big brother albania

Zhuljeta “kërcen” me miushin
Zhuljeta “kërcen” me miushin 10/02/09 10:50 Megjithë volumin e lartë e ritmeve metal të muzikës në mëngjesin e shtëpisë së Big Brother, vajzat kanë vazhduar të qëndrojnë gjatë në krevat e tyre. Disa prej tyre nuk ishin zgjuar ende, ndërkohë që disa të tjera edhe pse i kishin hapur sytë, nuk lëviznin nga shtrati, por vazhdonin të meditonin, pa folur asnjë fjalë. Mes këtyre alternativave, Zhuljeta ka vendosur të bëjë miushin e saj të kërcejë. Dhe kështu ka bërë, e ka tundur dhe e ka shkundur sipas ritmeve... Vazhdo
Banorët bëjnë thashetheme
Banorët bëjnë thashetheme 10/02/09 05:00 Aida, Arjoni dhe Agoni kanë qënë pjesë e një bisedë të nisur nga Erjola rreth Adelajdes. Sipas Erjolës, “zysha” është e vetmja që jo vetëm nuk fare pjesë në sistemimin e kuzhinës, por edhe enët që bën vet pis nuk i lan. Madje ta kthen keq po t’ia vësh në dukje. Por jo vetëm kaq! Sipas Erjolës, ajo kapet edhe pas fjalëve. Ndërkohë që po sipas saj, e vetmja që “zysha” nuk guxon t’ia zgjasë, është Aida. © Big Brother Albania – 2009  Vazhdo
Latë enët? Fshini vendin!
Latë enët? Fshini vendin! 10/02/09 14:10 Një tjetër përplasje ka ndodhur sot mes banorëve të shtëpisë së Big Brother. Kësaj rradhe në kuzhinë. Aida pasi ka larë disa enë e më pas ka fshirë mirë e mirë banakun përreth lavamanit, u ka tërhequr vërejtjen banorëve të tjerë që kishin larë para saj, por kishin e kishin lënë vendin gjithë ujë. Në mënyrë më të drejtpërdrejtë ajo I është drejtuar Adelajdes e cila megjithëse u mundua ta kapërcente situatën me një batutë, u duk që nuk i erdhi mirë.  Vazhdo
Nuk dua të më thonë zemra
Nuk dua të më thonë “zemra” 10/02/09 13:30 Duke pirë kafen në kuzhinë, Adelajda ka shprehur pakënaqësinë dhe paragjykimet e saj ndaj meshkujve që në vend t’i thërrasin femrat me emrat e tyre, u thonë “zemra”. “-Unë nuk dua, -ka thënë qartë ajo- të më thërrasin zemra. Unë kam një emër, më thërrit me emër!” Djemtë i janë kundërvënë duke thënë se sipas mendimit të tyre nuk ka asgjë të keqe në këtë mes, madje kjo mund të jetë një mënyrë mjaft e mirë për të dalë nga situata kur nuk... Vazhdo
Republika reciton
Republika reciton 10/02/09 03:30 Megjithëse ka ngecur në vargjet e “Poemës së mjerimit”, të Migjenit, Republika ka preferuar të performojë para banorëve të shtëpisë, të cilët më në fund vendosën të heshtin e ta dëgjojnë, me një poezi nga Lermontovi. Para se të fillonte, ajo i ka parajamëruar të gjithë të mos qeshin, ndryshe, në gjestin më të parë, do ta braktiste recitimin. Më pas, e joshur nga “suksesi” ajo vazhdoi debutimin e saj me një tjetër poezi.  Vazhdo
Dua të bëj një fëmijë
Dua të bëj një fëmijë 10/02/09 04:00 Gjatë bisedës mes Aidës, Liritës dhe Erjolës, ndërsa kjo e fundit ka shprehur kënaqësinë që të jep fëmija, (ajo ka një vajzë 4-vjeçare që adhuron filmat vizatimorë), Aida ka deklaruar se tani, është në moshën e në momentin e duhur për të bërë një fëmijë. Batutës së Liritës për ta bërë bashkë, ajo i është përgjigjur me frikën se ç’mund të dilte nga një kombinim i tillë karakteresh. © Big Brother Albania – 2009  Vazhdo
Vajzat shkëmbejnë komplimente
Vajzat shkëmbejnë komplimente 10/02/09 03:50 Në të gdhirë, të ulura jashtë në oborr, Aida dhe Lirita kanë komplimentuar njëra-tjetrën. Sipas Aidës, Lirita ka një trup shumë të bukur, por duhet të tregohet mjaft e kujdesshme për të mos shtuar asnjë kile tjetër. Ndërsa Lirita ia ka kthyer komplimentet duke i thënë se syzet optike, asaj, në të kundërt të Agonit që duket shumë i dobët me to, i shkojnë jashtë mase. © Big Brother Albania – 2009  Vazhdo
Pavlin flet për turizmin malor
Pavlin flet për turizmin malor 09/02/2009 23:40 Pas darkës, bisedat e banorëve përqëndrohen tek turizmi, ku duket se ai malor është një temë mjaft e përfolur mes konkurenmtëve. Kështu Pavlini duke qenë se është shumë i lidhur me këtë zonë turistike tregon për bukurinë e alpeve, për mikpritjen e zonës si dhe 40 hanet e ngritura në mes të maleve të cilat arrijnë të mirëpresin deri në 8 mijë turistë në vit. Pavlini tregon edhe për një pasion tjetër të tij, që janë kamerat e fshehta dhe ka shumë dëshirë... Vazhdo
Të gjithë në kuzhinë për darkën
Pas lodhjes se madhe që patën gjatë përgatitjeve për provën e javës të gjithë banorët dalin në oborr për të pirë cigare dhe diskutojnë me njëri-tjetrin për tema të ndryshme, ku një nga më të përfolurat është edhe menuja e darkës. Erjola dhe Mimoza kërkojnë ndihmën e një nga djemve për të përgatitur ushqimet dhe vetëm Arjoni tregohet i gatshëm për të ndihmuar, madje ai nuk e fsheh se kuzhina është një pasion i tij. Zhuljeta pohon se fakti që janë kaq të afruar me njëri-tjetrin e bën të mendojë... Vazhdo
Pasioni i valsit rrëmben Tanin dhe Aidën
Dritani dhe Aida kanë vijuar edhe sot përgatitjen e valsit të tyre të dashurisë, që mbrëmjen e djeshme i përfshiu që të dy në impenjime të njëpasnjëshme. Edhe pse duket sikur nuk po merren fort mirë vesh me njëri-tjetrin, çifti ka arritur që të unifojë lëvizjet, përpos komenteve që bëjnë banorët e tjerë. Ndërkohë Agoni shpjegon regjinë dhe se si do ta konceptojë prezantimin e valsit. Ai i tregon Republikës të gjitha skenat dhe momentet që do të ndjekë ky spektakël i vogël i improvizuar nga të gjithë... Vazhdo