po i dhe gishtin këtu,të marrin shpirtin”. Bika i thotë... Vazhdo
Arjoni : Identifikim me kafshë
05/03/09 14:16 Arjoni pyet Zhuljetën se me cfarë kafshësh mund t’i identifikojë gjithë banorët e shtëpisë dhe vetë e fillon nga Sori duke thënë se i duket si një hienë, kurse Bika si një urith i madh që duket si i keq, por në të vërtetë është i mirë. Zhuljeta i përgjigjet se asaj, Sori i duket si ujk. Pranë tyre vjen dhe Mesida dhe të tre fillojnë të fantazojnë. Mesidën, Arjoni e identifikon si shimpaze kurse Zhuljetën ose si kunadhe ose si salamandër. Adin ai nuk e fut në grupin e kafshëve, por tek ai... Vazhdo
Bjordi : Jam shqiptar
05/03/09 12:25 Bjordi dhe Adi rrijnë në kopësht. Mes tyre hapet një bisedë në lidhje me jetën e shqiptarëve jashtw vendit dhe se si e prezantojnë veten përpara të huajve. Adi i thotë Bjordit se nga fakti që ai ka jetuar që shumë i vogël në Itali, mund ta quajë veten italian pasi ka marrë një tjetër kulturë nga ajo shqiptare. Por, Bjordi nuk e pranon këtë ide. Ai e thotë me bindje të plotë se është shqiptar dhe ndihet i tillë. Ai i thotë Adit se nuk ishte ai që zgjodhi të largohej, por ishin rrethanat që... Vazhdo
Dritani, Arjoni e Lirita zgjohen të parët
05/03/09 10:00 Të parët nga banorët e shtëpisë që janë zgjuar, kanë qenë Lirita, Dritani dhe Arjoni, Ka mjaftuar më pas që Vëllai i Madh të vendosë muzikën e Michael Jackson, që menjëherë të zgjohet edhe Bjordi e madje edhe të kërcejë. Më pas janë zgjuar me rradhë edhe banorët e tjerë të shtëpisë.  Vazhdo